![haqifi_1486579600-8983965.jpg haqifi_1486579600-8983965.jpg](https://fv.al/data/attachments/16/16960-b26c9fe25546ef9e5e4b53e22cae91b1.jpg)
Ridvan Haqifi nga Gjilani, i njohur me nofkën Al-Kosovi, ka vdekur diku gjatë luftimeve në Siri e Irak.
Luftëtari i ISIS’it, që paralajmëronte ditë të zeza, më nuk jeton, dhe familja e tij në Gjilan ka hapur të pame, ka njoftuar RTK.
Familja Haqifi ka konfirmuar vdekjen e djalit të tyre, por nuk ka dhënë detaje të tjera, transmeton Gazeta Express.
Lajmin për vdekjen e Haqifit e kanë edhe Bashkësia Islame në Gjilan dhe Policia, por askush prej tyre nuk ka dashur të komentojë rastin.
Ridvan Haqifi, i angazhuar në luftërat në Siri dhe Irak nga korriku i vitit 2014, e zëvendësoi Lavdrim Muhaxherin si komandant i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS. /Express/