Kategoria Superiore/ Rezultatet perfundimtare
Shkumbini-Apolonia 2-0
Kastrioti-Tirana 2-3
Pogradeci-Tomorri 1-0
---------- Post added at 22:25 ---------- Previous post was at 22:23 ----------
Tirana i ka thënë ”ndal“ Kastriotit brenda në shtëpinë e vet. Krutanët e Ramadan Ndreut, të pompuar fuqishëm në këtë fillimkampionati, si pasojë e merkatos së bërë, por edhe të fitores 4-0 një javë më parë, ndaj Pogradecit, e kanë pasur të pamundur të kalojnë 24 herë kampionët e vendit. Me të cilët kanë dalë duarbosh në stadiumin e Krujës, falë humbjes 3-2. Ka qenë minuta shtesë, fatale për vendësit dhe fatlume për kryeqytetasit, sepse 90 minutat e kohës së rregullt janë mbullur në barazimin 2-2. Por, aksioni i fundit i lojës, i minutës së 92-të, ka sjellë edhe golin e fitores për Tiranën dhe atë të humbjes për Kastriotin, që provon kësisoji dështimin në shtëpi. Sa i takon kronologjisë së kësaj ndeshjeje, të parët që kanë kaluar në epërsi kanë qenë vendësit, me anë të Inkangos, në minutën e 41-të. Merita i takon Turdiut, që ka fituar një penallti, të cilën e ka ekzekutuar sulmuesi kryesor i Kastriotit, me sukses, duke e kaluar skuadrën krutane në epërsi. Me fitoren 1-0 është mbyllur pjesa e parë, ndërkohë që e dyta ka nisur mjaft mirë për bardheblutë. Sulmuesi shkodran, Bala, ka rivendosur ekuilibrat në minutën e 48-të, duke shokur krutanët, të cilët kanë reaguar fuqishëm, në kërkim të rikthimit tek epërsia. Por ka ndodhur e kundërta, në fakt, sepse bardheblutë kanë gjetur më shpejt golin e dytë, me anë të Gilman Likës. Ky i fundit ka realizuar një supergol, me një gjuajtje nga larg, por që ka përfunduar në këndin e djathtë të portës së mbrojtur nga Halili i Kastriotit. Kastrioti nuk u beson syve, teksa duhet të mbledhë forcat për të mos pranuar humbjen. Dhe del në skenë sërish Inkango, më i miri në fushë për vendësit, që në minutën e 78-të barazon shifrat në 2-2. Diçka më shumë se dhjetë minutat e fundit të lojës përshkohen nga sulmet të njëpasnjëshme të Kastriotit, që e kërkon me çdo kusht firoren, por edhe kundërsulme të miqve, që luajnë shanset e tyre. Në një pozicionim të tillë përfitojnë bardheblutë, që, sikurse thamë edhe më lart, realizuan në kohën shtesë golin e fitores së çmuar, me anë të lezhjanit Dushku. Në këtë mënyrë, Tirana tregon fytyrën e saj të vërtetë, pasi kishte zhgënjyer në javën e parë, ndërsa Kastrioti, pavarësisht kontigjentit të lojtarëve që ka, mjaft cilësor në emra, dëshmoi se nuk ka “AND”-në e pretendentit të vërtetë.
Në Peqin, Shkumbini ka triumfuar ndaj Apolonisë, me rezultatin 2-0. Bardhekaltrit kanë kaluar pa shumë problem fierakët, pavarësisht se në gjirin e tyre luajnë mjaft lojtarë të rinj. Mirëpo, kanë qenë pikërisht këta të rinj, që i kanë dhënë fitoren Shkumbinit. Mbrojtësi Klement Xhyra, në minutën e 45-të ka prishur bardhësinë e shifrave të fillimit të ndeshjes, duke i dërguar peqinasit në avantazh në dhomat e zhveshjes, në pushim të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë të lojës, Shkumbini ka dyfishuar shifrat me anë të të riut Sulkja, në minutën e 50-të. Kaq ka mjaftuar që kjo ndeshje ta mbyllë historinë e vet, sepse peqinasit janë kujdesur të mbrojnë epërsinë, ndërsa fierakët nuk kanë bërë shumë për ta ndryshuar realitetin negativ për ta, humbjen 2-0. Shkumbini merr 3 pikët e para në këtë kampionat, ndërsa Apolonia dështon në transfertën e saj të parë.
Fitore minimale ka marrë Pogradeci në shtëpi, në një duel debutuesish në superligë. Miqtë beratas të Tomorit janë mbajtur deri në minutën e 75-të, kur laçiani Tanushi ka shënuar golin e epërsisë për liqenorët. Gol i cili ka mbetur i pandryshuar deri në fund të ndeshjes, çka ka dërguar 3 pikë në llogarinë e Pogradecit, ndërsa Tomori mbetet në kuotën e 1 pike, të cilën e ka fituar një javë më parë në Korçë.
Ndeshja e fundit e ditës së shtunë, e inkuadruar në javën e dytë të superligës, mes Teutës dhe Vllaznisë, ka nisur në orën 18:00 dhe ka dhuruar mjaft emocione. Nje sfide e luftuar fort nga te dyja palet, qe eshte zgjidhur ne kohen shtese, edhe ajo, si ne Kruje. Pikerisht ne minuten e 91-te, Hyshmeri i “djemve te detit” ka vulosur fitoren e Teutes ndaj Flamurtarit, me rezultatin 1-0. Kesisoji, durrsaket e shoghin veten ne krye te renditjes, me pike te plota pas dy ndeshjesh, 6 pike. Duke konfirmuar se jane nje skuader vertet solide, qe nuk do te leshojne pe ne kete kampionat. Pasi munden nje jave me pare Tiranen, brenda ne “Qemal Stafa”, durrsaket kane triumfuar edhe ndaj Flamurtarit nenkampion, cka u ka siguruar atyre vendin e pare ne klasifikim. Me heret, Hysa i Flamurtarit kishte goditur trekendeshin e portes se Rizvanit, duke qene fare prane golit, por prishja e bardhesise se shifrave te kesaj ndeshjeje ishte rezervuar per ne kohen shtese. Atehere kur elbasanasi i Teutes, Hyshmeri, ka shenuar ne porten e Mockes.
Të premten
U luajtën dy ndeshjet e para të javës së dytë të superligës. Në Kamëz, skuadra vendëse priti kuqeblutë e Vllaznisë, ndërsa në Laç, bardhezinjtë e Nevil Dedes pritën Bylisin e Ballshit. Dy skuadrat pritëse, kësaj here, i kishin humbur ndeshjet e javës së parë, kështu që do të kërkonin të rehabilitohshin dhe të gjenin 3 pikët e para në kampionat, por me të njëjtin mision kishin udhëtuar edhe mysafirët mallakastriotë e ata shkodranë, në transfertat respektive. Të suksesshëm kanë rezultuar kamzalinjtë, që kanë triumfuar ndaj kuqebluve minimalisht, por ama kanë marrë 3 pikë të çmuara. Një gol i sulmuesit Eleandro Pema, realizuar sapo ka nisur pjesa e dytë, konkretisht në minutën e 48-të, i ka dhënë fitoren skuadrës së drejtuar nga Ernest Gjoka. Sa i takon Vllaznisë, ajo ka zhgënjyer në lojën e saj, krahasuar me atë që shfaqi një javë më parë ndaj kurbinasve, në fushën e vet. Minutat në dispozicion të kuqebluve, për të reaguar dhe përmbysur golin e Pemës, kanë qenë të konsiderueshme, por loja e futbollistëve shkodranë ka lënë për të dëshiruar. Mungesë organizimi dhe një sulm, i përbërë nga Sukaj me Vajushim, që luanin secili për hesap të vet, ka qenë ajo që ka paraqitur Vllaznia në fushën e Kamzës, çka i ka ndihmuar debutuesit në superligë për të dalë kryelartë, me fitore. Vlen të theksohet se në pjesën e dytë ka pasur edhe një moment të diskutueshëm, sepse Vajushi është penguar në mënyrë të parregullt nga portieri vendës, Bytyçi, por kryesori Remzi Sadiku nuk ka akorduar penallti. Kanë kontestuar fuqishyëm shkodranët, por asgjë nuk ka ndryshuar. Ky ka qenë edhe moment më i favorshëm për Vllazninë, e cila, gjithsesi, ka dalë e mundur nga fusha e Kamzës, por ka ngritur pikëpyetje mbi vijueshmërinë e saj.
Ndeshja tjetër, e luajtur në një stadium të boshatisur, në Laç, pas dënimit që mori nga Komisioni i Disiplinës në sezonin e shkuar, si pasojë e goditjes së portierit të Flamurtarit, Shpëtim Moçka, në një ndeshje të fundmë të kampionatit të shkuar, ka dhuruar plot katër gola, nga dy për secilën skuadër. Ky barazim i shkon më shumë përshtat Bylisit, që ka kaluar dy herë në epërsi ndaj vendësve, luante në transfertë, por nuk ka arritur ta ruajë dot fitoren. Sidoqoftë, një pikë e marë në fushë kundërshtare, vijueshmëria pozitive e mallakastriotëve (pa humbur) në dy ndeshje, tregon se kjo skuadër do të jetë një kockë e fortë për këdo. I pari që ka shënuar ka qenë kapiteni mallakastriot, Dimo, në minutën e 18-të (ngjitet në kuotën e 3 golave në dy ndeshje, aq sa ka edhe Sukaj i Vllaznisë), duke dhënë sinjale të qarta për të besuarit e Nevil Dedes. Këta të fundit, megjithatë, kanë reaguar dhe kanë arritur të barazojnë me sulmuesin e tyre kroat, Dragiçeviç, në minutën e 75-të. Miqtë nga Ballshi kanë kaluar sërish në epërsi, me anë të mesfushorit të tyre, Gega, në minutën e 81-të, por pa kaluar as dy minuta, kurbinasit do të rivendosnin ekuilibrat përfundimtarë të ndeshjes. Një penallti e akorduar nga Enea Jorxhi në minutën e 83-të, për prekje të topit me dorë nga një mbrojtjës ballshiot, brenda zonës së vet të rreptësisë, është kthyer në gol nga Trajkoviç. Kësisoji, përfundimisht ndeshja Laçi-Bylis mbyllet në barazim 2-2. Bylisi ngjitet në kuotën e 4 pikëve, pas dy javëve të para, ndërsa Laçi ka vetëm një pikë. Një start jo i mire për bardhezinjtë, ndërsa ndryshe mund të thuhet për mallakastriotët.
Në tri ditët në vijim, do të luhen edhe ndeshjet e tjera të javës së dytë të superligës, sipas kalendarit të mëposhtëm.
Java e dytë e Superligës
E premte, ora 16:00
LACI-BYLIS 2-2
Shënues: Dragicevic 75′, Trajkovic 83′ / Dimo 18′, Gega 81′
KAMZA-VLLAZNIA 1-0
Shënues: Pema 48′
E shtunë, ora 16:00
KASTRIOTI-TIRANA 2-3
Shënues: Inkongo 41′ (11-m), 78′ / Bala 48′, G. Lika 66′, Dushku 92′
SHKUMBINI-APOLONIA 2-0
Shënues: Xhyra 45′, Sulkja 50′
POGRADECI-TOMORI 1-0
Shënues: Tanushi 75′
TEUTA-FLAMURTARI 1-0
Shënues:Hyshmeri 91′
E diel, ora 18:00
DINAMO-SKENDERBEU