Monique
With or Without u
Pershendetje te gjithve
Ne rradhe te pare ndjese per vonesen, por pati nje problem te vogel teknik.
Ne rradhe te dyte pershendes te gjithe krijuesit qe na nderuan me penen e tyre edhe ne keto te dite te nxehta .
Lexim te kendshem por edhe votim te kendshem.
Vazhdojme me rradhe
1.Ditet e mia!
Ndonese gjithmone kam enderruar te jem e jashtezakonshme, dita ime eshte tmerresisht e zakonshme.
Dita 1.
Dita e pare, eshte ajo: Dita ime! Energjike, e lumtur, optimiste, sfiduese e pandalshme! Ndihem superwoman dhe i them vetes: Une mundem te arrij gjithcka! Listoj ne mendje te tera planet vjetore me shpresen se do i plotesoj te gjitha. Dhe ndonese asgje nuk kam perfunduar, madje dhe ato deshira as nuk i kam shkruar gjekundi, me duket sikur i realizova. Ndihem mire me veten, kam besim, force per te ecur para sepse Bota eshte e Imja!
Dita 2.
Zgjohem shume e lodhur dhe e pafuqishme pasi s’kam fjetur mire. Per cudi qellon dhe vranet. Marr disa lajmerime dorezimesh, femijet i kam semure. Nese nuk gjendem per 2 ore ne zyre mund te skualifikohem nga grupi. Mos, sapo morra nje email negativ nga fakulteti. C’te bej me para? Po planet e se djeshmes kur do t’i nis? S’kam arritur asgje deri tani. Ndihem e paplotesuar. Une nuk jam e afte per asgje.Jam nje deshtim!
Dita 3
Pasi kaloj neper stuhite e dy diteve te para, ndalem per te biseduar me vetveten. Filloj te balancoj rolin tim ne kete jete. Qellimin pse une jetoj? Cfare dua te arrij? Dhe me e rendesishmja pse? Para syve si fragment filmik me kalojne gjerat me te dashura te miat, personat me te shtrenjte. Degjoj gumezhima buzeqeshjesh, shtrengimet e perqafimeve cdo mengjes, ndjej perkedheljet ne fytyre sa here ve ne gjume femijet. Paralelisht shikoj arritjet profesionale. Edhe pse 3 kunguj nen nje sqetull serish kam mbijetuar me sukses.Ne ate moment mu kthye optimizmi. Ne ate moment, harrova fare se cfare me mundonte. Ashtu me zuri gjumi duke qene e bindur se ajo qe ka rendesi, eshte te mundohemi per me te miren ne cdo moment, brenda mundesive tona.
Dita 4
S’ka me numerim ditesh, nuk ka plane 1 secondeshe, nuk ka me pesimizem. Ka vetem perjetim te jetes si dhurate nga Zoti! Ka dashuri rreth meje dhe sy ta shohin ate dashuri! Ka nje zemer qe ndjen cdo qelize te jetes. Ka nje njeri qe perpiqet per me te miren, pa u fokusuar tek produkti final por tek rrugetimi i paqte me vetveten dhe njerezit e dashur! Tashme une luftoj vetem per lumturine shpirterore, dhe te le gjurme (kujt I intereson sa te medha) e rendesishme eshte te le gjurme tek e ardhmja ime me e shtrenjte: Familja!
2.Oret e vona!
Oret e vona erdhen perseri,nata mbuloj me qetesi cdo gje te dites, perkedheli muzgun dhe i fali mantelin e saj te heshtjes...une erdha prape ne oret e vona,prane dritares kishte nje perde te mendafshte ,hena i kalonte neper tantellin e saj me ngjyra , dukej sikur kishte rene ne dashuri me te. Hapat e mi ishin pak te avashte, mendimet gjithashtu, dhoma po e njejta..., ora ne mure me tik-taket e saja, zgjonte kujtime te cuditshme qe digjeshin neper hije muri.
...erdha prape mes meje e teje, mes asaj c’na ndau e c’na bashkoj, erdha mbreme kur ti flije ne gjumin e rradhes, ne endrren e rradhes e ndoshta ne puthjen e rradhes.
Thone qe nata eshte e dashnoreve, une them qe eshte e mekatareve,te dashuruareve dhe e atyre qe bejne dashuri me mendimet.
Nata eshte vete nje fare mekatare e heshtur. Nen qetesine e saj ne fillojme zhvishemi, zhvishemi nga cfare na pengon, nga cdo lloj pengese dhe udhtojme.
Udhetojme neper fjolla dhe carcafe dashurie, derdhemi ne lakureqesine e shpirtrave qe shtrengohen ne rrahjet e tyre, kaplojme egoizmin e shqyejme me dhemb dhe ulemi kembekryq me ate cfare deshirojme dhe duam.
Oret e vona jane te veshura me fustane te gjata tantelle te dukshme.Trupi i djersitur dhe fjalet e zjarrta behen vera e vone e tyre,frymarrjet kujtojne dendesine e nje ere pas shirave te rrembyeshem qe ngopin token e pastaj qetesohen.
Oret e vona jane mekatare.
Thone qe te mendosh ne forma te kuqe naten, sjell shume dashuri.
E une sonte jam shtrire mbi trupin tend te zhveshur dhe dua te bej dashuri me te kuqen e shpirtit tend...oret e vona me cojne gjithmone tek ti….mendimet e mia te zhveshin ,krejt embelsi…
...Erdha prape ne kohen e endrrave te tua,ti nuk u zgjove dhe as une s’te thirra…edhe pse erdha prape ,me hapa te avashte e plot peshe malli me kujtime,,,,
Tani fli i dashur ,se neser do shihemi perseri,,,perkedhelite e oreve te vona te takojne gjithmone ty.,,
Ne oret e vona ka dhe gjume,dhe gjumi i endrrave te mia je vetem ti!
3.Perse njerezit martohen ne Gusht?
Futa duart ne xhepa, dielli pervelonte si shkendija ferri. E ato shkendija do ngrohnin valle ato therrime te shpirtit te humbur neper gishtrinj koleksionues? Sepse ka gjahtar endrrash, ka edhe gjahtar shpirtrash ka dhe gjahtar buzesh egershist te virgjera.
Sapo kaloi nje re e sikur maskoi ate diell verbues, vura doren tek balli e ngrita koken
kur ndjeva nje terheqje tek bluza: nje limonate, nje limonate e fresket 50 lek.
U ktheva gershetat e saj ngjanin si ujevare e argjende. Buzeqesha dhe terhoqa fleten e kartmonedhes ne xhep ia zgjata dhe bleva limonaten. Limonate e fresket pa limona pervelonte. Sapo bera dy hapa e godita shishen para kembeve te mia, dreqi e mori harrova totalisht qe me kishim ngel vetem pak qindarka qe nuk me mjaftonin as per urban. Si mund te djallosej me shume kjo dite? Te vetmen rrugezgjidhje nje biciklete me timon e crregullt me 25 lek te reja. Pagova per fiks 15 minuta jete.
Sot jeta kushton fare pak blihet me nje arratisje. Nje rrembim dashurie
Nje shterngim duarsh. Mora bicikleten dhe: liri. Sdoja tia dija per makinat qe po nervozoheshin me mua apo per pisten e dedikuar doja vetem pak rrahje zemre. Isha shume e etur per ate ndjesi te re. Floket e rregullt e derdhur te crregulluar nga era. Ndjeva qe jetoja serisht. Ne djall dashuri jo te duhura, buzeqeshja e tij qe embelsisht formonte gropeza te faqet apo rrudhat qe i formoheshin ne balle.
Levizja kembet qe te ikja nga gjithe ato mendime. Humnera ku shpesh bija hapat qe mesoja permendesh kur ngrihesha. Nje lemsh i brumosur per te qene i tille, asnje seshte gati per mua. Mes gjithe ketij lemshi ku jeta ime po vlente vetem 25 lek ndalova duke dihatur shume dhe ndala personin e pare te panjohur ne rruge. Perse? Perse njerezit martohen ne gusht?
4.Copez shpirti!
Veshtrimet tona ndeshen dhe cdo gje perreth thyhet ne njemije copash!
Mbetemi të dy, përballe!
Një mjegull e zymte, e heshtur, pluhur, mbuloi dhe e vetmja pamje e qarte, jane fytyrat tona që gjuhen e shikimit njeri tjetrit ia lexojne. Asnje melodi per te qene, asnje tingull nuk gjen më as veten ne nota pentagrami, mbetur pezull, të fikura, nderkohe ti qe njeh cdo qelize të heshtjes time...
Me heshtjen tende une ndertoj e thur qindra jete, te disa vdesim e biem e tek të tjera marrin formë të pathenat e një nate te gjatë Gushti...!
Me dhemb nen lekure ajo qe ishim, se jashte saj dua te jemi serisht e serisht…
Kur kujtoj se ti ke ikur ende me dhemb, edhe te kthehesh e pres me ankth, edhe te shfaqesh pas gjithckaje, shpirti im behet copeza thirrmijesh. Më mungojne fjalet, aq shume kishim per te thene sa cdo fund dite mbyllej me fjalen – neser…
E sot teksa e nesermja ka trokitur , ne kemi mbetur te vaket, mbetem thjesht nje prekje larg, nje pikture pa kornize, ishim kaq shume sa te qendruarit larg me ben te ndjej nje hapsire boshe ne frymimin tim kur ti nuk je me aty…
Diku ne endrrat e mia me te mira, ti vjen dhe mjegulla e perhimte ndryshon ngjyren e ngjyroset. Shikimet tona behen njesh me gjithesine. Ti me ndjek e une buzeqesh si lozonjare. E aty ne endrrat e mia te them se nje dite pa ty eshte ferr. Une ferrin se njoh, por shume kane shkruar per te dhe mungesa jote me njehesohet me te.
Sepse je ti cdo gje qe kam e dua te kem prane vetes, e nese nje dite kalon pa ta thene thelle ne shpirt … do me dhembi!
Ne rrugetimin e diteve tona kam njohur e veten, e kam filluar ashtu pa kuptuar t’ia dua edhe difektet, dhe besoj se pa to as ti nuk do me kishe dashur ndonjehere, sepse refreni im je ti …te dua vetem ty…
Por ti me zgjon nga endrrat dhe me zgjon deshirat qe une i shtyp.
Ti me ndal frymimin, por me jep pulsime te cakorduara zemre.
Ti je e keqja ime e domosdoshme, ushqim per shpirtin tim, menuja ime e preferuar, adrenaline e dopamine.
Ti je frika ime me e madhe, ankthi I te nesermes, dita e nata ime, sfida ime, je copeza e shpirtit tim!
E tani leri veshtrimet tona te behen nje, une e ti perballe , e le te thyhen 1000 gjera perreth nesh, vetem une e ti si dikur te perhumbur ne veshtrimin e syve tane!
5.Buzeqesh
Nese mjaftojne ca yje
per te bere qiellin,
Nese mjaftojne ca rreze
per te bere diellin,
Nese mjaftojne ca shkronja
per te bere nje fjale,
Nese mjaftojne ca shkembinj
per te bere nje mal,
Nese mjaftojne ca krushq
per te bere nje dhenderr,
Atehere mjafton nje buzeqeshje
per te perjetuar nje enderr.
Nese deshiron pak embelsi
mjafton te shohesh bletet,
Nese jane te zeza ditet
do te jene te bardha netet.
Nese e verteta te duket nje genjeshter
jeta te duket cmenduri,
Hidh gjithcka pas kraheve
Buzeqesh, fal e prano dashuri.
Nese deshiron pak embelsi
mjafton te shohesh bletet,
Nese jane te zeza ditet
do jene te bardha netet.
6.Në ditët e mia
Në ditët e mia të errta, të nxira
Erdhe shkëlqeve, atëherë kur stë prita
Në ditet e mia të ftohta, të ngrira.
Diellin e solle, zemrën ma ngrohe.
Në vransirën time e në bubullima.
Qetësinë e solle, paqen e mbolle.
Në shira e breshër plot inat të tërbuar
Shikimin e ktheve, shpirtin ma cele.
Në fusha, livadhe, luleve ju buzëqeshe.
Vesën e more, si vello e veshe.
Me perëndimin e diellit qëndrove u dehe.
E prite dhe hënen të gëzoje në heshtje.
------------------------------------------------------
PS: Mirepresim komente dhe votime...

Redaktimi i fundit: