Titulli: Votoni krijimet e muajit Shtator!
Well, well, well...per ata qe ishin kurjoz te lexonin nje analize nga une, ja ku e keni.
Si fillim doja te thoja qe cdo gje vjen si rrjedhoje e asaj qe shkrimet me kane percjell, mbasi i kam lexuar mire dhe me shume se nje here. Ne analizen ska asnje lloj kritike ndaj autoreve por cdo gje tek shkrimi, asgje personale. Let's go!
1. Ne teresin e saj nuk eshte dhe aq keq, me aq sa me percolli mua, autori eshte munduar te pershkruaj kete iden mes tyre.
Ka ca baza te mira por e vendosur keshtu me duket paksa nje kaos. Nuk kuptohet mire, ndarja mes ""Une dhe Ti". Ndoshta,
kjo e ben qe te krijoj nje lloj lemshi ne ate qe lexon, duke e pyetur vete vazhdimisht, ca ka dashur te komunikoj ketu? Po ketu?
E kshtu me radhe. Gjithsesi them se po te ishte rishikuar disa here copa e te modifikohej mund edhe te dilte i mire.
2. Nise vrullshem, ndersa ti je duke e lexuar me ate nxitimin qe te jep shkrimi befas ndalon, keshtu papritmas, duke e vazhduar
butesisht. Kjo gje e ben te humbas pak bashke me fjalit e sterzgjatura, qe te hutojn e te bejn lemsh. Duke lexuar vetem
titullin me con direkt tek fjalit e fundit, qe nga" Te ka marre malli...sme mjaftoi te te doja" them se kjo pjesa lidhet mire, ka
nje vazhdimesi gje qe per mendimin tim i mungon tek tuk fillimit, sikur ka disa boshlleqe, e lene gjysem me duket.
3. Autori eshte munduar te ndaj me ne kete pershkrimin per vetveten por qe sja ka arritur shume qellimit sipas meje. Ndoshta te kishte shkruajtur thjesht nje monolog, do kishte dale nje shkrim tjeter. Keshtu, qe duhet te jene dy zera, pra vetja ne pjesen e saj racionale me ate jo racionale..qe duhet te dallohen mire mes njera-tjetres. Me duket nje lemsh i madhe, e te mendosh qe duke e lexuar te gjithen kshu si permbajtje nuk eshte per ta hedhur poshte. Ah ato gabimet ortografike me mire spo i komentoj fare, se vallahi sdo dilja me qe aty.
4. Booo, sa i lodhshem qe qenka ky shkrimi. Zakonisht ato qe mezi lexohen kane pak filozofi por ketu nuk shikoj asnje lloj filozofie perkundrazi, thjesht nje pershkrim tek tuk i diteve te autorit. Qe i ka shkeputur duke u munduar te bej pak filozofi per te tashmen, te shkuaren dhe te ardhmen por pa sukses do thoja. Tani ne fillim flitet per fatin, njehere qe del e kerkon pastaj flet qe se kerkon, boo. Vec paradokse, vendose fillin e shkrimit te pakten per cfare do te flasesh, sic e thote edhe ne titull "Hutimi" ai qe ketu eshte i hutuar eshte autori qe me jep iden qe se ka haberin per cfare do te shkruaj. Kjo gjeja qe ne cdo tre a kater fjali thote "e sic po ju thoja (e perdorur dy here brenda pak rreshtave)..; e nejse se ju lodha", sikur te bente nje muhabet me nje shoqe/shoke. Me vjen shume keq por sme pelqen, e kuptova iden qe donte te tregonte per fatin por keshtu eshte kaotike, po e perseris, teper e lodhshme.
5. Me pelqen si e fillon ama tre rreshta nje fjali pavarsisht se jane perdorur pikat dhe presjet prap te lodh. Gjithsesi, kjo pjesa lidhet me tjetren me ane te ketij "flladit" edhe pse nuk e kuptova mire, i pari pranveror, i dyti mer imazh jazz, e kuqe. Si nje krahasim pak i sforcuar me duket. Arrin pjesa ku thuhet "fruti i ngjyres", nuk do me bente pershtypje po ta kishte vazhduar por eshte lene gjysem, plus me mbas autori e thote, dmth eshte i vetdijshem qe sdo kuptohet. Se kam me faktin qe prap se prap e ka shkruajtur edhe pse e di por me faktin qe e ka shkruajtur tek shkrimi. Ti je duke folur me veten, ketu ju drejtohesh lexuesit, do kisha pelqyer qe thjesht te vazhdohej fjalia qe fruti ishte i embel etj, ashtu do lidhej cdo gje me mire. Nga kjo pjesa sikur eshte nje pus i thelle aty dhe bie brenda, duke kaluar sa ne nje teme ne tjetren. Me pelqen edhe ketu permbajtja por keto hedhjet sa ne nje teme ne tjetren, sme ngjisin.
6. Monolog me gjethen? Seriozisht? Lol, sorry, po me vjen per te qeshur qe nga titulli. Vazhdojm me shkrimin, fillimi nuk eshte keq. Pastaj tere pjesa e djalogut me gjethen sme pelqen, mund te vecoj vetem pak fundin. Se kuptoj, jane ca krahasime te bera nga autori me kuptime te dyfishta qe here kuptohen here jo. Edhe pse shkrimi ka nje fillim e mbarim, plus dhe nga ana e gramatikes nuk eshte keq, duke vecuar pjeset ku e''-ja eshte perdorur vetem ne disa raste dhe jo ne te gjitha fjalet ku duhej. Sme jep asnje ndjesi.
7. Titulli them se ta jep iden e permbajtjes, goxha i qelluar. Duke qene e shkurter, bien ne sy rreshtat, kjo pastertia e gramatikes e atyre e''-ve te vena aty ku duhet, me pelqen. Skam shume per te thene ketu, sepse cdo rresht eshte i nderthurur mire me njeri-tjetrin dhe kjo e ben qe te mbahet fort dhe te lexohet me nje frym. Prandaj dhe vota ime i shkon kesaj pjeses qe me pelqen ne teresi, fillon, vazhdon dhe perfundon. Ndoshta e vetmja kritik qe do beja ketu eshte ajo "E" si rreht i vetem, stonon pak me pjesen tjeter.
8. Fillimi nuk eshte ndonje kushedi, me pelqen krahasmi me ate lulen, edhe pjesa e pershkrimit te buzeqeshjes, syve, te fut disi ne mendjen e autorit. Ndoshta te lodh sepse nga ana e gramatikes sqenka keq dhe fjalit nderthuren me njera-tjetren. Nuk eshte keq.
Ps. Te me falni per gabimet ortografike, se shpejtesia ben te veten.