Arrestime, edhe të huaj. Ndalohet trajnuesi amerikan
Me muzikën në sfond më shumë se 2500 efektivë policie u vendosen përreth Kryeministrisë dhe në rrugët dytësore që bashkohen me bulevardin ku u mbajt protesta paqësore e opozitës. Përveç forcave të rendit, Gardës dhe agjentëve të krimeve një pjesë e efektivëve të forcave të ndërhyrjes së shpejtë u veshën me “robokop”, një veshje kjo e posaçme për protestat.
Përpara se protesta të niste disa qytetarë e patën të vështirë për të kaluar shiritin e vendosur afër Kryeministrisë.
Por përveç numrit të konsiderueshëm të efektivëve pjesa e padukshme ka lidhje me masat e ndërmarra disa orë para protestës. Burimet thonë se për shkak të informacioneve mbi 20 persona me precedentë të dhunës janë shoqëruar në komisariate, ku dhe janë marrë në pyetje.
Mes tyre u shoqërua edhe shtetasi amerikan, Jason Rendly Morrison, i cili u verifikua pas informacioneve se po përgatitej për të krijuar konflikte gjatë protestës. Pasi është marrë në pyetje, jo zyrtarisht policia deklaron se ai është liruar, ndërkohë që në rrugë zyrtare nuk pranohet që të ketë patur shoqërime personash në komisariate. Megjithatë thuhet se për këtë shoqërim është njoftuar edhe ambasada amerikane pasi agjentët e krimeve kishin raportuar se kishte mundësi të kishte elementë të dhunshëm.
Tre orë para protestës, drejtori i përgjithshëm i policisë se shtetit Haki Cako takoi Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, të cilin siç thuhet jo zyrtarisht, e informoi për situatën. Por ndonëse u njoftua gjithashtu edhe një konferencë për shtyp, ajo u anulua në momentet e fundit.
Por përkundër çdo informacioni gjatë protestës nuk u shënua asnjë incident.
/ Top Channel