VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Kuptohej që me shumë veta nuk mundej, mbasi shtoheshin rreziqet dhe aq më shumë rritej përgjegjësia ime karshi jetës së dikujt. Edhe shumë guximtarë që më duheshin nuk ى gjeje lehtë. Edhe të gatshëm…po ashtu. Dija që shokëte mi ishin intelektualë e nuk ishin të kalitur e guximtarë.
Fillova të sillja ndërmend të gjithë të njohurit e mi, të kujtoja e të analizoja përshtatshmërinë endonjërit lidhur me synimin… Arrita në përfundimin se nga Përmeti hëpërhë nuk ى plotësonte kushtet askush. Kujtova ca shokë studentë të Tiranës…nuk dinin not. Ata aktualisht, me sa kisha dijeni, ishin pleksur në punët e mëdha të kohës nëpër ferma e kooperativa… Edhe notarë nuk ishin. Ndonjë që ishte ى fuqishëm, nuk ish me karakterin e duhur…Në Gjirokastër fillimisht nuk pata asnjë shok të kalibrit, mbasi unë isha larguar nga qytetlindja që në moshën 13 vjeçare. Jo vetëm kaq, por gjirokastritët nuk dinë not as sot e jo më në ato vite…Mmë pas iu sulën rivierës apo tek Uji ى Ftohtë në Tepelenë. Kjo dukuri u rrit me përmasa të mëdha gjatë viteve të zhvillimeve demokratike në vend, kur makinat private u shtuan pa masë.
Ngado që rrokullisja mendimet, nuk gjeta ç’kërkoja…. Atëherë vendosa që udhëtimin e rrezikshëm ta kryeja qoftë edhe me një person tjetër të aftë. Mirëpo atëherë vëllezërit e mi ى kisha të vegjël e nuk dinin not. Me Fridën e dashur nuk mund të bëja ndonjë përçapje, se mbytja do të qe e sigurt..
Femra ime e zemrës qedelikate. Me Arturin 2 vje\ar përdore e me vajzën në bark me thoshte: “Ku do më lësh mua vetëm? Po sikur larg qoftë të mbytesh,mos o Zot! ا’e dua jetën unë? Apo të hidhem nga ura në lumë? Kështu më lutej Frida me lotët që i shkonin rrëke, që kuri shfaqa keëtë ide.
E megjithatë në trurin e në shpirtin tim kish kohë që endej një emër i veçantë më ى mundshëm, më ى përshtatshëm se çdokush tjetër… Dhe… Ai ishte:
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Xhoni BALDINI (Gjoni )

Kur isha student në vitin e katërt, banoja tok me Fridën në Valias., pranë aeroportit “Nënë Tereza” Frida, siç e kam theksuar dhe më parë, ishte emruar arsimtare në fillore me fëmijët e aviatorëve dhe të fshatarëve të fshatit Valias.
Ne banonim në hyrjen e një kapteri në pallatet e aviatorëve. Ai kishte dhomë e kuzhinë, kurse ne vetëm një dhomë. Ai punontekova\ në ofi\inat e aviacionit
Një mbrëmje kishim hipur në autobuzin Tiranë – Kamëz. Vende nuk kish. Ishim të detyruar të qëndronim në këmbë. Frida u lodh. Rrinim shtrënguar. Përreth kish studentë, fshatarë, ushtarë të reparteve të Zall-Herrit, pilotë efamiljet e tyre etj. Duke ecur ashtu më ra në sy një djalë ى ri, ى gjatë, me flokët e ndara me një vijë anash e ngjyrë kafe si në të biondtë. Këmisha e larë dhe e hekurosur më dha përshtypjen se ai ishte student nga familje e mirë e plot kulturë
Duke e ndierë se do të më kuptonte, iu drejtova lirshëm: “A ju vjen rëndë të na bëni një vend për time shoqe?” dhe ى tregova Fridën me dorë. Ndonëse pak si me përtesë ai u ngrit dhe ia la vendin Fridës, që dukej e raskapitur. Apo nuk ishin ca autobuzë shkatarraqë që lëre… Apo ato rrugët. A mund tërrihej një orë në këmbë?
- Student jeni? – e pyeta djaloshin.
- Jo, jo, jam nxënës në vitin e katërt gjinnaz.
- Në Tiranë e kryen?
- Jo, në Kombinat.
- Po pse?
- Se vetëm atje na lejohet… Jemi italianë…
- Si e ke emrin?
- Xhon Baldini, po më thërrasin Gjoni., se emri Xhon këtu shihet me sy të keq.
- Ngjan Italian ky mbiemër.
- Po, po, nënën e kam italiane. Edhe babai atje është rritur. Tani banojmë në fermë si të persekutuar. – Fliste dhe më shihte me kureshtje.
- A merresh me sport? – më pyeti pas një pauze.
- Posi, merrem me peshëngritje, - u përgjigja me xhentilencë. A dëshiron që të mësohesh dhe ti?
Gjoni aprovoi, pasi ى thashë që të vinte në Valias të dielave, ku kisha shtangën time. “Ti ke shtat të gjatë dhe peshëngritja të ndihmon shumë, - ى thashë. Duhet të mbushësh skeletin e gjatë me muskuj boshtorë që të focohesh dhe rrumbullakosesh.
Gjoni erdhi në Valias atë të diel. Bëmë dy orë stërvitje. Njohja jonë u thellua edhë më. Frida na gatoi mirë. Thelbi ى bisedave tona ishte sporti dhe gjuhët e huaja. “Italishten e kemi gjuhën e familjes, babai di dhe frengjisht, kurse unë do mësoj rusisht dhe gjermanisht, - na tha Gjoni. Më tregoi fjalorë dygjuhësh të ndryshëm… Libra voluminozë.
Koha kalonte dhe ne miqësinë e shumëfishuam. Babai ى Gjonit merrej me bletërritje dhe kopshtari. Edhe me rritjen e lepujve. Nënë Amalia ishte grua buzëgaze që të priste e të përcillte me gjithë të mirat që kish mundësi.
Më vonë Gjonin e mora në Gjirokastër, ku u njoh dhe me njerëzit e tjerë të familjes sime. Ishte një djalë ى sjellshëm e me kulturë, ى pastër nga çdo pikpamje. Nuk pinte duhan e alkool. Lexonte shumë. Stërvitjen nuk e linte pasdore.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Kur unë u hodha në vitin e pestë të fakultetit, Gjonit ى doli e drejta e studimit për veterinar. Ndërkohë merrej me shtytjen e gjyles dhe flakjen e diskut, ى inkuadruar në klubin “17 Nëntori”. Shtangën nuk e la asnjëherë.اonim të dy nga 110 kg në duar lart mbi kokë.
Tok me të shkuam njëherë në plazhin e Durrësit. Me not u larguam aq shumë, sa Frida qante nga meraku. Polici ى binte bilbilit që ne të ktheheshim. Kishim shkuar atje ku ankoroheshin anijet transoqeanike. Të ishte ndonjë ide arratisjeje?! Shumëkush ndoshta në ato vite e kishte atë mendim… Në të gjithë kohrat shqiptari ka synuar të njohë botën, duke e prekur atë gjithkund.
Duart ى lëviznim mbi ujë e këmbët e shtynin trupin përpara. Iu afruam me stil të lirë një anijeje gjigande. Pranë saj kish shkuar Diga e po e shkarkonte. Një grup marinarësh të huaj na përshëndetën nga kuverta. Na bënë shenjë të ngjiteshim lart, duke na lëshuar dhe një shkallë. Ishte një joshje tronditëse. Viti 1964. Korrik.U ndodhëm para një të papriture. Të lodhur ishim. Lufta psikologjike po na grishte në tundim…por, joooo, ne nuk kishim ide për ikje. Po të kishim atë mendje shkonim natën tek anija. Po Fridën ku ta lija? Po prindërit e Gjonit ku do shkonin pastaj? Sigurisht që do fillonin për ta ndjekjet e internimet e përjetshme.
Nuk folëm. Përshëndëtëm me dorë të huajt që ndodheshin në kuvertën e anijes dhe morëm rrugën e kthimit në një det me tallaz.
Unë gjatë kthimit mendoja se a do të vinte ndonjë ditë që të shkonim ku të donim, po me dokumente të rregullta e jo si kaçakë. Gjatë kthimit notonim me stil të lirë që të gjendeshim sa më shpejt në breg. Deti qe ى thellë dhe ى frikshëm. Dihet se anijet e mëdha ankorohen në thellësitë më të mëdha e nuk futen në molo. U aviten anije më të vogla që marrin në dorëzim mallin me vinça. Le që politika e asaj kohe nuk lejonte të futeshin brenda ujrave territoriale anije të dyshimta. Thellësiae portit nuk ka ujë për ankorimin e anijevegjigande.
Deti është ى frikshëm kurdoherë dhe të jesh në anije e jo me direkt në ujrat e tij misterioze. اdo vit vetëm lajme tragjike vijnë prej detesh…
Në botë janë mbytur mbi 50 tragete që nga viti 1980 deri më sot. E lëre se sa motoskafë, gomone, varka e peshkarexha!
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Gjatë kthimit më preku në këmbë diçka e fortë. U vërtetua parandjenja ime… U rrënqetha ى tëri. Të ishte peshkaqen që ta këput trupin në mes apo delfin që të ledhaton? M’u duk sikur preka një copë mal.
- Shpejto! – ى thashë Gjonit, - se po na aviten kafshët e detit dhe…
Duke notuar bisedonim, por pas kësaj ndodhie ى ndërpremë fjalët se na lodhnin dhe ato; ndaj vijuam më furishëm drejt bregut.
Sa shkelëm në cekëtirë, u çuam në këmbë e na u deshën të ecnim nëpër ujë gradualisht deri sa dolëm në zonën e rërës, ku u shtrimë. Ramë përmbys dhe u qetësuam goxha mbi rërën e butë e të imtë. Pastaj u kthyem në shpinë e vështronim qiellin. Dielli po perëndonte e dukej si një pikturë e ndezur. Sa perëndim fantastik! Meqë retë ishin në lëvizje dhe “pikturat” ndërroheshin njëra pas tjetrës. E ndienim veten të lodhur nga distanca e gjatë që përshkuam. Qe një lodhje e pakuptimtë, por ى riu nuk ى vlerëson të tilla veprime…
Era ى nxiste dallgët të kreshpëroheshin. Ato herë na fundosnin e herë na ngrinin lart.
- Na shpëtoi Zoti, o Gjon! – ى fola mikut.
- Na shpëtoi vërtet.
Në breg na prisnin shumë kureshtarë e mes tyre Frida e tulatur. Ajo me lot në sy m’u hodh në qafë.
Të dielat ى kisha të miat dhe ى shfrytëzoja si të doja. Por ditët e tjera isha bërë poligon kritikash, kur shkëputesha sadopak nga puna për stërvitje.
Ishte koha e silazheve për blegtorinë. Disa kryetarë kooperativash ى zvarrisnin punët. Unë u qepesha me “bukë në torbë”. Isha ى prerë në detyrë.
Një ditë me kryetarin Jorgo u takuam si rastësisht mu në mes të pasarelës – urë.
- Shoku Jorgo, a e mbaruat silazhin? – e pyeta.
- Të të them realitetin, jo, - më tha ai.
- Po shaka a pranon? – ى thashë.
- Pranoj, posi, - më tha pa të keq.
Në sekondë e kapa për beli, e ngrita peshë mbi kokën time dhe pasi e nxora matanë kangjellave të pasarelës (në fakt ishin kavo varëse) iu drejtova:
- Hë, si thua, shoku Jorgo, do ta bëni silazhin, apo jo? Apo do që ta shohësh veten në mes të Vjosës aty bnjëzet metra më poshtë?
Ai ى tmerruar pa poshtë nga lumi. Mbi njëzet metra distancë qe lartësia.
- Aman, po më lëshove, do mbytem përnjëherë se nuk di hiç not. Silazhi sot mbaron, - rënkoi ai burrë ى urtë dhe më kapi fort pas qafës.
E ula mbi rrasat e urës. Fshatarë që ishin afruar po qeshnin.
- Kjo ishte një shaka me zarar, – tha paspak kryetari.
Ndërkohë u zhvesha shpejt e shpejt dhe u vërvita pingul në Vjosë. Isha hedhur dhe tjetër herë. E njihja atë vend.
Silazhi u mbarua atë ditë. Në aktivin e rrethit u përmend gjesti im. Madje dikush tha, se kush nuk bën silazhin, vjen e u hedh Raqka në Vjosë…
Sekretri i Parë, Lam\e Sheme, duke qeshur më tha: “Ai, Raq Paskali ua gjen juve…!
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)



Kjo letër më gëzoi shumë. Gjoni nga pas letrës kish skicuar Koken, siç ia kisha përshkruar unë. Kish bërë dhe diellin si dhe shtangën e mua duke e ngritur lart.

Në fillim të korrikut u realizua transferimi im në Gjirokastër. Ndërkohë mora dhe lejen e zakonshme. Isha ى lirë dhe mund të bëja ç’të dëshiroja… Më 1 korrik u nisa për në Tiranë. Fjeta në Kamëz te shtëpia e Gjonit. Më priti shumë mirë me lepurtë pjekur e verë tok me Renaton, babanë e tij e nënë Amalinë.
Unë e Gjoni ى binim kitarës e pinim verë. Renato pas ngrënies filloi në dhomën tjetër nga përkthimet nga shqipja në italisht, për të fituar ndonjë lekë. Atje pashë gjithë ata fjalorë të mëdhenj dygjuhësh. Plot libra e kulturë në një barrakë të vjetër ferme…
Të nesërmen unë e Gjoni shkuam në Kinostudio, ku u takuam me nëndrejtorin e drejtues të tjerë. U shfaqa idenë e filmimit të një udhëtimi në Vjosë. Do dilte një dokumentar ى rrallë. Atyre u ngjante e pabesueshme.. Nuk na ndihmuan dot, se operatorët ishin me pushimet e verës në Durrës.
Dikush tallej nën hundë e qeshte me sarkazeëm.
Shkuam dhe në Ministrinë e Arsimit, ku ishte një degë e turizmit. Shef ishte një gjirokastrit me mbiemrin Sinojmeri, që më kishte parë në kampionatin e peshëngritjes. ج kërkova një autorizim- leje: “Lejohen Sotir Paskali dhe Gjon Baldini të ushtrojnë kanotash në Vjosë. Pa autorizim nuk të lejonte Dega e Punëve të Brendshme të Përmetit.
Pasi dolëm nga Ministria, shkuam në stacionin e trenit dhe u nisëm për në Durrës drejt e në det, ku u kënaqëm disa orë. Morëm një varkë me qera dhe filluam shetitjen e soditjen e bregdetit nga ujrat që kishin filluar t’ى shtonin dallgët. Kishim hyrë në kufirin e vilave të Udhëheqjes, ku ishte e ndaluar të afroheshe e jo më të shkelje. Roja e vilave vrapoi drejt bregut e na bërtiste neve: “Largohuni prej andej!”
E kthyem varkën të iknim nga erdhëm, mirëpo era e dallgët prapë bënin të kundërtën me ne. Roja bërtiste e ne s’e dëgjonim nga zhurma e lopatave dhe e dallgëve…se ishte një si lloj stuhie e lehtë ato minuta…
Por nga lëvizjet e tij këmbë e duar, e kuptuam se çfarë donte të thoshte: “Largohuni!”.
U dhamë me sa fuqi kishim lopatave që të ecnim përpara e përsëri era e dallga na kthenin pas. Pra qëndronim në vend. Roja s’duroi më dhe shkrehu me pistoletë në ajër. “Po ky mos ka rrjedhur?! – ى thamë ne njëri-tjetrit. Ndoshta ai mendonte se ne po talleshim me urdhrat e tij. U kuptua që ai nuk kish hipur ndonjëherë në varkë e s’ى dinte dukuritë e detit… kur njeriu nuk ى përballon dot kollaj. Vuihej re n jë prapambetje e madhe në dituri…
U ngrita më këmbë dhe me duar e bërtita në kulm ى fola: “S’na lë era, moreee!”
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Një tjetër polic më ى papërmbajtur u afrua me gjithë rroba e këpucë në ajër, për në na dhënë të kuptonim rëndësinë e urdhrit të prerë.
Me Gjonin konsoliduam piketat e udhëtimit. Të nesërmen unë u nisa drejt jugut, kurse Gjoni për të dhënë një provim në institut. Në Përmet për mua ishin ditët e fundit të qëndrimit. Njerëzve që njiheshim u vinte keq që do largoheshim. Kaluam shumë mirë me ta. Më shumë keq ى bëhej Fridës, që linte punën si koreografe në atë mjedis të ngrohtë përmetar.
Prova me barkën në det ishte shenja e besnikërisë midis dy miqve.


Më 7 korrik 1964 erdhi Gjoni në Përmet sipas fjalës dhe planit. Dolëm xhiro dhe kundruam lumin gjigand. Gjoni propozoi të mblidheshim shpejt në shtëpi. Ai filloi menjherë shfletimin e revistave rusisht që kisha në shtëpi, ku spikatnin karakteristikat dhe rezultatet e peshëngritësve më të njohur amerikanë të asaj kohe… Spikatnin dhe kundërshtarët e tyre kryesisht rusë që nga Juri Vllasovi e amerikanët Paul Anderson, Tomi Kono, Xhejms Bradford, Xhon Luis etj.
Gjoni ishte 4 vjeç më ى vogël se unë.
Korriku ndihet më pak në Përmet; se nga Vjosa krijohet një mikroklimë e lagësht. Pasi kaluam një natë me gjumë të mirë, kur u çel dita, puna e parë që bëmë ishte takimi me kryetarin e Kom. Ekz. Tث rrrethit, ى gjatë sa edhe Gjoni. U tregova idenë e udhëtimit… “Mos na mbyteni!… اfarë ndihme do nga unë?”- na pyeti Et’hem Bakiasi. ج thashë se na duheshin 8 trarë nga nNdërmarrja Komunale e ca dërrasa. Ai mori menjëherë në telefon Simon Tyton, drejtorin e komunales: “Ndihmoje Raqkën! Jepi çfarë t’ى duhet!”. E falënderuam dhe u ndamë. Kur shkuam në komunale, ashtu na tha dhe Simoja: “Merrni çfarë t’ju duhet… Ne morëm trarët, mahitë, dërrasat, Gnxhat metalike etj dhe ى kaluam nga ana e përroit drejt bregVjosës.
Punuam gjithë paraditen aty poshtë urës. , duke mbrthyer dërrasat mbi trarët. Edhe trarët ى mbërthyem mbi njëri – tjetrin me ca ganxha hekuri të sajuara posaçërisht për atë proces. Bukuroshi mori formën e duhur me përmasat 2 x 5 m. Kishte goxha peshë. Atje mbi sheshin e shpellës poshtë urës së madhe Bukuroshi po qëndronte në gatishmëri për misionin që e priste… E lidhëm me një tel tek një degë rrapi. Punuam nga mëngjesi deri nhë perëndim të diellit.
Fëmijët dhe djemuria e qytetit, kureshtarë e të urtë vinin vërdallë rreth nesh…
Si bë çdo gjë gati, unë e Gjoni shkuam e u hodhëm disa herë nga trampolina, që e kisha ndërtuar vetë. Turma na erdhi nga pas dhe atje. E dinim që nuk do ta trazonin Koken e lundrimit, se ndryshe hajde ta gjeje nëpër Vjosë… Duke marrë aprovimin e Gjonit mbërthyem dhe një direk në mes të trapit. Ai do të ishte ى domosdoshëm për të vendosur qesen e ushqimit, teshat etj, qoftë edhe komerdaren e shpëtimit. Direku do të na shërbente dhe për t’u mbajtur në raste lëkundjesh të mëdha. Te “kazani” ku shkuam u lamë. Pas gjithë asaj pune gjetëm dhjetra gra me fëmijë që bënin plazh të rregullt. Ishinj civilizuar sidomos gratë e nëpunësve e të oficerëve tëtransferuar në Përmet. Më pas ato tërhoqën edhe femra vendase me vete. Përmetarët gëzonin lumin dhe brigjet e tij dhuratë nga Perëndia.
Ja behën për t’u larë edhe një grup policësh me brekushe, duke u mbajtur pas një litari. Edhe Gjoni u kënaq shumë pas asaj lodhjeje me Koken. Teksa po thaheshim pas larjes dëgjuam thirrjen: “U mbyt, more, u mbyt!”. Kthyem kokat nga ishin policët. Një shok ى tyre, duke menduar se mësoi menjëherë notin, u nda ca nga shokët, por e mori vala e lumit e nuk frenoi dot. Me sa e kuptuam, u zhytëm sërish në ujë dhe pasi pamë një kokë që doli pak mbi ujë, notuam më shpejt dhe pas 50 metrash e arritëm; e kapëm shpejt dhe e nxorëm në breg pa ndjenja. Nuk mundej të kryente asnjë lëvizje. Dukej dyllë. Pasi ى bëra frymëmarrjen artificiale, e lëvizjet e duhura, u përmend.
Pasi na falënderuan, policët u veshën shpejt të mërzitur e të çliruar nga ankthi ى humbjes së shokut, u nisën drejt qendrës së tyre. Edhe kjo ngjarje u përhap shpejt në qytetin e vogël. Siç e mora vesh më vonë, u kufizua jashtë mase larja e policëve në Vjosë jo me urdhër të dikujt p nga frika e vdekjes.
Pasi kaluam drekën dhe pushimin pas saj, unë e Gjoni në pragmbrëmje shkuam te vendi, te Harilla Roshi, mekanik dhe fiksuam mbi Bukurosh direkun. Unë shkova tek SMT-ja dhe iu luta Harillës e traktoristëve për një komerdare. Ata nuk më gjetën. Dielli u fsheh pas kodrave dhe gurit gjigand të qytetit. Kishte filluar xhiroja e mbrëmjes e megjithatë pati dhe shumë syresh që u ndodhën tek ne.
- ا’po bëni, bre, ku po shkoni? – pyeti drejtori ى bankës.
- Në Adriatik, - ى thashë.
Na mbytën dhe me pyetje të tjera që nuk kishim nge t’iu përgjigjeshim, se po punonim me ngut. Emocionet e udhëtimit të nesërm filluan që një ditë më parë… Megjithatë, me njëfarë njerzillëku, u përgjigjesha shkurt, kureshtarëve. Kur mbaruam punë porositëm të mos e ngacmonin Koken. Ata premtuan se nuk do ta preknin. Ndryshe dështonte gjithë plani.
Ura u mbush nga njerëzit që bënin xhiro. Vajzat e veshura me plot shije kthenin kokën nga vendi ku ishim ne e çoç pëshpërsisnin… Ngjanin porsi zana. Shpëtimi ى jetës së policit na dërgonte përshëndetje duarsh dhe urime që nga larg.
Të nesërmen na priste një betejë e paparë ndonjëherë…
O VDEKJE E SIGURT, O LAVDI E PثRJETSHME!
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Ndërkohë që Frida merrej me Arturin dyvjeçar, unë që kisha lekë me vete, tok me Gjonin, bëra blerjen e ushqimeve më të domosdoshme që na duheshin për rrugë: bukë, djathë, marmalatë.
Frida nuk dinte shumë ç’po planifikonim si projektkaurdisnim ne jashtë shtëpisë. Unë qëndrova për një kohë të gjatë konspirativ karshi saj me të vetmin qëllim që të mos e trondisja… E gjora Fridë! Nuk qe aq e humbur, sa të mos e kuptonte. Po nuk kish se si të na ndalonte… Ne punonim si Robinson Kruszoja larg syve të saj.
Ajo e mori vesh shumë vonë nga disa shoqeqë na kishin parë, duke mbërthyer Koken poshtë urës së madhe. Kur e mori vesh, qau e befasuar. Qante pa zë, duke shtrënguar fort Arturin në gjoks. Sa shkova në shtëpi, e putha fort Fridën, duke iu përgjëruar, se nuk do të na ndodhte asgjë e keqe.
Madje ى thoshja, se po të rrezikohej Gjoni si mik shtëpie, do të sakrifikohesha unë që të shpëtoja atë. Më në fund u duk sikur u qetësua.
Gjatë jetës bashkëshortore shumë herë më është lutur Frida, për të më frenuar në disa projekte të mia të jashtëzakonshme e të rrezikshme për jetënkuturisje të miat…, që unë si tip këmbëngulës e thyeja…
Fjetëm si qengja unë e Gjoni atë natë. Na zgjoi trokitja e derës.
Frida na solli qumësht me feta gjalpi. Ora vajti shtatë e mëngjesit.
Duhej të dilnim, të gjenim dhe komerdaren.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

DITA E PARث E AVENTURثS

( 9 korrik 1964)
Të dashurën e zemrës e pashë që qante pa zë. I putha sytë dhe I fola:
- Frida, po dalim pak mos kushedi gjejmë ndonjë komerdare. Ti mos ki frikë!
- Mirë, po mos u vononi, se po u bëj gati mëngjesin.
Unë e Gjoni zbritëm si djelmosha shkallët e pallatit, kaluam paralel me gjykatën dhe u kthyem majtas në sheshin kryesor të qytetit.. Qysh herët po na përshëndesnin majtas e djathtas të njohur e të panjohur.
Gjonin nuk e njihnin më parë, por mjaftonte qenia e tij në krahun tim dhe… Sa mbërritëm në sheshin e madh para turizmit, u takuam ballë për ballë me Kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të Rrethit, Hetem Bakiasi dhe Apostol Kotanin, sekretarin e tretëe të Kom. Partisë Rrethit. Si rrokëm duart me përzemërsi, na pyeti: “Hë, gati për nisje? Pa shikoni te lumi…njerëzit kanë dalë si për miting…që t’ju përcjellin.” Mua m’u bë një si lëmsh në gjoks. Po bëheshim epiqendër e kërshërisë së gjithë qytetit. Për ne njerëzit po linin punë e gjithçka.
Hodhëm sytë nga ura. Turma po shtohej. Lëvizje masivesa andej këtej të çrregullta. Kush e kush të zinte një pozicion sa më komod për të mbajtur sehir…
Hodhëm sytë nga mjeti ynë lundrues. Në rregull. Na priste ne që të bënim çudinë…. Emocioni po na kaplonte tërë qenien.. Udhëtimi ynë ishte vlerësuar e paravlerësuar goxha nga kushdo në qytet…
9 korrik 1964. Ditë e shënuar për ne e për gjithë qytetin e Përmetit.
- Na duhet një komerdare, shoku Kryetar, ndaj s’po e lëshojmë Koken, - iu drejtova me njëfarë besimi, se e dija ku po trokisja.
- Shko tek shoferi im, xha Aleksi dhe ى thuaj të të japi , pa e rregullojmë një tjetër, se s’u bë qameti, Raqkë! Vetë juve t’ju vejë mbarë kapriçua që po hani me Vjosën…
I dhamë dorën sërish njëri-tjetrit dhe që nga ai çast, nuk na u dha rasti të takoheshim më me ata persona. Shkuam me ngut te xha Aleksi, një burrë ى shkurtër e babaxhan. Ai u tregua ى gatshëm, duke na dhënë komerdaren rezervë. Merreni dhe shiheni mirë. Asnjë vrimë nuk ka. E qerasëm me një konjak dhe ashtu konfuzë u nisëm për te shtëpia, të merrnim Fridën dhe Arturin dyvje\ar e sendet e tjera që kishim bërë gati për udhëtimin vdekjeprurës.
Rrugës takuam Rustem Dobin. Ai u tregua ى përzemërt. Na puthi siç e kish zakon. Zootekniku I mirënjohur kishte ardhur në Përmet.
Mora për dore Arturin e tok me Fridën e Gjonin u mblodhëm jashtë shtëpisë sonë. Arturi tek supi im ngjante si fëmija në duart e Hermesit, vepër e Praksitelit (Skulptor grek 500 vjet p. e. së re.Kurse Frida si një Afroditë në krahun tim të djathtë. Gjoni si atlet ى lashtë olimpik në të majtën time., duke mbajtur në dorë gjithë sendet e nevojshme…
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Morëm komerdaren e fryrë, \antën me bukë e djathë e marmalatë sidhe kapelet prej kashte në kokë e aparatin fotografik. Morëm dhe dy shishe me ujë për të pirë.
Kalonim si në paradë midis njerëzve të shumtë. Ngado që të hidhje sytë, shihje grupe njerëzish nga të gjitha moshat…, por më shumë të rinj e të reja gazmorë. Fridës ى dolën përpara disa shoqe dhe e përqafuan, duke e vënë në mes. Ndërkohë unë e Gjoni u shkëputëm pak, se shkuam te zdrukthëtaria e qytetit rreth një mijë metro larg, për të marrë dy dërrasa si lopata për lundrimin.
Arturin e mora me vete. Dielli ى mëngjesit po ndriçonte një peizazh të rrallë… Në zdrukthtari usta Gaqi, që më kish ndihmuar dhe më parë, duke më përgatitur korniza për piktura, na priti ngrohtë e njerëzisht e ى gatshëm si përherë…
Në kthim me Arturin kaliboza e lopata në duar, kaluam sërish midis njerëzish, vështrimesh e urimesh të përzemërta.
E ndalëm hapin tek mjeti ynë “çudibërës”…Bukuroshi primitiv.
Vinim re policinë që mbante rregull të fortë me takt e mirëkuptim me qytetarët e bindur të Përmetit. Kujdesi duhej treguar, se mos rrëzohej njeri në lumë nga ajo popullësi e madhe.në atë rrëmujë…
Një berber që quhej Xhafer tha: “Raqkë, na le pa punë! Pa shih, kemi dalë me bluzat e bardha të të përcjellim… Më tej ishin edukatoret me kolopuçët përdore.
ج dhashë Arturin Fridës dhe u zhvesha. Rrobat e banjës ى kishim veshur që në shtëpi. Trupi im prej atleti krijoi një admirim të madh tek ata që nuk më kishin parë gjer atëherë. U zhvesh dhe Gjoni. Tok me nja dhjetë djem të tjerë e ngritëm Koken në duar prej ujit dhe e hodhëm mbi ujë.
Desh e mori rrjedha po unë e kisha lidhur më parë te një degë rrapi.
Pasi putha fort Fridën e Arturin, zgjidha shpejt e shpejt telin nga rrapi dhe u hodha tok me Gjonin në dyshemenë e trapit lundrues. Sendet ى kishim vendosur më parë të lidhura në fund të direkut. Komerdaren e kishim lidhur në mes të direkut. Gjëmimi njerëzor dyshonte nëse Bukuroshi do ta mbante peshën tonë.
Bukuroshi po ى mbante shumë mirë peshat tona. As që ndjeu ndonjë fundosje. “E sheh, Gjon, kjo është një mrekulli! – ى fola ngadalë mikut tim përmes atij gjëmimi të përgjithshëm e pa ى ndaluar veprimet e duhura, se puna s’priste më… Frida qante me lotët \urk, që I shëmbëllente kaskadës së Drinit. Shkova dhe i putha Fridën dhe djalin. . Hipa sërish në lundrën tonë.
Lundrën e mori tatëpjetë rrjedha e fortë e ujit.
Populli zhurmëronte më tepër se Vjosa. Mimikat e tyre shprehnin gëzim, çudi, frikë; kurse të rinjtë fërshëllenin e të rriturit mendoheshin…
Hodhëm një vështrim tejembanë brigjeve të larta plot me njerëz. Ura e hekurt gati sa s’këputej nga mbingarkesa me njerëz; se në kësi rastesh ndodhin dhe fatkeqësira, siç kemi dëgjuar për ura, stadiume etj.
Lumi po më largonte me shpejtësi nga Frida, që nuk m’u nda nga sytë, tek po rrinte më djalin në duar si një statujë hyjnore. ج dërgova një puthje me dorë asaj dhe popullit mbi urë si në ato ngjarjet klasike. U mrekulluam nga pamjet që po na rrethonin e sidomos e turmës që na përcillte. Ata na shihnin tërë besim për misionin që ى kishim vënë vetes… Duhej të bënim kujdes të ve\antë, të mos mbyteshim.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Ura po na ngjante minutë pas minuti më e zvogëluar, si një ballkon ى mbushur ,me tifozë…
Syri më suri fotografin e qytetit në breg, Kriston nga Drtopulli. Ekishaporositur që natën e parë.
- Kristoo, - ى bërtita, - Shkrepe aparatin, bre burrë!
- Nuk na lejon sigurimi, - bërtiti ai, se është ura si objekt strategjik.
- Shkrepe, ore, ç’janë këto që thua?! Pastaj s’ke punë me urën ti, se ne jemi larguar prej saj. Ja, merrna këtu mbi Bukurosh, tek po nisemi.
- E Pamundur, - m’u përgjigj ى frikësuar. – Më fut sigurimi I shtetit në burg…
Pra, nuk u hodh në celuloid ai çast ideal, që mund të kish shumë vlera sot, pa le sikur të kishim gjetur kamera e aparate me ngjyra si sot! Edhe një film ى mrekullueshëm mund të ishte bërë, po të ishte realizuar, qoftë dhe bardhëezi.
Unë kam qenë njeri ى vëmendshëm në jetë dhe u përpoqa të mos më shpëtonte kjo skenë pa u fiksuar, por mundimi më vajti dëm. Një javë më parë që isha në Tiranë shkova në Kinostudion “Shqipëria e Re”, ku bisedova tok me Gjonin me një drejtoreshë e nja dy regjisorë. Atyre ua shfaqa idenë e lundrimit e dëshirën, për ta xhiruar si ngjarje të rrallë sportive si e para e këtij lloji në vendin tonë.
Ata u kënaqën nga ideja e pasioni si u flisja. Por më thanë se ata që duheshin ishin me leje e kishin ikur me pushime (si regjisorë e kameramanë, gati gjithë stafi)
Mandej ishte një veprimtari e paplanifikuar… Po të shtyni afatin, mund të bëhej diçka…”Jo pas 9 korrikut nuk prêt puna më, - u thashë.
Më dhuruan buzëqeshje e urime, por pa bereqet… Uzhgënjeva me emrin e Kinostudios…
M’u dukën shumë të plogësht s’e prishnin qejfin për hallin e tjetrit. Në vend që të tregoheshin aktivë për një rast që nuk përsëritej më. M’u dukëm pa vlera.
Kërceva përsëri nga Bukuroshi në ujë. Shkova e putha Fridën e ى përsërita: “Mos ki frikë, se nuk mbytemi!”
Ajo duke fshirë lotët mbeti atje sdi e ngrirë. Duke. Këerceva nga shpella.
U zhyta në ujë dhe arrita Koken që po shkiste mbi lumin e rrëmbyer. E arrita. .
Nuk u vonova dhe hipa përfundimisht mbi Bukurosh tok me Gjonin, duke marrë vetvetiu një pozicion monumental në këmbë, me njërën dorë te direku. Po kështu dhe Gjoni me trupin e tij të gjatë prej atleti.
Na u duk vetja sikur ishim në një kaloshinë ku kuajt ecnin lehtë pa na tallandisur, si njëherë që shetita me Fridën përmes fushave të Kamzës mbi baltën e butë.
Përsëri vura dorën te buza, duke u dhënë shenjën e duhur të gjithëve për herë të fundit.
Plasën brohoritjet si në një spektakël madhështor që kish për sfond muzikor zhurmën e lumit. Që nga ai çast popullit ى kthyem shpinën e sytë në drejtim të rrjedhës. Por, kur Bukuroshi filloi të rrëshqiste me një shpejtësi marramendëse, u pozicionuam më mire dhe u dhamë lopatave me tepër kujdes, që të shkonte Bukuroshi, nga ta drejtonim ne e jo nga ta çonte rryma.
Mbaruan përshëndetjet e filloi “Beteja e vërtetë”.
Koken e mori rryma e Vjosës. U lëshuam në krahët e saj. Shpejtësia u rrit. Po ى largoheshim urës e njerëzve. Unë e Gjoni rrinim në këmbë si dy statuja mermeri e po shikonim ç’po ndodhte. E ndiemë veten ca çaste si heronjtë homerikë.
Qysh në fillim u ndodhëm përballë një të papriture sa të bukur aq dhe befasuese… Nuk mund të sodisnim më pamjen që lamë pas, se lundërza jonë mori shpejtësi e nuk mund të komandohej më prej nesh. Guri I qytetit po zmadhohej e do përplaseshim me të.
Rjedha po na tërhiqte me furi nga të donte. U përpoqëm me lopatat tona ta drejtonim Koken për në qendër të lumit, por ai na tërhiqte gjithmonë nga e majta te shpellat; se nga e majta shkonte dhe masa më e madhe e ujit, se kish pjerrësi më të mdhe toka. Kurse djathtas shtrati ishte ى cekët e dukej si liqen ى madh. Pra, 300 metrat e para na u desh t’ى përshkonim me një shpejtësi të madhe nga juglindja drejt veri – perëndimit.
Tëhutuar para së papriturës tronditëse e të panjohurës, na ndodhi fenomeni viziv emocionues.
Dukej sikur ecnin edhe pemët, brigjet, shpellat, vargmalet, siç na ndodh sikur të ishim në një tren ekspres. U impresionuam, por e morëm veten
U nisëm me qetësi parajse e paspak minutash provuam shpejtësinë e skëterrës… M’u kujtua “Teoria e relativitetit” e Albert Ajnshtajnit me rritjen e shpejtësisë…
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Shtrati ى lumit ishte ى gjerë sa një fushë futbolli e në pamje të parë dukej sikur gjithë shtrati kishte ujë, por ndën ne lumi ى tërë lëvizte si një katarakt. Përpjekjet tona për të kaluar në qendër ishin të kota. U tallandisëm aq shumë, saqë ramë përmbys mbi dysheme dsdhe I thashë Gjonit të shtrihej barkas duke u kapur fort në të çarat e dërrasave. Shkuma u ngrit përpjetë dhe dallgët na përplaseshin pandërprerje në fytyrë e gjoks duke ushtruar presion mbi ne… Mna e mbuloi fytyrën shkuma e ujit.
Gishtrinjtë po na hapeshin e Bukuroshi po na fundoste ndën vete. ج jepnim trupit për t’ى dhënë njëfarë drejtimi lundrës, por ajo e çante ujin si avioni ajrin, kur bën pikiatë…
Gjithë ai vrull ى madh 300 metërsh përfundoi me përplasjen në një shpellë të madhe poshtë ujit, thuajse në bazën e gurit gjigand të qytetit që ngjan si vapor. Bukuroshi rrëshqiti me majë përpjetë ndërsa lumi e shty nga bishti, duke e rrotulluar në ajër përmbys atë dhe neve…
Pra lumi ى egër lozte me ne, sikur të ishim një lëvozhgë arre.
Masa dhe pesha e ujit bënte të vetën me ne dhe mjetin tonë të pazëvendësueshëm. Po të ishte tamam varkë, do ishte çarë e do ish përmbysur tok me ne. Kurse trarët zhyten e dalin prapë mbi ujë.
Për një çast Bukuroshi na u shkëput nga duart e na u fundos, sa unë e Gjoni humbëm njëri-tjetrin. Secili luftonte me rrymën për të mbijetuar. Unë nuk e humba krejt toruan. U dhashë duarve e këmbëve lart e nxora kokën mbi ujë, ku dallga ishte dy metër e lartë. Me sy të shqyer kërkova Gjonin.
Një dallgë tjetër rrotulluese na përplasi te shkembi me spiralen e saj. Unë pak a shumë ى kisha parashikuar kurthe të tilla, po jo t’ى provoja. اdo lumë ى rrëmbyer krijon të tilla gropa thithëse vdekjeprurëse… U zhyta përsëri në thellësi. M’u duk sikur ato tonelata të mëdha më shtypën e po më thithte qendra e tokës në ndonjë hon, nga ku nuk mund të dilja më.
ج kisha studiuar me kohë “valet” e Vjosës, ku ujrat rrotullohen në sipërfaqe, përplasen te shkëmbinjtë e marrin trajtë rrotulluese, siç rrotullohen planetet në Kozmos në mjegullnajat spirale me birën e zezë në qendër. Ujrat e shkumëzuara që gjëmonin hidhnin vërtet vallen e egër që ndoshta kërkonte të na merrte jetën në sy të popullit! Ishte një vallë vdekjeprurëse!
Nuk më zuri paniku e s’e humba toruan. Duhej të ruaja qetësinë e duhur pa panik, që të shpëtoja veten dhe Gjonin.
Të gjitha këto ى arrita falë parapërgatitjes së gjatë që kam përmendur më lart e të tjera stërvitje që’ s’kam arritur t’ى pasyroj të gjitha. Pa këto aftësi do ta pësonim si mizat në lavaman që thithen prej tubacionit shkarkues e zhduken…
Ndaj mbyten njerëzit e papërgatitur në lumenj e dete. اdo lumë ى rrëmbyer krijon të tilla gropa thithëse jetëmarrëse, që në shkencë quhen forca centripete rrymathithëse. Kisha thithur frymë kur uji më tërhoqi në thellësi dhe dija ta mbaja gjatë frymën. Uji më rrotullonte drejt qendrës së lumit e më sillte përsëri te shpella, duke më drejtuar me marramendje.
Kur vala rrotulluese më binte afër shpellës, unë me thonj mundohesha të kapesha në ndonjë pjesë të shpellës, por s’gjeja dot asnjë shkrep ose gropë ku të kapeshin gishtrinjtë. se Ujrat e vrullshme në shekuj e kishin limuar shpellën. Mikroflora mbi të e kish bërë të rrëshqitshme sipërfaqen e shkëmbit.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

E dija që ato gropa të thella kanë formën e një koni me bazë të gjerë lart e majë të ngushtë poshtë, në tabanin e lumit si një honi e vërtet (trung koni). Ajo masë gjigande uji binte me shpejtësi që nga ku merrte pjerrësinë e gjer…
Mjafton të kujtojmë picurrin e hollë të ujit në rrotën lëvizëse të mullinjve me ujë, ku forca e rënies mbi fletët-govata, ku fillon procesi ى rrotullimit, duke vënë në lëvizje mokrën e rëndë që bluan…
Pra, masa gjigande vinte me shpejtësi, ku merrte dhe shpejtësinë. Përplasja me shpellën vinte direkt në gjysmë rrethi. Duke parë ndën ujë dallova diçka që lëvizte. Të ishte ndon jë rrënjë peme, apo miku im, Gjoni?
Lëviza me zor drejt hijes e pashë Gjonin që merrte e jepte ngulmues për të dalë. E kuptova arsyen. Tonelatat e ujit po na rrasnin në një gufë.
Për të shpëtuar e për t’iu shmangur së keqes, e kapa përdore dhe të dy u zhytëm në thellësi. Sa më poshtë zhyteshim, aq më ى ngushtë bëhej koni si një fund kazani, ku mund të manovronim më mirë.
E tërhoqa me sa fuqi që kisha drejt tabanit të lumit, duke notuar me gjoksin në zall iu larguam rrezes thithëse; ashtu nën ujë notuam rrafsh me tabanin e Vjosë se ishim jashtë rrezikut. Kishim ecur mbi 50 metro nën ujë e kishim dalë në një cekëtirë të madhe, ku hapej Vjosa sa dy fusha futbolli në zall.
Ndodheshim pikërisht përtej gurit të qytetit që dukej sa një mal mbi kokat tona. Dolëm mbi ujë e përqafuam njëri – tjetrin, duke e shfaqur gëzimin për fitoren mbi vdekjen…
Ndërkohë pamë që mjeti lundrues na kish braktisur pabesisht. E kish rrëmbyer masa e ujit dhe e kish çuar 100 metra para nesh. Ujët ecte ngadalë e lundra jonë tallandisej mbi të. E arritëm me not lehtësisht dhe e nxorrëm në zallishten buzë lumit, pikërisht përtej thertores së qytetit, ku çdo ditë kontrolloja mishin e bagëtisë që hanin qytetarët, për të mos pësuar gjë nga ndonjë sëmundje e mundshme…
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Vetëm pasi dolëm në zall, duke dihatur fort nga frymëmarrja, mundëm të qetësoheshim prej llahtarës që hoqëm.
Vumë re mjaft njerëz që na kishin ndjekur buzë lumit ku të mundnin. Të rinjtë, të vjetrit e graria kishin lëvizur prej vendit lart mbi urë e rreth zallit të lumit, ku kishin zbritur. Ata kishin parë me sytë e tyre tmerrin tonë e sa s’na kishin qarë për së gjalli. Populli ى bekuar ى Përmetit na donte.
Tashmë të qetësuar vumë re se shumë të rinj që kishin ndjekur nga larg përpjekjet, humbjen tonë të përkohshme, ridaljen, po aviteshin brigjeve plot shpella… Bukuroshi pësoi nga përplasja e madhe e parë një troshitje në vetvete. Trarët kishin lëvizur nga vendi si dhëmbët katarroshë në gojën e njeriut, apo si gardhi me hunj të gjatë e të shkurtër…
Vumë re se direku ishte thyer. اantën e zborit plot me ushqime na e kishin gjetur ca të rinj e na e sollën me vrap; po ashtu dhe dy lopatat e zhdukura na ى sollën sërish ata që ى kishin gjetur. Të dridhurat e trupit prej të ftohtit e ujit të ftohtë sikur na fashitën gjatë qëndrimit mbi zallin e përvëluar të 9 korrikut. Ishte një pushim aktiv…
- A e ndien veten më mirë, o Gjon?
- Shumë mirë, foli kurajoz ai. – Por ah, më ka rënë aparati fotografik!
- Na është zgjidhur çanta, - ndërhyra unë. Na paskan rënë edhe pasaportat edhe hartat. Kanë mbetur bukët, djathi e marmalata.
- Bobo, si janë qullur e përzier! – vuri re ai ى dëshpëruar.
Direku nuk u shkëput fare, ndaj kish shpëtuar, se njëri prej telave nuk ishte këputur. Kjo kish rëndësi të dorës së parë, sepse, në të ishte lidhur komerdarja e shpëtimit si dhe teshat tona. Po të ish shkëputur direku, kushedi ç’do ndodhte me plaçkat tona…
Djemtë e rinjqë ishin më të ngeshëm e të shkathët na u afruan përsëri kur ndodheshim në zallin poshtë pasarelës që lidhte bregun tej SMT-së me sdrukthtarinë. Brigjet u mbushën sërish me njerëz që na ndiqnin në të dy anët e lumit. Më të vjetrit na ndiqnin me sy.
Kristo fotografi kish marrë një pozë që të përjetohej kjo ngjarje e papërsëritshme, të cilën unë e ruaj si një relike shumë të shenjtë…
Ai kish vrapuar duke shoqëruar Koken në lëvizje gjer në shkrepjen në momentin e duhur historik. Po bëheshim gati për të vazhduar ecjen misterioze ujore…
- O Gjon, përpara se të përplsaseshim e parashikova dhe të thashë ta braktisnim e të kalonim me not në breg.
Ai tha:
- Ti je kapiteni, unë nostromi. Ma le në dorën time. Më duket se mirë bëmë që s’e braktisëm Koken si dy frikacakë në sy të popullit. E ç’do fitonim? – iu përgjigja. - Koken do ta merrte lumi e ne do mbeteshim si dy guakë në sy të popullit… U dukëm si trima e do mbeteshim qesharakë në anë të Vjosës… Lamë dhe popullin pa punë, pa le për një spektakël qesharak…
- Duhet ta nderojmë popullin që na nderoi, - ى thashë Gjonit. O burra të bëhemi gati, se populli na ka në dritë të syrit.
Filluam të mblidhnim rraqet e përhapura e të grumbullonim forcat fizike e shpirtërore për t’u rinisur.
Ai lumë ى harbuar ato 500 metrat e para sikur ish bërë pishman e po çlodhej tok me ne…
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

A nuk ish Zoti ai që pak më lart na dha forca mendimi e muskujsh si dhe gjakftohtësi për të përballur atë rrezik vdjeprurës? Sa ى qetë e sa ى butë dukej ai lumë pas asaj skene të egër vrastare, që desh mori jetët tona…
Të njëjtat ujra kur janë të turbullta, janë më të frikshme, sidomos, kur bien trungje e kërcunj. Gjatë rifitimit të energjive ى kishim këmbët në tokë dhe ndiheshim të shkëputur nga çdo e papritur e mundshme. Filluam të mbërthenim me gurë gozhdët e dala nga vendi. Direkun e braktisëm mbi zall, se s’kishim vegla ta mbërtenim përsëri. Vepruam si njerëzit e lashtë që për të prerë përdornin gurin si vegël pune.
Shumë veta na u afruan, por s’kishin mundësi të na ndihmonin…
Ishte një fushim ى përkohshëm. Njerëzit na bënë zë që të mos vijonim më tej…
- Provën e bëtë. Ia dolët me sukses. ا’u duhet më poshtë, apo të rrezikoni veten?! – na thoshnin njerëzit e mençur.
Ndërkohë ia behu shefi ى Seksionit të arsimit, Piro Jarazi:
- Raqkë, boll kaq! Ju treguat heroizëm. Populli që u ndoqi, dëfreu, por edhe u trondit… Ishte një akt madhështor. E kam porosi nga Kryetari ى Kom Ekz. që të mos rrezikoni më…
Unë refuzova me mirësjellje, se nuk mund t’ى lija kurrë në mes punët e nisura me plot dëshirë, sado të vështira që mund të ishin…
Brenda gjysmë ore e bëmë gjithçka gati për udhëtim.
Edhe policia dërgoi të vetët. Por edhe ata nuk na e mbushnin dot mendjen që të braktisnim synimin…
Njëri 24 vjeçar e tjetri 21 do ta vazhdonim se s’bënte rrugën e nisur… Sa e qetë dhe paqësore ishte nisja, , aq tragjike dhe tronditëse u bë përplasja jonë me shpellën e nënujshme…
Po të mos na kishin ndjekur mijra sy atë çast fatal, përplasjeje dhe daljes sonë gjallë mbi ujë, nuk do ta besonte kush edhe sikur të shkruanim mijra artikuj. Pra, u krijua mendimi te kushdo se udhëtimi nuk do të ishte ى qetë e thjeshtë një zbavitje të rinjsh… Nisja atë përshtypje mbase krijoi… shetitje si në vaj… Por të papriturat fantazmagorike e rreziqet ishin ruajtur për më vonë… merre me mend se ç’do të ndodhte më pas!…
Pasi riparuam Koken, vendosëm të riniseshim., të vijonim udhëtimin tonë dhe kureshtarët e dashamirësit të ktheheshin në shtëpitë e veta.
Na ndihmuan disa çuna vendas, për ta shtyrë Koken nga zalli drejt ujit.
“Tani! – I bërtita fotograf Kristos.
Aty u fiksua dhe fotografia e vetme që kemi nga ai udhëtim. Pra \asti I nisjes së dytë.
Pra, nisja e dytë filloi si e para, në një heshtje të plotë. Vetëm Vjosa ushtonte. Ishte një pjesë lumi e qetë si një liqen. Ne largoheshim, njerëzit përreth na largoheshin e na zvogëloheshin… para syve tanë. Qytetin e lamë pas.
Si ecëm pak , lumi filloi të merrte kthesa majtas. Kaloi mbi një orë lundrim. Nuk dukej më frymë njeriu. Nuk do të shqetësonim më askënd me të papriturat që mund të na ndodhnin…
Mirëpo në të tilla raste, kur ke praninë e dikujt , ndihesh më ى fortë. Dhe ne nuk do ta kishim atë prani, ato zëra, ata sy.
- Shpëtuam paq, o Gjon, ishim para një vdekjeje të sigurt. ثshtë e dyta herë që na rrezikohet jeta në këto ditë të korrikut; se ashtu shpëtuam dhe në Durrës javën e kaluar nga peshkaqenët, të cilët vërtiteshin rreth transoqeanukut për t’u ushqyer me mish e mbeturinat e kuzhinës së marinarëve.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

- Ke të drejtë, maestro, kemi fat!
- Po bëjmë “sërf”mbi dallgët e Vjosës, por tashmë mbi një Bukurosh të madh…që forca e lumit e ngriti si fije kashte përpjetë e na palosi nën vete në ajër… - përforcova unë.
- Tronditje të madhe hoqëm, - tha ai.
- Vjosën e kam studiuar mirë këto vjet;madje jam ngjitur edhe me litar nga poshtë gjer në krye të urës dhe jam kolovitur për t’u hedhur nga një skaj në tjetrin të urës, po ua kisha frikën hekurave të një ure të vjetër; ndaj u tërhoqa, - I thashë Gjonit.
- Ajo përgatitje të ka stërvitur, ndaj dhe po të bindem, - shpjegoi Gjoni.
- Kështu e ka lumi, herë tërbohet e herë qetësohet.
Ishim vërtet të qetë. U jepnim lopatave pesë metroshe krahë, për të ruajtur drejtimin gjithmonë në qendër të lumit.
Duke rrëshqitur poshtë e më poshtë, syri nuk na ndeshte më asnjeri e asnjë gjurmë qytetërimi. Lumi mori një kthesë në të majtë sa qytetin e lamë prapa, sa s’dukej më.
Nga të dy krahët e lumit shikonim vetëm gremina, shkëmbinj dhe gufa, që ishin krijesa të lumit nëpër shekuj. Një ndjenjë vetmie e frike sikur po na kaplonte pakuptuar…
Ku ishim ne e ku ishte deti Adriatik?!
Udhëtim i gjatë dhe i rrezikshëm.
Ato që mendoja, mundohesha të mos ia shprehja Gjonit, që të mos e thyeja moralisht. E shihja me bisht tyë syrit dhe nuk konstatoja tek ai asnjë shenjë frike apo paniku pas asaj që ndodhi… Nuk I kthehej mendjaAs pishman nuk bëhej kollaj Gjoni. Dhe duke vështruar përpara mos na ndodhte ndonjë e keqe tjetër, qetësia shpirtërore dhe qëndrueshmëria fizike e të dyve më dhanë forcë e guxim, për ta përfunduar ç’kishim nisur.
Në jetë kam njohur lloj- lloj tipash… edhe nga ata që nuk e mbajnë fjalën. Madje edhe hileqarë që dinë vetëm të dridhen e përdridhen e që të lënë në mes të rrugës.
Jeta ka provuar e provon pabesinë bashkëshortore, apo arratisjen e ushtarit nga fusha e betejës. Edhe në vëllezëri ka tipa mistrecë ose të shkëlqyer e jo më në shoqërinë e gjerë… Gjonin e kisha një mik të mirë. Gara jonë sportive jepte mesazhe miqësore. Qëllimi ishte fisnik: të njihnim dhe mposhtnim natyrën kapriçoze.

Duke rrëshqitur butë dhe duke qëndruar në këmbë mbi Bukurosh mendja më shkonte tek ato të papritura që do të duhej të provonim nga çasti në çast…
Dhe nuk vonoi.
Para se të ndodhte e keqja, na vinte një oshëtimë në vesh, se lumi gjëmonte. Filluam të mësoheshim më këtë stil të lumit…
Një zhurmë e madhe plot gjëmim po afrohej në veshët tanë. Ujrat ishin të shumta nga shkrirja e borës… E gjithë ajo sasi uji po ngushtohej në honet që kishte gërryer Vjosa në shekuj.
Po shkonim drejt fshatrave: Kutal, Kosinë, Këlcyrë. Lumi po bëhej ى rrëmbyeshëm si një vijë e madhe mulliri, se pjerrësia u bë 35-40 gradë. Qindra shpella kishin dalë si kurriz peshku dhei zinin rrugën rrjedhës së madhe. Uji përplasej në ato skulptura të natyrës. Një shkumë e bardhë ngrihej lart, duke u pasuar nga një zhurmë karakteristike si e një katarakti,
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Bukuroshi mori shpejtësi. Ne të dy, me lopata në duar, mundoheshim të shmangeshim nga përplasjet me shkëmbinjtë, duke ى dhënë atij drejtimin e duhur.
Mbasi kaluam rreth 50 metra, gati duke fluturuar mbi shkumën e bardhë, na u krijua imazhi sikur e humbëm peshën e sikur kërcenim nga trampolina… Ishte një mirazh, një ëndër apo një realitet? Pasi kaluam atë zonë të rrezikshme lumi do qetësohej prapë. Një gropë e madhe ishte formuar në tabanin e zallit. Uji nxinte nga thellësia.
Atë qetësi të frikshme e prishte një burim ى vogël që varej nga shpella në lumë.Përmeti ى ka të panumërta burimet nga vetë natyra malore. Ato e pasurojnë Vjosën në rrjedhën e saj…
Me lopata ى jepnim ujit, se rrjedha s’po na ndihmonte më
Në të majtë e në të djathtë të lumit gjendeshin rrape gjigande të gërshetuara. Na duhej që shumë herë të përkuleshim që të mos linim kokën në rrjeta degësh rrapi të ndërthurura mbi ujrat e lumit.
Edhe rrënjë pemësh do të ndeshnim. Ishin të bardha (rrapesh) që bënin kontrast me zallin e bardhë…
Në të djathtë u dukën dy burime me ujë të ëmbël
- Jemi futur në Parajsë. A pushojmë pak, o Gjon?
- Besoj po, - u përgjigj qetë miku im.
Etje kishim boll, sidoqë ishim në mes të ujrave. Me kënaqësi pimë nga ato ujra kristale. Koken e lidhëm me tel te rrapi dhe u shtrimë në zallin e lumit. Ishte një pamje ekzotike, ku zogjtë cicërinin lart në pemë. Ai ndriçim ى gjelbër na dehu e sikur na vuri në gjumë. U shtrimë mbi rërën e përvëluar të diellit, sepse trupin e kishim të rrënqethur nga ujrat. Unë isha nja pesë metra më tej Gjonit, ku piva ujë të pastër e të ftohtë si kristali. Papritur Gjoni më pyeti:
- Ku e dije ti, maestro që koni ى ujit të rrotullon sipër e në thellësi më pak?
Unë iu përgjigja:
“Shpejtësia e lumit nga energjia e rënies prej maleve pengohet në faqen e malit të harkuar, ku merr rrotullimet centripetale drejt thellësisë…
Dhe vazhdova:
- Në thellësi ى shkëputesh më kollaj rrezes thithëse… Edhe ujet rrotullohet si era dhe uragani, ى cili të tërheq lart, kurse ujët të tërheq poshtë. Duke qenë dy vjet pranë Vjosës e kam studiuar këtë dukuri, o Gjon, ndaj mos të duket çudi! Ti e pe që uji u përplas te shpella gjysmëkonkave, nga ku mori dherrotullimin… Kam parë në dimër se si trarë e kucure që binte lumi nga malet, thitheshin te ky vend… Vjosën e kam pasur mikeshë për të mirat e huqet e saj, pra, si një të dashur kapriçioze…
Vjosa qe fryrë nga disa shira të rrëmbyeshëm që kishin rënë ato ditë fillimkorriku. Vozisnim papushim. Kur e shihnim të nevojshme çlodheshim. Në të majtë ngriheshin thikë brigjet e grryera si hone prej lumit. Pas një lundrimi disi të qetë filloi një kthesë djathtas, e pjerrët e me gjëmim të llahtarshëm. Ishte një diçka që pritej, por e hidhur për ne. U shtrimë menjëherë në gjunjë mbi Bukurosh e u kapëm me thonj e duar te dërrasat e dyshemesë. Bukuroshi po rrëshqiste mbi shkumëzimin lumor me shpejtësi marramendëse. Nuk mund të shihnim dot përpara, se nuk na lejonin stërklat çoroditëse e shkuma e bardhë një metër e lartë. ( si e anijes)
Vura re se në të majtë lumi ishte ى cekët dhe dallohej zalli në fund. As që priste puna për gjykim.
- Mos e braktis Koken! – i thashë Gjonit. – Përpara kemi shpellë të rrezikshme që do përplasemi me siguri. Po të hidhemi në ujë do na përplaset koka në shpellën si mal, se ti e sheh që s’ka zall që të dalim në anë, por vetëm faqe mali si thikë mbi ujë; ndaj të tërhiqemi në fund të trapit që ai të përplaset ى pari me shpellën e jo ne.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Dhe ashtu bëmë.
- Po na thith rryma, - bërtiti ndërkohë Gjoni.
- Do zhytemi ndën ujë, po ki parasysh që daljen e kemi majtas, po të rrezikohemi e ngelemi brenda, - ى thashë. – Ndaj hapi sytë ndën ujë.
Fluturuam mbi 70 metra mbi shkumën e bardhë e nuk mund të shkëmbenim më asnjë fjalë, se Bukuroshi po na fundosej poshtë këmbëve tona.
Me shënja rrëmbyem komerdaren të dy bashkë dhe e mbajtëm fort instiktivisht për ta patur gati për çdo eventualitet.
Lumi dukej sikur po hynte ى tëri nën gufë në zemër të malit. Bukuroshi u përplas aq fort te shpella, sa ne u çuam peshë instiktivisht nga inercia me nga një dërrasë të shqepur nën dorë, se Bukuroshi na iku…
Ndoshta duket e pabesueshme, por ja që ashtu ndodhi.
Bukuroshi u fundos pas nesh e nuk kuptuam ç’u bë…
Na u desh të përballonim goditjen direkte me shkëmbin; por, që të mos çanim kafkën, ى vumë këmbën shpellës dhe si morëm ajër, Lumi na zhyti e na rrotulloi siç deshi, ku u fundosëm ndën ujra në faqen e djathtë të malit.
Komerdaren e shtrëngonim aq fort, sepse e shikonim atë si shpëtimin e jetës sonë. Por, na u shkëput nga duart e na grisi kapiletua parakrahun. U gjendëm ndën shpellë brenda në ujë dhe rryma e egër po na rrotullonte sikur të ishim dy peshq. Jeta luftonte me vdekjen.
Ishte errësirë e nëndheshme, që vendasit e quajnë “Stena” T ë tilla gufa Vjosa ka me shumicë gjatë shtratit të saj, pasojë e gërryerjeve shekullore.
Mundet që në të tilla guva njerëzit e parë strehoheshin, ku jetionin me peshq e sot barinjtë mërzejnë kopetë e kalojnë vapën, kur dielli është në zenit. Mijëra tonelata ujë na ngjeshën në paretet e malit, por falë stërvitjeve të mëdha në zhytje e mbajtëm gjatë frymën e mundëm të rezistonim pa e humbur toruan…
Ishte e errësirë e madhe e fati na ndihmoi të gjenim rrugën e shpëtimit, sido që lumi na rrotulloi si elikë, ى shpëtuam marramendjes. Lumi po na shtynte në thellësi pa fund drejt “qendrës së dheut” ku do ishte një tmerr ى vërtetë…
Një rreze dielli prej zenitit të mesditës se si depërtoi gjer tek ne ndën ujë. Ishte rrezja e jetës. Ajo na shpëtoi.
Dhe pak sekonda të vazhdonim atje, do kishim vdekur nga shtypja e rëndesës së ujit shumë tonelatash, që na ngjeshte pas xhepit shpellor
Na ne u vërtetua edhe njëherë që drita është jetë.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Kishim dëgjuar, por e provuam në kushte të jashtëzakonshme… Andej nga xhepi ى shpellës ku ndodheshim, morëm drejtimin e asaj bulëze drite, asaj vale shpëtimtare që kish depërtuar ndën ujë në formë korpuskulash; ndoqëm dritën, ku me siguri do gjenim daljen, shpresën. E shtymë shpellën, për t’u larguar prej saj dhe të shtrirë me gjoks në tabanin e lumit, u dhamë këmbëve e duarve me forcë, se ajri në mushkëri po na mbaronte. Drita po shtohej e po përthyhej ndën ujë. Ishim pranë daljes prej skëterrës. Ndo njëqind metra më poshtë dolëm mbi ujë dhe vazhduam me krahë të shtrira, mbi rrymën që ecte me furi.
U desh të kapeshim fort pas degëve të rrapeve. U lumturuam, teksa pamë shoqi-shoqin gjallë e të pamposhtur nga egërsia e atij lumi…
Dihatnim, duke thither ajër me sforcim e me sy të shqyer.
Kusuret tona nuk kishin të sosur. U kapëm pas shpellave secili për hesap të vet dhe u shtrimë mbi shpellë me fytyrë nga qielli se ishte vend shkëmbor.. nuk kishte zall.
Si shpëtuam, shikonim njëri-tjetrin e qeshnim me zë të lartë.
- Ku është lundra? – pysnin sytë tanë.
- Me siguri ka ngecur nën gufën e nënujshme, - thashë me zë.
- Po komerdarja? – pyrti Gjoni.
- Kur u mbytën mjetet e shpëtimit, për qime kemi shpëtuar ne,për forcova mendimin që sytë e shprehnin frikshëm…
- ج gëlltiti Vjosa, - tha Gjoni. – Po të mos ى gjejmë, udhëtimi mbaron këtu, me kaq. Kështu qenka shkruar, përfundova unë.
Ne të dy komunikonim me vështirësi, se ende s’po qetësoheshim egjoksi nahidhej e zemra gjëmonte e sidomos mushkëritë e stërmunduara nga sforcimi prej hipoksemisë, mungesës së ajrit.
اuditërisht na u afrua një peshkatar me shportëen e peshve e kallam në dorë. Ne ishim shtrirë në shpinë e brofëm në këmbë, kur ndiemë praninë e e tij në ato gremina ku nuk afrohej njeri. As na shkonte mendja që Zoti do na sillte një dëshmitar…
- U tmerrova kur më dolët para syve. Si arritët gjer këtu? – pyeti ai I trembur me sytë e shqyera nga habia.
- Ne iu prezantuam me buzë në gaz dhe e sqaruam se ishim notarë.
- E shoh, po qysh u futët atje në krye të rrymës? Se aty, mor djema, janë mbytur shumë njerëz; Të merr jetën ai shteg ى ngushtë, ku lumi futet ndën tokë. Unë jam mga fshati Kosinë e kam dëgjuar mjaft gjëma… Sa e sa djem ى ka marrë rryma dhe ى ka mbytur nën tokë. Këtu pranë e kam fshatin.
- Të besojmë, se e pamë me sytë tanë, - ى thamë ne njëzëri.
ج porsanjohuri u habit kur mori vesh se nga vinim e ku do shkonim, ndaj pyeti me vend: “Sa para u kanë dhënë për ktë udhëtim vdekjeprurës?
- Nga një million lekë, - u përgjigja unë me sens humori. Atëherë çoç na dukej kjo shifër…
- Po a vlen jeta kaq para? – pyeta kot.
- Jo, djema, jo! – shtoi bariu. – Ndaj kthehuni në shtëpitë tuaja dhe lërini marrëzitë! Do mbyteni, oreee!…
E kuptuam që e kish me gjithë shpirt ai njeri ى tjeshtë, ndaj iu drejtova:
- Ke të drejtë, o xhaxha, por jemi betuar, që të mos ى lëmë punët e të mos kthehemi, - ى thashë unë.
Biseda e thjeshtë e kuptimplote u ndërpre, se atë çast pashë Koken që po vinte drejt nesh. Doli nga honet e nënujshme
Nga pas tij si manare e ndiqte komerdarja.
- Urraaa! – thirrëm të dy vetvetiu, sikur të ishim në një komandë.
Ishim të rinj , ndaj bërtitëm me tifozllëk.
- Tani iu tek lumit t’ى lëshonte, o Gjon!
- Siç duket u bëri gjyqin, - tha peshkatari.
U vërvitëm tek e tek nga shpella në ujë e kapëm rrufeshëm njëri lundrën e tjetri komerdaren.
Njëqind metrra më tej, ku lumi ishte ى qetë, ى nxorëm mjetet elundrimit në zallnë zall. Bëmë disa mbërthime të reja me gurë, ku ishin liruar dërrasat prej goditjeve të shpeshta…
Degët e rrapi që përdorëm si lopata na kishin humbur, ndaj këputëm dy të tjera, duke kapur e u varur në disa degë të gjata në breg të lumit.
- Të tillë katarakt e guva të frikshme s’besoj të gjejmë më parpara, - ى thashë Gjonit.
Të gëzuar jashtë mase që mbetëm gjallë, u vërvitëm mbi Bukurosh, sikur hipëm mbi kuaj varvatë. Përshëndetëm peshkatarin nga Kosina.
- Udha e mbarë, - na tha ai dhe na iku nga sytë.
Kishim marrë forca të reja, por dhe plagë në trup.
Gjoni më tepër kish shembur gjurin, kurse unë kokën. Duart nga brenda na u gjakosën nga teli ى komerdares… Na kullonte gjaku rrëke.
Koken e drejtuam me mjeshtëri në një “vragë” të re, se lumi po qetësohej e hapej si një liqen me ngjyrë blu në të zezë. Bimësia e harlisur rreth e qark në të krahët e lumit kish rrapet e mëdhenj me hijet e tyre që krijonin një freski të këndshme. Ajri i pastër na qetësoi plagët e shumta. Me dega rrapi vijuam të manovronim lundrimin… Ishim \lodhur gjysmë ore dhe u rinisëm.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Gjëmimi që sapo kaluam filloi e ndihej gjithnjë e më larg. Morëm një kthesë të re më të djathtë. Nuk vonoi shumë e një zhurmë e re u ndie… Pra, po ى aviteshim një “vallëzimi” të ri… që ne e quajtëm “Vallja e Vjosës”… Vetëkuptohej që pas çdo “liqeni” e qetësie do të pasonte një rrjedhë e fuqishme me befasirat e saj…Nga një lundrim paqësor e gati këmbëkryq do të fillonin avazet ndjellakeqe…
Njeriu aktivizon shqisat, muskujt dhe tërë qenien e tij si kafshët para rrezikut.
Sa ndjemë oshëtimën e re, u ngritëm vrik në këmbë si me sustë. Ujrat kalonin në të majtën e shtratit shumëshekullor.
E sakaq merrnin kthesë djathtas. Në mes të rrjedhës – aq shumë shpella sferike me përmasat e një njeriu. Që të mos përplsaseshim me to, manovruam shpejt , duke mëshuar peshën tonë herë majtas e herë djathtas. Po ى anashkalonim shpellat njërën pas tjetrës. Befas u ndodhëm në të tatëpjetën ujore të një katarakti tre-katër metrash lartësi.
E zbritëm thuajse me kokëposhtë., duke u mbajtur fort pas dyshemesë. Ramë mbi shpella. Më pas si triumfatorë lundruam mbi maja gurësh që na tallazisnin e trondisnin trupin mjaft dhunshëm; më keq se zetorët nëpër arat me gurë e gropa.Bukuroshi kërciste e trarët e luajtyur nga vendi ngjanin si dhëmbë të prishur… Sa herë troshitjej Bukuroshi, aq herë neve na krijoheshin goditje e plagë në trup…. Plagët e të \arat nuk numëroheshin…
Gjunjët e duart na zienin nga dhimbjet… Gjakun që na rridhte nga plagët e lanim me ujin e lumit. S’kish kohë e mundësi për salltanete të tjera kurative… Mirë që s’u mbytëm e nuk thyem kafkën.
Shumëllojshmëria e rreziqeve përbënte veçorinë thelbësore të atij lundrimi… Sa herë na rrotullonte e na torturonte Vjosa me trupin e saj të ujtë e të gurtë, ne e konsideronim një luftë e fitore mbi natyrën…
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Lumi lozte me ne e ne me të…
“Vallet e Vjosës” nuk kishin të mbaruar…
E kaluam atë katarakt me surprizat e pasosura të Vjosës…
Menjëherë u rigjendëm në rrjedhën edhe të shpejtë edhe pa rreziqe të paparashikuara. Lumi gjer në atë çast dha e mori të na merrte jetën, por, kur pa se ne e mundëm, filloi të na ledhatonte. Në rrjedhë të drejtë Bukuroshi rrëshqiste si slitat, kur ى tërheqin qentë polarë. M’u kujtua Skoti dhe Amundseni…në bore akull…
- Ti, Gjon, ke dëgjuar pse dështoi ekspedita e Skottit?
- Jo, - tha. - E ka ta di unë?!
- Iu derdh vajguri. Enët ishin ngjitur me kallaj. Enët u hapën dhe u dedh lënda djegëse e gatimit, ndriçimit e ngrohjes…. ج gjetën të ngrirë me ditare në dorë. Amundseni ى njohu gabimet e Skotit dhe arriti në Polin e Veriut normalisht. Atje ngriti flamurin.
- Shumë interesant, - thirri Gjoni, që dëgjonte me vëmendje të përqendruar.
Udhëtimi u bë i rehatshëm, mrekulli, liri e parajsë.
Ishim duke vozitur me kënaqësi. Unë rrija në krye të trapit e Gjoni në fund. Të dy me nga një degë rrapi në dorë.. Mandej, lumi mori një drejtim gradual në të majtë. Para nesh u hap një panoramë e bukur. Kishim mbërritur në zonën e Këlcyrës. Atje lumi hapej si një det. Nga e majta ngrihej bregu ى lartë plot shkëmbinj e sipër tyre fillonte sheshi ى Këlcyrës, një qytezë e populluar që në kohë të lashta. Buzë honit kishin dalë qindra burra, djem, vajza e fëmijë. Shikonin të habitur nga largësia Koken tonë e ne të dy që rrinim si triumfatorë pas një beteje homerike. Ne po aviteshim. Lajmin e kishin përcjellë shoferët…
Disa intelektualë si mësuesi ى fizkulturës dhe mjeku ى qytezës, na përshëndetën të parët. Ndërkaq lumi po na tërhiqte e u desh të manovronim, për ta çuar Koken në bregun e kundërt të Këlcyrës. Lumi përhapej në cektinën e zallit të bardhë. Ishte një pyll ى vëertetë me rrapishte. E nxorëm Koken në cektinë.
Kështu mbaroi udhëtimi ى ditës së parë me gjithë peripecitë e pafundme…
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Zgjidhëm çantën e lidhur me tela te dyshemeja e trapit prej nga morëm teshat, të cilat ى nderëm pak tëv thaheshin. Kontrollova në xhepin e vogël, ku mbaja lekët. Ishte ى gjithë pesëmbëdhjetëditshi im lejes. 3000 lekë të asaj kohe. Asnjë dietë nuk na pemtoi kush, se Gjoni ishte student.
Duhej ta mbaja sa më mirë që të qe e mundur atë shok të dashur e besnik. Nga ushqimet na kishin mbetur ende dy bukë të qullura që lëre…. Vetëm uria na bënte të hanim syresh, ndryshe ishin për t’u vërvitur në lumë.
Në çast Gjoni vuri re se tëv tre mijëshet që kishim nderur për t’u tharë ى kish marrë era e më pas Vjosa. ج arritëm me not dhe ى nderëm përsëri, duke u vënë nga një guriçkë përsipër.
اanta llucë nuk mund të merrej me vete në hotel, ndaj e hodhëm mbi një degë rrapi. Ashtu edhe nuk e prekte kush edhe do kullonte lagështira që kish marrë.
Ora po shkonte tre e mbasditës. Njerëzit vijonin të na shihnin me kureshtje. Siguruam dhe njëherë mirë Koken, se mos na e rrëmbete ujët. E tërhoqëm me shumë mundim e vendosmëri nëpër zall, duke mbajtur teshat në njërën dorë e duke lundruar, arritëm në bregun matanë. U veshëm shpejt e shpejt e hymë në qytezë.
Njerëzit na përshëndesnin. Shkuam drejt e në postë. Iu luta Grigorit, ى cili dërgoi një centraliste në shtëpi tek Frida. E ndjeva që po fluturonte nga gëzimi, që po më dëgjonte zërin..
- Raq, shpirt, a je mirë? Gjoni si është? Na ngritë gjakun. ا’janë këto tortura që më bën?
- Mos u tremb! Ne jemi të përgatitur. Arturin si e kemi?
- Shumë mirë. E ku kupton ai, se ç’po bën ti!… - fliste Frida e me një ton tjetër vazhdoi: “Dëgjova dy burra tiranas tek po thoshnin me njëri-tjetrin se dy notarët ishin mbytur… U trondita tmerrësisht, por nuk mund t’u flisja, se ishin të panjohur…
- اdo rrezik kaloi, po ik në shtëpi, - ى thashë gruas së merakosur dhe lashë receptorin, duke tundur kryet ى habitur për fjalët që përhapen…
Shkuam drejt në hotel, një hyrje e adoptuar pallati si ى tillë…
- Qysh jeni grisur kështu?- na tha hotelxhiu. ج kërkuam dhomë, pasi e sqaruam shkurt… Na kërkoi letërnjoftimet.
- Na kanë humbur në lumë, - e sqarova.
Pas një hezitimi të gjatë na regjistroi. Dhoma digjte nga dielli që kish hyrë nga dritarja e hapur. . Shtretrit kërcisnin. Atje pamë mirë plagët e njëri-tjetrit.
Fjetëm si të vdekur. U zgjuam nga ora shtatë e gjysmë e mbrëmjes. U veshëm dhe shkuam në restorant. Ramë përsëri në gjumin e natës.
Të nesërmen, si paguam hotelin, hëngrëm mëngjesin, iu drejtuam sërish Vjosës.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

DITA E DYTث E AVENTURثS
(10 korrik 1964)

Në mëngjesin e 10 korrikut 1964 u futëm me gjithë rroba në ujë.
Fillimisht u rrënqethëm nga freskia e lumit. E dinim që do të lageshim ne dhe rrobat., ndaj më kot që të ruheshim.Hodhëm sytë matanë. U gëzuam kur pamë Koken tek vendi ku e kishim fiksuar. Shkuam dhe ى veçuam teshat nga ushqimet. Si e bëmë çdo gjë gati, vendosëm të siçonim Koken përsëri në ujë. E kryem këtë detyrë përsëri me zvarritje e mundim… Për lopata kishim bërë gati më parë dy degë të mira, të cilat i këpusnim duke u varur pas tyre.
Në majë të bregut vumë re një grup njerëzish që po na përshëndesnin. Dalloheshin kullat bërë gërmadhë të Ali bej Këlcyrës.
Në të majtë të lumit ngrihej një mal ى lartë e ى pjerrët. Lumi sikur mori menjëherë vrull. Sasia e ujit ishte goxha. Lumi po na trajtonte qysh në fillim të ditës së dytë sikur të ishim milingona mbi një fije bari. Nga të dy brigjet dalloheshin shpellat si thikë vertikalisht gjer lart në qiell, sa të të binte kapelja.Lumi mori menjëherë vrull, sepse po zbrisnim nga Këlcyra për në Tepelenë. U futëm si në një tunnel të thellë natyral.
Shpejtësia ishte marramendëse, po ne vepronim me degët e rrapit, duke bërë tamam një kanotazh prehistoric. Uji qe ى ftohtë dhe ى rrezikshëm. Kur e sheh nga larg duket bukur, por kur je Brenda tij ndryshon puna…
Ecëm ndonjë orë e mbërritëm tek “Uji ى ZI”. Sa herë që udhëtoja nga Gjirokastra në Përmet e anasjelltas, zgjatja kokën te dritarja e autobuzit, për ta parë sa më qartë që të ish e mundur atë vend të veçantë me ujë të kaltër, që buronte nga rrëza e vargmalit të Dhëmbelit…
Thuhej se diku në honet e malit kishin hedhur bashka me lesh e kishin dalë aty te gryka e Këlcyrës.. Të tjerë thoshnin se kishin hedhur bojë të kuqe.
Ngjyra vinte ndoshta nga kontrastet me ujin e lumit.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Sa herë kam dashur të zbres nga autobuzi, po a do më bindej shoferi apo pasagjerët? Dhe ja, tek m’u krijua rasti me Koken lundrues. U munduam ta mbanim mjetin në atë anë të lumit, ku shfaqeshin burimet interesante… Edhe pse kaluam shpejt, u munduam të kapeshim pas shpellave, për të shijuar duke parë… Them se ia arritëm qëllimit.
Kënaqësi nuk është të shikosh një film të bukur, apo të hash diçka të shijshme, por edhe të shohësh bukuri të rralla natyrore: Uji ى natyrshëm në ngjyrë të gurit të kalit që buronte nga fundi ى malit përzihej direkt me ujin e shumtë e të turbullt të Vjosës. Kontrasti midis dy ujrave pikasej menjëherë: Burimi mjaft ى kthjellët e Vjosa në ngjyrë të errët.
Kushedi se ç’vlera mund të kenë ato ujra që dalin nga basenet e brendshme të malit! Patjetër që duhet të kenë vlera, por që duhet të studiohet, se çfarë mikroelementësh përmbajnë: bakër, zinnk apo çfarë?!
E drejtuam Koken në të majtë të rrjedhës që ta shihnim fare nga afër atë çudi të natyrës. Edhe pse ishte blu - ى errët, uji ishte ى tejdukshëm, se dallohej zalli ى bardhë poshtë tij. Ishte një kontrast ى dallueshm qartë.
Ujët dilte prej zgavrës së malit me furi, gjë që kuptohej qartë, se e shtynte ujin e lumit, për t’ى hapur rrugë vetes.
Nxitimthi piva disa gllënqka nga ai ujë ى pastër si qelibari; ngaqë doja të provoja shijen, temperaturën. Provova që ishte ى ftohtë, ى këndshëm, pa aromë të veçantë, pa ngjyrë e pa erë, pra tamam ujë kurativ për të vegjël e për të rritur për të forcuar kockat e fëmijëve rakitikë e të rriturve që janë me osteomalacia (shtrembërim kockash pas zbutjes së tyre)
Duhet të vijë një ditë që të trajtohet me tjetër sy ai ujë, madje dhe për t’u tregtuaer si kurativ për sëmundje të brendshme e të lëkurës.
Rryma na e rrëmbeu lundrën, sa duart tona nuk mund ta mbanin dot më shpellën që na shërbeu si stacion ndalimi.
- Merakçi ى madh je, - më tha Gjoni, - pas fenomeneve të natyrës.
- Që në pallat të pionierit kam qenë në rrethin e natyralistëve, - sqarova mikun tim të vogël.
E ndërsa rryma na rrëmbeu përpara, koka ime hepohej mbrapa, për të fiksuar në tru edhe më nga ajo bukuri e përjetshme, të cilës nuk ى jam afruar më sa atë ditë.
Pasi kaluam dhe “Ujin e ZI” ramë në qetësi. Një pellg ى madh si liqen shtrihej përballë nesh. Nga ana e xhades mbi të binte rrëkeja e ujit të mullirit, ku kish shumë bimësi: rrape e shkurre; ndërsa nga e majta ngrihej mali thikë mbi kokët tona.
Ne po vozitnim të qetë mu në qendër të këtij liqeni të thellë. Pamë dhe peshq të mëdhenj rrotull lundrës që nuk trembeshin fare nga prezenca jonë. Zogjtë fluturoinin rreth nesh mbi lumë e fluturonin nëpër pemët rrotull. Ishte si një parajsë ku nuk të sikonte syri gjë tjetër veç peshqve e zogjve.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

- Hidhu, - ى thashë Gjonit.
Kërcyem të dy në ujë si dy peshq të mëdhenj dhe u freskuam në atë ditë fundpranvere e fillimvere. Pas kësaj me një hop u ngjitëm në lundrën tonë e u dhamë lopatave përpara.
Sasia e madhe e ujit filloi të kalonte sërish në një terren krejt të ngushtë; lumi filloi të gjëmonte nga një zhurmë e tmerrshme. Ne të dyve na rrëmbeu rryma e shpejtë. Na duhej të manovronim me shkathtësi, durim e forcë duarsh. Mbi të gjitha duhej mendim ى saktë e gjykim ى shpejtë që të mos përplaseshim nëpër shkëmbinj me atë Bukurosh të leqendisur…
Edhe pse ishim djem të fortë e guximtarë, ndiheshim shumë të brishtë përpara fuqive të mëdha të natyrës…
Si na u ngop syri duke manovruar për të shpëtuar jetën nga rreziqet, vetvetiu ngritëm sytë lart, ku dalluam vetëm një shirit të hollë qielli mbi majat e maleve.
Na dukej sikur po vozitnim në zemër të dheut.
Malet shumë të pjerrtë në te dy anët, të veshura vetëm me shkurre e koçimare, shërbenin vetëm per t’ى lëshuar oksigjen natyrës e blerim çlodhës. As dhitë nuk mund të kullosnin në ato pjerrina. Dukej sikur do na binin shpellat mbi kokë. Shpejtësi e rrymës po rritej. Do t’ى nënshtroheshim fatit, se s’bëhej ndryshe…
- Bobo, ç’është kështu? – tha Gjoni.
- O burra, të tërhiqemi në bisht të lundrës, - ى thashë.
Vdekja filloi prapë të lundronte me ne të dy.
Panikun nuk ia shfaqnim njëri -tjetrit.
Ruanim secili krenarinë individuale. Para syve na u shfaq një gjë e zezë. Duke u afruar rrëmbimthi pamë qartë majën e një guri të gjatë që ngjante si një peshk me kurrizin dhe majën si thikë.
Ai shkëmb zgjatej në mes të rrymës, duke ndarë lumin e ngushtuar në dy degë akoma më të ngushta.
“Shtriu barkas! – i thashë Gjonit, me qëllim që të kalojmë djathtas, pa e prekur shkëmbin.
E anuam Koken djathtas, si avionin që ى bëjnë akrobaci ajrore… Po rryma e ujit na çoi pikërisht në qendër të lumit.
Qe e pamundur t’ى shmangeshim përplasjes me gurin si majë shpate. Koha ishte aq e shpejt, sa nuk e dalluam dot
çastin e përplasjes me shkëmbin…
Goditja ishte kaq e fortë sa unë e Gjoni për inerci fluturuam në ajër; kapërcyem gjatësinë e trarëve dhe ramë mbi shpellë. Kur e mblodhëm veten, kontrolluam këmbë e duar të shembura e jo të thyera.
- Pa të ecim pak, si do ndihemi, - propozoi Gjoni.
اdo organ e kishim në rregull.
Gjymtyrët e gërvishura e shembjet s’ى kishim problem.
Po Bukuroshi ç’u bë?
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Atë e kishim para syve. Qe ngulur në krye të shpellës sa njëri tra kish hyrë sikur të ishte kafshuar nga shpella.
Duke bërë shakara, morëm veten dhe filluam të nxirrnim Koken nga vendngecja. Ishte zonë e rrezikshme.
E Panjohura krahas bukurisë përmban dhe rrezikshmërinë. Ishte një bukuri e egër sa kërcënuese aq dhe joshëse. Atëherë m’u kujtuan fjalët e shërbëtorit të Sen Simonit: “اohu, kont, se të presin vepra të mëdha!”
- Je dakort të çohemi, miku im, se na presin punë të mëdha?! (Dhe ى tregova si vepronte shërbëtori ).
- Sa mirë e zgjonte! – tha Gjoni, duke u ngritur e shkuar drejt trapit.
- Hajde të shkulim Koken nga shpella, - foli miku dhe kapëm mjetin. E tundëm gjithandej, sa e shkulëm nga vendi, aq fort kish ngecur.
Pastaj ى ngulëm këmbët shpellës, gjersa e shkulëm përfundimisht…
Puna nuk priste më as t’ى shtrëngonim dorën njëri-tjetrit, se na rrëmbeu rryma më të poshtë. Nuk ى kishim më as drurët-lopata.
E vetmja metodë manovrimi na mbeti mbajtja e ekuilibrave përmes peshës së trupave tanë…sa nga njëra anë në anën tjetër të trapit… Ecëm ca kuturu, pa ditur e pa mundur të shihnim përreth, deri sa pa ndjerë ramë në një zonë disi të qetë frymëmarrëse… Filloi ecja ngadalë. Filluam të përdornim duart si lopata… Ishte ende mëngjes. Atje ku ishim ne malet nuk e linin diellin të na përshëndeste sadopak…
ج propozova Gjonit të provonim një mënyrë tjetër për shtytjen e trapit në mungesë të lopatave: Të zbrisnim në ujë dhe ta shtynim Koken nga pas…. Ashtu bëmë. Avancuam ashtu gjysmë ore.
- Mos na kafshojë ndonjë gjarpër, - foli Gjoni.
- Mos u tremb, se nuk janë helmues gjarpërinjtë e ujit edhe sikur të na kafshojnë, - e qetësiova mikun. – Po të ishinm duke mbledhur çaj në mal..poooo. Atje po të pickoi gjarpri ose nepërka e rrezikshme, duhet urgjent ndqrhyrja popullore e më pas trajtimi mjekësor… Heu, sa herë e kanë pësuar bagëtia gjatë kullotjes!…
- Po mishi u hidhet poshtë? – pyeti me naivitet Gjoni.
- U hiqet koka dhe mishi tjetër konsumohet, ama me kusht që mishi të zihet mirë e pastaj të konsumohet, - përfundova sqarimin tim.
ج tregova pastaj raste kur gjarpri ka pickuar barinj dhe unë kisha ndërhyrë për evitimin e së keqes me gjilpëra “antvipera”…
Lundrimi vazhdonte qetë. Lundronim e bisedonim.
Pasi u lodhëm jo pak, duke e shtyrë, u hodhëm mbi Bukurosh dhe ashtu, ulur admironim natyrën përqark… Ishte një natyrë ë mrekullueshme me vlera turistike. Arritëm tek një zonë me bimësi të larmishme. Shpendë nga më të ndryshmet dëgjoheshin gjithandej… Vumë re edhe dushqe edhe plepa, dhe bredha. Ndoshta nuk më kujtohet mirë, po atje…diku nga e majta derdhte në Vjosë ujrat e Veta të kthjellta e të pakta një lumë ى vogël: ishte lumi ى Dhëmbelit që përshkonte krejt luginën e Zagorisë e të Maleshovës.
Duke lundruar vumë re rrëzë një shpelle një hardhi me plot rrush. Ndonëse ishte 10 korrik ai rrush ishte ى pjekur! Sa shpejt!
Në të djathtën tonë përkarshi u duk një mulli ى vjetër me ujë, duke vërvitur prej një goje të madhe shtëllunga uji në Vjosë. Kushedi nga e merrte atë ujë ai mulli.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

ا’arrin të bëjë dora e njeriut!, po të priret gjithmonë drejt të mirës vetiake e të e të përgjithshme!…
Prej andej edhe Vjosa jonë sikur ndërroi mend… nisi nga gjëmimet…duke e shtuar vrapin, sikur ish në garë me ndokënd…Rryma gjigande me ato ujra të bollshme sikur u përqendrua në anën e majtë të rrjedhës, duke lënë në krah të djathtë një cektinë. Rryma na përfshiu si një degë të thatë, duke na future në “vallen e vdekjes”…
Mali ngrihej pingul mbi kokën tonë. Rrjedha e lumit sikur rrotullohej në pafundësi, duke u përplasur në atë hark shkëmbor si drapër. Po ndodheshim Brenda një hataje të vërtetë, që as nuk e kishim parë, dëgjuar apo lexuar gjëkund.
U kapëm fort pas trapit, duke hedhur njërën dorë tek e vetmja komerdare. Na rrotulloi rryma rreth pesë herë si kali në lëmë brenda vorbullës dashakeqe.
Rryma na sillte nga mesi ى lumit te faqe e malit. Ne zgjasnim dorën që të kapeshim tek ndonjë shkëmb, por faqja konkave e shpllës ishte e lëmuar. Ah, sikur të kapeshim dot tek ndonjë gur! Menjëherë do ta braktisnim Koken, për t’iu ngjitur shpellës thikë përpjetë, duke u kapur pas shkurreve.
Aty ku donim ne të mbaheshim nuk kishte degë e rrënjë fare, se ى kish eliminuar lumi me kohë.
Edhe pas algeve rrëshqitëse të shkëmbit nuk mund të mbaheshim. Rreziku na kuturisi drejpërdrejt. Nuk mund të shndërroheshim dot në alipnistë, për t’u ngjitur me këmbë e duar. Në çastet kur lumi nuk po na jepte më shpresë shpëtimi, etja për të jetuar na nxiti të bënim përpjekje të jashtëzakonshme për të dalë nga ajo gropë thithëse… drejt paqes…
Po, që të arrinim paqen… U habitëm se si u thithëm tok me Koken ndën ujë!… U gjendëm si në një pus poshtë lumit. Komerdaren nuk mund ta lëshonim dot nga duart. Ishim tepër të shqetësuar. E pamë vdekjen me sy.
Logjikën e kishim top dhe aspak të hallakatur pas gjithë atyre peripecive… Nuk ramë në panik të shfaqur.
IshIm të përgatitur fizikisht dhe e mbanim shumë frymën ndën ujë. Kjo qe arma jonë…
Frika e zhytjes dhe e humbjes në tunele nënujore të panjohura ekzistonte. Ashtu siç mbetëm një ditë më parë te shpella e peshkatarit, në xhepat e stenave, ashtu po ngecnim përsëri… Në të dy rastet më silleshin nëpër mendje dhe para syve Frida e dashur me djalin në duar. Ato ishin imazhet e fundit në trurin tim, nëse atje do ishte fundi ى jetës sime.,..
Lumi nisi të më rrotullonte me xhiro të shpejta brenda një rrethi me hark më të ngushtë, domethënë na futi në qendër të spirales. Na thithi më të poshtë dhe neve menjëherë na u kujtua koni, ى cili poshtë vjen duke u ngushtuar. Me një shtytje të forte të muskujve dolëm nga rrezja e honisë thithëse, pra ky sforcim muskulor në zhytje na bëri që të shtrihemi me gjoks në tabanin e lumit në drejtim të dritës shpëtimtare. Dolëm mbi ujë për të vazduar lundrimin me stil të lirë. Koken mezi e arritëm. E kapëm komerdaren që na kish ikur furishëm nga duart në një moment dyluftimi me vorbullën e ujit…
اudi! Lumi na thithi ne, por komerdaren nuk e fundosi dot.
Bukuroshi ishte para nesh. E arritëm me not-pash; hipëm mbi të vazhduam lundrimin të qetë, duke bërë shakara me njëri-tjetrin.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

- Shpëtuam dhe kësaj here, mor Gjon! Tani jemi si në Parajsë. Lumi sikur ndërroi fytyrë. U shfaq paqësor, sikur nuk kish bërë asnjë faj.
Bukuroshi lundronte në rrjedhë paralelisht me rrugën automobilistike të grykës së Mezhgoranit. Nuk e shikonim direkt xhaden, por ecnim paralelisht me të, se shihnim makinat që kalonin mbi të…
Pas njëfarë kohe lumi e rriti shpejtësinë, duke marrë një kthesë të gjerë djathtas. Vazhduam të qetë udhëtimin, por në veshët tanë sikur po ndihej një zhurmë e madhe katarakti.
Jehona e saj përplasej e përcillej tek ne nga shpatet e maleve. E kapërcyem edhe atë kthesë të madhe e të gjerë, duke zbritur e rrëshqitur gur më gur nën shpellat e nënujshme.
Pastaj lumi mori një kthesë tjetër e po drejtohej drejt Urës së Dragotit. Një pamje madhështore po shfaqej në horizont, ku lumi hapej shumë gjerë… Dolëm nga Gryka e Mezhgoranit në një hapësirë më të madhe.
- ج Lamë mbrapa malet e larta thikë, sikur të hiqnim ndonjë kokore, - ى thashë Gjonit.
- Sikur po marrim frymë më lirshëm, - tha ai.
Dielli na ra direkt mbi ballë, se nuk e pengonte më mali nga juglindja. U dëgjuan bori makinash.
Aty - këtu shikonim ndonjë makinë përkarshi. Dolëm nga një botë misterioze në jetën moderne…
Na doli përkarshu ى ura e madhe e Dragotit.
Shoferët që na shihnin, na përshëndesnin me bori makinash. Nga vendi ku ishim në ato shpella e guva filloi të na ngjante lundrimi si shëtitje, si lodër.
Jo më kot Vjosa quhet lumë ى rrëmbyeshëm edhe në lëndën e gjeografisë…
Papritur lumi mori më teposhtë. Pra ishim në një terren malor. Oshëtima e tij shumëfishohej nga malet përreth. Gryka e Mezhgoranit gjithmonë ka përcjellë jehonë zhurmash e luftrash. Bukuroshi rrëshqiste mbi ujrat e atij lumi aq shumë tekanjoz, sikur të donte të na mbyste me çdo kusht.
Lumi dhe ne bashkë me të po e linim dalngadalë grykën madhështore. Duke e lënë, sikur shpëtuam nga ajo tutelë e maleve nga të dy krahët…që na bënte zap…
Me hapjen e horizontit në terren të gjerë fituam liri më të bollshme. Në grykën që kaluam më lart kërcyem disa herë nga Bukuroshi në ujë me qëllim që të shpëtonim jetën, duke braktisur Koken… Por nuk kapeshim dot në shpellat e lëmuara majtas e djathtas. Aq sa mund të dalë një insekt nga Brenda ujit në tubacion, ne notonim mbas trapit, hidheshim mbi të, se s’kishim rrugë tjetër…
Kur terreni u zgjerua, mundësia e vrapimit dhe e shpëtimit u shtua, se dilnim me vrap në zall. Lumi, mbasi u kalua kjo zonë e hapur e në cekëtinë qe grumbulluar e kish grryer tokë në bregun e djathtë, duke gërryer rrënjë rrapi të mëdha dhe rrëzur ato. Një rrap gjigand ish rrëzuar si një pengesë nga njëri breg ى lumit në tjetrin. Ngjante si trari ى një postblloku të vërtetë.
Ura e Dragotit, dukej afër me sy, por larg, për t’u arritur…
Nuk ishte një mirazh por një realitet ajo pamje madhështore… Dielli ishte pingul në zenit; ndaj dhe truri dhe syri lodronte në këtë hapësirë që na dukej herë afër herë larg… Ura e hekurt ishte ende larg nesh e dukej sikur na thoshte: “Ejani shpejt, por kujdes tek ai rrapi që kini përballë…”
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Një rrezik ى panjohur po na kanosej brenda një kohe shumë të shkurtër…
- Shpejt në fund të trapit, - bërtita unë sërish.
Dhe kështu vepruam. Bukuroshi u përeplas me degët, ى theu të parat “bajoneta” prej druri. ا’ishin të thara nga dielli u thyen me zhurmë. Ne ishim shtrirë barkaz në fund të luindrës sonë, e cila na mbrojti shumë mirë. Pa forcën thyese të trarëve ne do ishim shpuar tejpërtej nga ato bajoneta…
Nga inerci e madhe e rrjedhës Bukuroshi u rrotullua dhe u kthye përmbys në atë mori dëgësh të panumërta dhe ngeci ى përmbysur. اuditërisht ne u gjendëm poshtë trapit nën ujë si të ngecur ndën rrjetë.
Na u desh një përpjekje mbinjerëzore të dilnim prej andej. Kishim rënë në grackë të natyrës… Një rrjetë ndërthurur degësh të panumërta na kish mbërthyer. Rrapi ى madh ishte si një oktapod gjigand, që na mbantëe me këmbët e tij, siç ngec një insekt brenda një bime mishngrënëse, brenda petaleve e sepaleve, ku asimilohet gradualisht prej saj…
E përsëri dashuria për jetën ishte ajo që na dha forca e gjykim të ftohtë. ج vendosëm këmbët te trungu ى rrapit dhe me plot dinamizëm, Koken e përmbysur mbi kokat tona e kthyem anash…
Unë dola mbi ujë, por Gjonin nuk e pashë. ج shqetësuar pa masë u zhyta prapë në ujë në kërkim të shokut.
Uji ى tejdukshëm dhe ى ndriçuar nga rrezet diellore që derdheshin nga kupa e qiellit, bënë të mundur ta shihja mikun tim, tek po përpiqej të çlirohej nga degët e rrapit, si një insekt në rrjetën e merimangës.
Këmba e djathtë ى kishte ngecur në një bifurkacion (këliço) bigaç ى vërtetë rrapi. Këmba ى ngeli si në çark.
Unë ى ,mështeta të dy këmbët e mia te baza e një dege të trashë dhe mbërtheva fort me duar dy degët që ى kishin zënë këmbët mikut. U dhashë me sa fuqi kisha shpatullave dhe mesit; e theva degën te kryqëzimi duke nxjerrë Gjonin nga kurthi…
U dhamë duarve e dolëm lart mbi ujë. Dolëm në bregun e majtë të lumit. Zumë vend në zallishten plot gurë në formë gjylesh e disqesh të lëmuar.
Sa u ngrit në këmbë, Gjoni thirri: “Ooooj, oooj, obobooo!”
E kuptova që ى kish dalë nga vendi kocka tarsale e metatarsale.
- Të ka dalë nga vendi syri ى këmbës, por mos u tremb, se do të ta çoj në vend.
E fërkova, duke ى bërë masazhe vendit delikat dhe pa ى thënë fare, ia tërhoqa fort dhe abansëz, duke ia çuar në vend.
Bërtiti si ariu, por s’e ndiente aq shumë se ishte ende ى ngrohtë…

- Qetësohu tani, se nuk do të të dhembi shumë, - ى thashë mikut.
Pa anestezi lokale, me novokainë, nuk është e lehtë për të bërë ndërhyrje të tilla ortopedike. – ى thashë dhe vazhdova me masazhe energjike.
Gjoni u bë dyll ى verdhë dhe u mbulua nga djersë të ftohta. U çua në këmbë dhe donte të provonte këmbët.
- Thyerje nuk ke, - ى thashë.
Dhimbjet ى vazhdonin. U çlodhëm mbi gjysmë ore, se nuk kishim ndonjë gjë të ngutshme…
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Pasi qetësova shokun, vetvetiu hodha sytë nga lundërza, e cila qëndronte e ngecur ende tek rrapi.
Lumi ى rrëmbyeshëm e koloviste Koken, por nuk e rrëmbente dot më tej. Ishte me të vërtetë një situatë e vështirë.
- Do ta lëmë me kaq udhëtimin?- ى thashë Gjonit.
ج bëra thirrje që të më ndihmonte për ta nxjerrë.
- Nuk mundem më, maestro! - me tha. – Më fal që të lashë vetëm!… Kalova degë më degë nga trungu deri tek Bukuroshi ku dhashë e mora ta shkulja nga degët. E shkumda disa herë, por s’mundja ta shkulja plotësisht.
Pashë njëherë me vëmendje, nëse ndodheshin rrobat tona nën të, siç ى kishim vendosur në fillim; ج preka me dorë dhe u binda, se ishin brenda çantës ushtarake, të lidhura me tel pas trarëve…
E kishim dhe atë merak… Po të na humbisnim, si do dilnim vetëm me mbathje në rrugë e gjithandej?!
Gjoni mori hov dhe çalë- çalë erdhi tek isha unë tek Bukuroshi ى gozhduar…
U përpoqëm me të gjitha forcat gjersa e shkulëm anash.
U desh forca e të dyve që ta tërhiqnim zvarrë, duke lëkundur edhe me ndihmën e ujit ë shkulëm fare prej andej derisa e nxorëm në rrjedhë të hapur.

Me shtutje me not e nxorëm në zall. Atje u çlodhëm, sa të merrte veten Gjoni. Ndërkohë për të hequr mendjen nga dhimbjet e për të kaluar kohën, unë mbërtheja dhogat e liruara nga gozhdët dhe ى tregoja Gjonit për urën e hekurt, të cilën e kishim përballë pak më poshtë.
Ura e Dragotit ishte e ndërtuar nga italianët si një vepër strategjike – ushtarake.
Harqet prej hekuri ى jepnin një pamje madhështore. Ishin me mijra kryqëzime e vida të mëdha. Ura ishte ndërtuar me shumë precizion e art; ndërtuar pa asnjë këmbë, por nga njëra shpellë në krahun tjetër të Vjosës. Shinat dhe hekurat nuk ishin vetëm në rrugën ku ecnin makinat a këmbësorët – anash, por harqet mbi urë mbanin dy pikat e rëndesës në një hapësirë të madhe…
Dy skajet e urës mbështeteshin mbi cilindra hekuri të plotë. Gjatë verës kur bymehej hekuri, ura bymehej mbi cilindra e kësisoij nuk krijoheshin deformime apo plasaritje…
Mbi hekur qe shtruar dysheme me lëndë druri e puthitur dhe e lëmuar. Dhe mbi të plllaka hekuri format. اdo kënd e brinjë ishte e ndërtuar mbi ligjet e fizikës dhe shumë precizion e art. Këto brinjë me njëra-tjerrën kapeshin me mijra vida e dado të mëdha.
Urën e kisha studiur imtësisht më parë, kur vrapoja mbi të. E kam vrejtur me vëmendje nga afër në të dy ekstremet…
Kam ulur dhe kokën ndën urë për t’ى parë më mirë cilindrat mbi të cilët ura bën një luhatje majtas – djathtas për të shmangur dukurinë fizike të bymimit e tkurrjes…
Kur vjen nga Përmeti për në Gjirokastër, poshtë urës në shkëmb sheh të gdhendur datën dhe vitin e ndërtimit. Kur të thërmohet fare shkëmbi nga erozioni, vetëm atëherë mund të shembet dhe ura…
Them se data e ndërtimit të saj korespondon me datëlindjen time (mars 1940). Gjatë Luftës II Botërore deshën ta hidhnin në erë me bombardime prej ajrit; por ishte e pamundur sepse avijoni nuk mund të fluturonte me precizion mbi urën e fshehur poshtë këmbëve të malit.
Në dalje të urës ka pasur dhe ka postë policie…. Këto ia bëra të qarta shokut tim, Gjonit, gjatë pushimit, që t’ى hiqja vëmendjen ga dhimbja e këmbës.
- Edhe ne krenohemi me saktësinë e inxhinierëve italianë e jo më ti, që e ke nënën italiane, - ى thashë mikut.
Ndërkohë pamë që 100 metro më poshtë Vjosa ndahej në tri degë, duke marrë pamjen e një akrepi gjigand mbi atë zall e hapësirë të pamatë…të grykës së Mezhgoranit.
 
Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)

Një polic andej nga mbiura ى ra bilbilit pa pushim.
Ne e pamë veprimin ashtu kalimthi, por nuk e dëgjonim nga zhaurima shungulluese e lumit. Gjestet e policit ishin domethënëse… Na bënte thirrje të dilnim nga lumi e të ngjiteshim lart. ج bëra shenjë që e kuptova, por ai nuk më kuptoi mua.
Gjoni më tha të vazhdonim e të mos përfillnim thirrjen e policit, por unë nuk mund të veproja ashtu. Gjithmonë kam qenë ى bindur ndaj ligjit.
- Po shkoj ta sqaroj, - ى thashë Gjonit. –
Mirëpo a ndalej kollaj Bukuroshi?…
Lumi na kish degdisur goxha më poshtë urës, duke na nxjerrë në anën tjetër. Tek po manovronim kokëulur, dëgjuam si në humbëtirë dy të shtëna pistolete.
Hodhëm sytë nga polici, ى cili po na drejtonte pistoletën. U detyruam t’ى thërrisnim fort: “Po vimë, mor po viiimëëë!Ki durim!
Mezi na mori vesh permes shenjave . U qetesua . Me shumë mundime e spostuam Koken në anën e djathtë të lumit poshtë rrapeve të vegjël . Gjonin e lashë të qetësohej . Vetë u nisa drejt policit, drejt një rruge dhiare më të përpjetë . Polici, që u duk ى eger fillimisht, me zgjati dorën duke qeshur . ‘Si je , o doktor ? Gjer ku do te veni me këta drurë ? … E sqarova se kisha marrë leje e meqe isha transferuar ne Girokastër , doja te ndahesha me Përmetin me atë lloj udhëtimi… Bile kemi ndërment të arrijmë deri ne Adriatik, - ى thashë .
Ai u habit .
Ndërkohë nga dhoma e kontrollit dolën dy policë të tjerë . Hynë në bisedë miqësisht . Ata nuk më njifnin dhe kërkuan pasaportat . U detyrova t’ى sqaroja dhe ata . Gjylani , polici ى parë , me njihte që kur bëra nje vrap nga ura e Lekelit gjer te ura e Përmetit , pas autobuzit te xha Nastos. Si vazhduam dhe ca bisedën , u kërkova leje të vazhdonim udhëtimin . Gjylani qeshi dhe me tha : “E di pse ju ndalova ? Më urdheroi kryetari ى komitetit që të pyesja për shëndetin tuaj , e me sebet edhe për t’u çlodhur…” U befasova … “ Merre në telefon Ethem Bakiasin dhe shprehi falënderimet e mia për interesimin që po tregon! “Shkuam te telefoni si mulli , por nuk na doli Permeti…E pashë se po vonoheshim dhe si u takova perzemersisht me ta , u ndamë si miq . Zbrita në monopatin e ngushtë e të pjerrët me një frymë .
- He , në rregull ? – pyeti Gjoni dyke drejtuar trupin .
- Asgje me zarar . Ishte nje truk , per te pyetur e per te na clodhur , nga shoku Bakiazi …
- Bravo ى qoftë ! – tha shkurt Gjoni , disi menefreg per asi gjerash .
E vazhduam lundrimin vetëm në një degë , se të tri degët erdhën e u bashkuan .Pra sasia e ujit ishte e madhe.Kapërcyem nje repart ushtarak.Bregu ى majte ى lumit pasonte me nje lartesi dy-tre metra mbi siperfaqen e ujit-toka pjellore e rruges automobilistike . Dallohej mirë xhadja Gjirokastër-Tepelenë.Uturonin makinat në të.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top