![vlore-policia-naten-1100x620.jpg vlore-policia-naten-1100x620.jpg](https://fv.al/data/attachments/101/101863-b963b01f97ef2da887cd705ff9ba5ce7.jpg)
Një 46-vjeçar është plagosur në Vlorë me sende të forta në kokë, pas një konflikti të çastit.
Sipas policisë, “rreth orës 17:20, në afërsi të Gjykatës së Apelit, si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar në kokë, dyshohet me një send të fortë, shtetasi K. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë janë shoqëruar disa persona, për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
A2news.com