Titulli: "Zoti urren femrat"
Librin se kam lexuar sigurisht, por nqs ka ndonje menyre per ta gjetur anglisht online na beni me dije, pasi italishten e lexoj sh ngadale. Gjthss, komentin po e bazoj ne parantezen qe ka bere Lauri, por dhe duke u bazuar ne akuza qe shpesh kam lexuar rreth kesaj teme. Nuk eshte gje e re. Me siguri ka mbledhur ankesat neper bote autorja
.
Nese ndalim tek fenomeni:
Cilen gjini preferon Zoti.
Te flasesh per dicka, dike, per nje qenie, e aq me teper Zotin, duhet me se pari ta njohesh ate.
Ta njohesh ne te gjitha kuptimet. Natyren e tij, aftesite, pushtetin, dijen e paskajshme qe ka, krijimin dhe krijesat e tij. Si dhe arsyen se pse ka krijuar cdo gjallese, natyren e krijesave etj etj.
Nqs autorja e ka bere kete gje, atehere po, ja vlen te lexohet libri. Por nqs ajo nuk e njeh Zotin por niset me legjenda urbane si psh. "Gruaja eshte origjina e mekatit", atehere ajo po flet mbi dicka in-egzistente. Une nuk dua te prek fete e tjera pasi s'jam teologe, por me aq njohuri sa kam une; Ne fene time gruaja nuk quhet dhe nuk eshte kurrsesi origjine mekati. Madje Zoti eshte aq i drejte saqe gjithkujt do i jape ate qe ka mbjellur qofte dhe sa therrmija e reres.
Para se te flasim nese jane te barabarte mashkulli me femren, duhet te pyesim veten: Pse po krahasohemi? Cili eshte synimi ne kete bote? Per te deshmuar kush eshte me lart e me poshte? Per ti ndare njerezit nga determinizmi gjinor? Apo per te jetuar gjithsecili sipas natyres se tij per nje jete sa me te hareshme?
Shpesh thuhet gruaja ka qene e shtypura. Po kush e shtypi gruan? Njerezit apo Zoti?
Si u krijuan mashkulli e femra? te dy erdhen nga e njejta rruge. Te dy kane te drejten e jetes, te dy kane te drejten e edukimit, te dy kane te drejten e vendimit, zgjedhjes.
Dy probleme kryesore qe shoh une jane; 1- Mania e femres per te xhelozuar mashkullin. Pse nuk xhelozojne meshkutj c'ka gruaja? Pse nuk luftojne meshkujt te kene ndjesine e te qenit nene? A do e braktisnit ju femra kete dhurate? Kurre. Eshte mrekulli qe Zoti ja dha vec femres, ama kurrkund nuk shikohet kjo si e mire, perkundrazi bota maskiliste e bejne qe te ulin femren duke e kthyer gjoja ne fabrike riprodhimi. Ama faji i kujt eshte? Faji i njerezve qe kane harruar rolin e tyre ne bote. Meshkujt qe te kene perfitime materiale e kane kthyer femren ne nje makineri, makineri konsumimi ne te gjitha kuptimet e saj. E kush e ka fajin per kete? Sigurisht jo Zoti.
Nese marrim dhunen qe po permendet tek hapja e temes. Si qenka e dhunuar kur Zoti ka ndaluar dhe shpifjen per grate, jo me dhunen ndaj tyre. S'ke asnje ajet kuranor ku mbron shpifjen ndaj burrave, ama per grate ke me 10-tra ajete qe zbriten per ta lartesuar ate. Te gjykosh Zotin do te thote te vendosesh ne peshore te dyja botet. Puna ne kete bote dhe shpreblimi ne boten tjeter. Zoti nuk gjykohet vetem c'te kap syri ty, se ne si entitet jemi te kufizuar nderkohe qe dija e Zotit perfshin; ne dhe mendjen tone, kete bote, cfare ka kaluar e cfare do vije me mbrapa. Nese i vendosim ne peshore keto do kuptojme se Zoti gjithsecilin e krijoji ne llojin e tij, te ndryshem nga njeri tjetri dhe cdo kush ka nje rol te caktuar. Mu kujtua nje histori ne kohe te profetit. Sipas fese kush vdes shehid(duke mbrojte atdheun, e lufton per hir te Zotit qe te mbroje familjen, trashegimine nderin) shkon ne parajse(dhe lufta eshte obligim vetem per meshkujt) . Dhe nje nga grate e sahabeve atehereUmmu Seleme, e cila e pyeti Profetin (a.s): “O Profet, pse vetem burrat e kane për detyre luften, dhe ata marrin shperblimin e Shehidit (pra, shkojnë ne Xhenet), ndersa ne grate jo?” Dhe pikerisht për këte arsye, për te sqarur dhe qetesuar femrën, Zoti i Gjithedijshëm zbriti ajetin Kuranor: “Dhe mos i lakmoni ato gjera me te cilat Allahu i ka dalluar disa prej jush mbi të tjeret. Meshkujt do kene pjese nga ajo qe kane punuar, po ashtu dhe femrat do kene pjese nga ajo qe kane punuar.”
Nese ndalemi tek nderi sic thote dhe hapesi i temes, se rrotullohu rrotullohu te gjithe atje e kane problemin, Lol. Nderi, ne te flasim sa te duam, ama, ne syte e Zotit jane njesoj si nje mashkull e si nje femer qe ben "zinna". Pra te dy jane mekatar. Ah, pse ne boten arabe, apo me shumice muslimane femra denohet dhe mashkulli jo? Ne po gjykojme Zotin jo cfare bejne njerezit qe gjasme bejne sikur ndjekin rrugen e Zotit. Ka nje dallim e verteta hyjnore me ate qe njerezit mundohen te manipulojne.
Nese ndalemi tek trashegimia: Si mashkulli dhe femra kane te drejte trashegimie. Nese lind pyetja pse mashkulli ka 2/3 e pasurise ndersa vajza 1/3? Sepse mashkulli pervec vetes e ka detyre nga Zoti te kujdeset per familjen, pra me ate 2/3 do mbaje te tere familjen. Nderkohe vajza ate 1/3 e ka komplet personale dhe nuk eshte e obliguar ta ndaje me askend. "Husband money is wife money, wife money is wife money" i thone ksaj pune
Dhe te shkojme tek pika e pare :
Pse Zoti dergoi te gjithe profetet meshkuj? PSe jo femra? Dhe ne nje fare menyre nga kjo tregon qe Zoti preferon meshkujt, apo eshte dhe vete i tille.
Zoti me se pari s'ka gjini, Eshte qenie e pakonceptueshme nga ne. Dhe sikur te mblidhemi te tere prap s'do mund ta pikturojme formen e tij, ngjyren apo asgje prej gjeje. Sepse eshte larg llogjikes njerezore.
E dyta per profetet. Sic e thame dhe te gjithe jemi deshmitar mbi natyren tone. Zoti i gjithdijshmi por dhe i DREJTI gjithashtu na dha natyre te ndryshme, karakteristika te ndryshme. Burrit i dha forcen fizike me shume se ate emocionale, ndersa gruas i dha ate shpirterore, i dha memesine, i dha butesine e brishtesine. Pse ne lakmojme kaq sh burrat? Apo s'e po lakmojme pushtetin? Pse drejtesia me pushtet & fame matet??? Kjo e ben nje njeri te jete mbi tjetrin? kush ka rolin me te larte ne pozite??? Apo ne shoqeri? Se ne shoqeri e tera bazohet nga forca e gruas, jemi ne qe lindim tere njerezimin, por ca dalin aq maskarenj saqe luftojne per te shtypur ate qe i dha jeten.
Ne kete kontekst, mbi natyrshmerine, gruaja s'mund te jete available 24/24 per cdo task. Si mund te kryente "prophethood mission" nje grua shtatezane? Nje grua qe akoma eshte lehone? Qe duhet te udhetonte neper qytete per te percjelle fjalen e Zotit si diten dhe naten?? Kur Profeti Muhamed a.s. hyri ne qytetin e Taif-it per te percjelle mesazhin te gjithe atje filluan ta gjuajme me gure derisa ai u gjakos i teri? Me thoni si mund ta perballonte nje grua kete gje????
Keshtu qe boll me keto idiotsira, se Zoti urren femren. Ndaluni tek roli juaj. Njihni te drejtat, natyren, kerkojeni te drejten tuaj me force pasi padrejtesine s'na e ka bere Zoti, na e kane bere ata qe sollem ne jete, dhe po ja bejme vetes c'do dite duke harruar s'e cfare qenie unike jemi, duke harruar se c'natyre sublime kemi.
p.s. Nese do me pyesnin a ndihesh inferiore? Apo se Zoti te urren? Absolutisht qe JO. Kurre ne jete se kam menduar apo ndjere dicka te tille. Jam sh e lumtur me rolin tim; qofte ne familje, qofte ne shoqeri e qofte ne jete dhe s'kam ndjere asnjeher padrejtesi.(nga ZOti)