Une jam nje vajze 26 vjecare . Jam e martuar prej 8 vitesh. Jetoj ne Yzberisht bashke me familjen e burrit, vjehrren vjehrrin dhe vellain beqar. Burri im eshte 35 vjec dhe bashke kemi 2 cuna si drita. E mora me dashuri dhe mendova se do me shkonte jeta vaj. Ai nuk me lejoi te vazhdoj studimet e larta edhe pse kisha mesatare 8.3 . Aty nisen krisjet e para. Femija im I pare me beri ta humbas mendjen per pak kohe. Isha nje nene kaq e lumtur. Derisa filluan xhelozite dhe kushtet. Ndoshta eshte e rende por ai dyshonte edhe per vellain e vet. Une me kunatin jemi rritur bashke dhe jemi si moter e vella. Fjalet e tim shoqi me vrane shpirterisht. Ai sme lejonte me te dilja pa te. Sme lejonte as te zbrisja ne katin e pare ku banonin pleqte dhe vellai , pa prezencen e tij. Kulmi qe kur mi mblodhi gjithe tualetet dhe mi perplasi ne toke. " mos u bej me si majmun " ...keshtu me tha. Kam qare me shpirt. Shpresova se do ndryshonte dhe ashtu ndodhi per pak kohe. Por kur po beheshim gati te dilnim ai u terbua kur me pa me fustan dhe me hoqi zvarre neper pllaka ne sy te femijeve. Femijet qanin. Kurre sdo ta harroj ate skene. Sot jam ende me tim shoq prej tyre por jo prej dashurise. Ajo u shua. Keshilla qe kam per ju vajza eshte te shkolloheni , te beheni te zonjat e vetes dhe te merrni nje njeri te mire. Askush mos paste fatin tim.
Anabel
Mqs sa po e lexova,thashe ta benim teme diskutimi!
Anabel
Mqs sa po e lexova,thashe ta benim teme diskutimi!