Arfenilla
Themelues i Forumit
Tani, një grup ekspertësh ka provuar se dy neonikotinoide të përdorura gjerësisht – një klasë insekticidesh – i dëmtojnë kolonitë e bletëve gjatë dimrit, veçanërisht kur ulen temperaturat. Kërkimi ka treguar se, madje edhe dozat e ulëta të një insekticidi, të quajtur klotiandinë, ka pasur efekt negativ tek hojet e bletëve.
Studimi i bërë nga Shkolla e Harvardit për Shëndetin Publik, në Kembrixh të Masaçusets, përforcon gjetjet shkencore të vitit të kaluar, sipas të cilave, doza të ulëta të imidaklopridit, një tjetër neonikotinoidi, lidhen me çrregullimin e shkatërrimit të kolonive, ku bletët braktisin hojet e tyre gjatë dimrit dhe si pasojë, ngordhin.
Neonikotinoidet krijojnë te bletët një lloj mekanizmi biologjik që shpie në çrregullimin e shkatërrimit të kolonive, sugjeron studimi i publikuar në Buletinin e Insektologjisëb expres