Monique
With or Without u
Pershendetje te gjithve!
Fillimisht kerkoj ndjese per vonesen ne publikimin e krijimive te ketij muaji te fundit bashke.
Dhe ne vazhdim ju uroj gjithe te mirat dhe konkurs te mbare , nese do kete me!
Fillojme dhe i rendisim
1.Nje shprese per nje jete!
Ne shpirt gjithmon kam mbajtur nje shprese
me duhet ta kem,pa te sikur vdes
E ndjej te nevojshme ta kem kurdohere
mbase keshtu fati sdo me lere
Sa here qe e nxjerr si hajmali ne dere
rreziku largohet si fleta ne ere
E une i bindur se ja hodha kesaj radhe
shpresa merr krah si nusja ne valle
Pa kuptuar si koha rend si e marr
shfaqet serisht jeta me hallet kalvar
Si nje i n’grate kerkon nje shpetim
nxjerr shpresen serisht te me mbroje si jetim
Gjithe jeta keshtu,me shpresen me vete
po dil moj e shkrete se shpirtin ma trete
Thone se ti tretesh si kripa ne kazan,e fundit
duke pare shpirtin ne vuajtjet e dertet e mundit
Vendosa ta mbaj si nje hajmali ne dere
nuk kisha gje tjeter veç ate te mjere
E mjere eshte ajo per nje shpirt te mjere
qe endet ne bote si hija ne terr
Jemi njesoj te dy te bashkuar
c’mund te bej ajo pa mua ne duar?!
Prandaj nuk e le te vetme pa mua
hallet u shtuan e ajo nuk u shua
Po ne fund kur te vdes me thuaj, do qash?!
Do te duhet nje tjeter hidherimin ta ndash!
2.Sepse ti me ben te jem ndryshe!
Te te them jo ty nuk do ishte e mundur per mua, pasi ti nxjerr ne pah me te miren time. Asnjehere nuk do mohoja se te njejten gje do beja serisht e serisht, sepse ti me ben te jem ndryshe, ti me ben te jem Vetja!
Cdo dite dua te te falenderoj qe ndan me mua cdo gje, filmin qe ke pare, librin qe ke lexuar, qe me ke dashur prane, ne oret qe kemi kaluar pa kuptuar duke folur, e qeshur, e nganjehere edhe duke u zene. Faleminderit per gjithcka ti ndez ne ajer per unitetin tone!
Ti e di se nuk te dua vetem kur s’kam askend ne krahe, e as ne ditet ku dua te qaj diku edhe pse ajo shprehja klishe “mik eshte ai qe qendron prane kur je ne trishtim” besohet se tregon indikatorin e matjes se miqesise… Jo jo ditet e trishta nuk dua te ti vesh ty , te dua ne horizont me te gjere , atehere kur shpirtin e mendjen I kam te qete , te dua atehere kur asgje nuk me mungon , te dua nen rrezet e paqta te diellit, dhe vetem ashtu do te te jepja nje perqafim shume te fort .
Ty kurre nuk te eshte dashur te me pyesesh si je , sepse te mjafton te lexosh germat e para ne mirmengjeset tona per te kuptuar qe kam nevoje te flas me ty, ndonjehere te ndjej pranine tende edhe pa folur , ne heshtje . Ti je hapsira me e mire qe gjindet brenda meje. Me njeh zymtesine e trishtimit, te qeshuren, kupton ate qe te tjereve me duhet tia them. Me njeh edhe pa folur. Me do ne ate menyre time e une ne formen tende, sepse shpirti yt eshte I mbushur plot ngjyra dhe ne nje perqafim do koloritej edhe imi. Pavaresisht sa te ndryshem jemi, ne jemi vetja!
Nuk me nevojitet ditelindja jote per te te thene se te dua fort, se te kam te domosdoshem ne ditet e mia, nuk me duhet nje feste per te te falenderuar qe je gjithnje aty per mua e me mua, nuk me duhet nje dite e trishte qe te te kem sepse me ty ndaj cdo dite sido ajo te jete. Sepse cdo gje timen te shtrenjte e ndaj me njerezit me te shtrenjte.
Besome kur te them se do zgjidhja te te kisha edhe ne jete te tjera, edhe ne te shkuarat , edhe ne ditet kur ti me krahet e tua nuk me lejon te bie, por me bertet fort dhe me thua – Ti je e forte, ti je ndryshe!
Ne cdo cast dua te jem aty ,duke duartrokitur suksesin tend , dua te jem pjese e diteve te tua me te mira dhe atyre me te rendomta , edhe ne ditet kur ty te te rrethoje dashuria e lumturia , une dua te jem aty duke u perlotur sepse vetem kete kerkoj e dua per ty…te jesh I lumtur! Ti e di sa i dua njerezit e lumtur!
Ndoshta ti nuk di se do shkruaja germa pafund per ty qe ti kesh si kujtim edhe kur te jesh larg, edhe kur te kesh mall, edhe kur te ndjesh vetmi, do doja te pikturoja cdo minute ne fjale per te ti dhene ti kesh cdo cast me vehte.
Me fal nese ndonjehere nuk jam mjaftueshem por te jesh mikja jote me e mire, eshte ndoshta gjeja me e thjeshte qe ekziston, sepse gjerat e veshtira nuk jane per nje miqesi si kjo e jona!
Sepse ti me ben te jem ndryshe... me ty jam vetja!
3.Flladi i nje endrre!
..Ndjeva shikimin e tij tek afrohej ne enderrimet e mia, ngadale preku nje cep te nje endrre dhe i buzeqeshi, floket u kthyen nga krahu i tjeter ne freskine e nje fresku vjeshte, dielli lozonjar behej gati te perendonte, hapat e mi ecnin ne heshtje drejt shikimit te tij.
Ai shikonte embel, buzeqeshte pa pushim drejt shikimit tim.
Endrrat e mia filluan te zgjoheshin neper shikimin e tij, vrapova drejt duarve te tij,qe me perkdhelnin floket qe i merrte era ,dora e tij zbriti ne supin tim dhe ndjeva qe me mbuloj nje lum deshirash,buzet e tij te mishta ishin aq afer frymarrjes sime,bota ndaloj rreth meje. Shikimi i tij me perpiu sic muzgu perpin nje dite, sic agimi shuan nje nate, kalova doren lehtesisht neper fytyren e tij te embel, fisnike. Ai!
Ai ishte me te vertete ne endrrat e mia,lendinat e luleve filluan te celin gonxhet e tyre vjeshtore, neper frymarrjet qe shkembeheshin dendesisht mes nesh,mbeshteta koken ne supin e tij dhe trupi pesoj nje lirshmeri parajse,,,ishte perqafimi i nje endrre qe zgjohej ngadale neper damaret e mi,doja te zgjoheshim bashke ne mijera copeza frymarrjesh por gjithnje te mbeshtesja koken mbi supin e tij,ishte embelsia e nje endrre qe here zgjohej here flinte ,por ne te dyja rastet gjendesha ne supin e tij te embel..e dua supin e tij ashtu te zhveshur dhe te perkedhelur nga dielli i nje dite plazhi plot dendesi dallgesh emocioni.
4.MALL
Une kam nje ves te keq,
Dua shume,
kujtoj shume,
enderroj shume.
Sidomos disa njerez,
I kujtoj shpesh ne endrrat e nates,
Neper hijen qe me ndjek teksa eci,
Lutem qe diku te shfaqen,
neper cep qielli apo reje.
Neper rreze dielli apo rreke shiu,
Pres qe te qendrojne para meje
pasi te mbaroj ky shi.
Shi qe bie bie litar brenda dhomes gri.
Shi i heshtur sikur te ishe mes nje shkretetire,
Rreshqiturazi merr cdo gje para vetes,
Fshin cdo mjegull e pluhur,
Por nuk e fshiu dot ate qe me se shumti duhej.
Gjith ky shi,
dhe prap,
une mbetem vetem me heshtjen e mallit tim.
5.Silueta e diellit nen pikat e shiut te tetorit : fillim apo fund?!
Nje re e zeze zgjati doren e terhoqi diellin,u rrotullua rreth saj... ngriti njeren kembe e pasi mori fryme aq shume sa nga fryrja e mushkerive iu zgjerua gjoksi dhe e hodhi lart saj ne hapsire si te ishte nje disk fluturues, me te cilin po merrte pjese ne olimpiadat galaktike ...Ngjyra gri u be skena e nje ekrani gjigantesk e nuk vonoj shume te ndiheshin ca krisma; sic behet ne dasmat tona, kerciten per te praruar ate gjuajtje e pas saj koreandolet nisen te zbresin...
Nisi Festa!
Cdo siperfaqe u mbulua; ishin te pangjyra,ishin te lageshta...por a mos ishin lot gezimi valle ? Apo mbase ishin lotet e diellit humbes?!
Kjo pytje e cuditeshme u ndoq nga nje tjeter me absurde..a qan dielli?? Edhe koha u lag po ashtu si mua ... me trupin e njomur tashme ula shpejtesine e hapave sepse kuptova qe kam lekure te papershkrueshme ku as shirat e tetorit se arrijne ate cka mbulon!
Fakti qe edhe dielli qan me dha trishtim,me mbushi shpirtin me nje ndjesi te brishte ...pasi ...askush nuk mund ta perqafoje ate!! Askush nuk eshte aty ti perkedhel floket apo ti mbeshtes koken ... hena do jete konsumuar e tera duke e pare aq larg, aq te dobet..aq te pafuqishem!!
Nje krisme tjeter ulerin ne mes te qiellit ,kjo grisi perden e grite e aty mes skenarit te zymte dallova thonjte, gishterijte, doren e shtrire te diellit aq te larget e te vrare. ..
Shpejtova hapat te gjeja pak ngrohtesi e pertej xhamave te bulezuar qendrova te prisja,te shoqeroja henen ...nuk munda ne ate moment ta braktisja..nuk munda.. mbeshteta doren ne xham ti shembelleja diellin e saj..