Ndoqa me vemendje te madhe te gjitha postimet ne kete teme. Ngaqe nuk hyj shpesh, nuk me kishte rene ne sy kjo teme. Pa e zgjatur, dua tju them edhe une mendimin tim (te rrjedhur?)
A ka diferenca Veri-Jug? -Po, ka.
A duhet te kete diferenca te tilla? -Jo, eshte qesharake per nje popull 2-3 milionesh
A ka dallime "qytetar"-"fshatar"? - Po, ka edhe sot e kesaj dite.
A duhet te kete? -Pergjigja dihet.
Ja ta "zgjerojme pak muhabetin, meqe kam kohe te lire....Jugu dhe Veriu i Shqiperise, kane pasur diferenca te theksuara (te cilat me te zbutura vazhdojne edhe sot) ne ekonomi, kulture, arsim, etj....Jam person qe per me shume se 8 vjet, (mosha 15-24 vjec), kam jetuar me moshatare nga e gjithe Shqiperia(jo Kosova. Ne gjithe postimin tim, Kosova nuk "quhet"). Kam qene nxenes dhe konviktor ne Tirane(jam nga Berati). Kur u njohem me shoket e rinj, ditet e para, menjehere binte ne sy(pa e thene njeri), diferenca ne kulturen e Veriut e Jugut, te fshatareve e te qytetareve(jam fshatar, sa per saktesi). Duam, nuk duam ne, e verteta ne ato vite, ishte kjo qe po ju them. Kush thote te kunderten, genjen.
Duke u rritur, duke studiuar e njohur njerezit me mire, sot, dal ne kete konkluzion: Jugu i Shqiperise eshte me perpara se Veriu dhe Qytetaret shqiptare, jane me perpara se Fshataret. Por, kjo s'do te thote se ata qe jane me perpara, jane edhe me te mencmit. Ne jeten time (100 e ca vjecare???) asnjehere nuk e pashe kete. Dikush mund te kundershtoje duke me bere moral. Mund te kete edhe te drejte. Mbase.
Jugoret e Shqiperise, pervec kushteve gjeografike me te favorshme per jetese me te mire, kane "rrahur" edhe kurbetin vazhdimisht. E po, dreqi ta haje, duhet ta pranojme, se njefare kulture jetese e pune nga vendet Perendimore e more, nuk mbeten brenda "lekures"se tyre. Kjo menyre te menduari e vepruari, kaloi edhe tek brezat e tjere, duke i bere me te "civilizuar" ne lidhje me pjesen tjeter (Veriun) qe nuk e ka aplikuar mergimin. Nje arsyetim i tille eshte i vlevshem edhe sot, ku nje pjese e Jona jemi ne mergim. Ja verini re, njelloj eshte menyra e te menduarit dhe e sjellura e emigranteve dhe e atyre qe nuk kane emigruar asnjehere? Duke mos e ekzagjeruar, dhe pa dashur ne asnje menyre te ofendoj apo mburr ndonjerin, ne njerezit normal, duket ky ndryshim. A ka perjashtime? Po si ore s'ka.
Aspekti tjeter, qytetar-fshatar. Qyteti shqiptar, gjithmone i ka pasur dhe i ka kushtet per nje jete me te mire ekonomiko-sociale. Ne qytet, pas pune je i lire "te argetohesh". Ne fshat, edhe ne rastin me te mire, kur ke pune, pas saj, do te merresh me punet prane shtepise, bagetia, toka, pula, rosa etjjj, te mos e bastardojme muhabetin. Ne qytet, shkolla, ishte dhe eshte nje hap me perpara se fshati. Kush ka kundershtime, le te sjell fakte.
U lodh xhaja, po i vjene per gjume dhe i sillen rrotull mendimet. Per te mos e "prishur" muhabetin me ndonje brrockull, po e mbyll per so, duke rezervuar te drejte e replikes me ata qe kane postuar para dhe pas meje.