fcbesia
Anëtar i Respektuar
Shqipëria "e vogël" do të zbresë sot në orën 19:00 në fushë përballë Kroacisë. Takimi i vlefshëm për eliminatoret e Evropianit 2009 për Under-21 do të luhet në stadiumin "NK Varteks" të Varazhdinit. Ky është takimi i parafundit në Grupin 1 për skuadrën e drejtuar nga Artan Bushati, që momentalisht renditet në vendin e katërt me 11 pikë të grumbulluara në tetë ndeshje. Ndërsa 21-vjeçarët kroatë klasifikohen të dytët me 18 pikë, me 4 pikë më pak se Italia kryesuese. Në përballjen e mëparshme, të luajtur në shtator 2007, Shqipëria fitoi 1-0 në "Ruzhdi Bizhuta" të Elbasanit, pas golit të Canit. Dje, në orët e para të mëngjesit, Shpresat kanë udhëtuar me aeroplan në drejtim të tokës kroate, ndërkohë që pasdite skuadrës iu bashkuan edhe dy ish-lojtarët e Vllaznisë, Gilman Lika dhe Xhevahir Sukaj. Talentet, që tashmë militojnë në kampionatin turk, kanë pasur probleme me vizat dhe janë detyruar që të udhëtojnë nga Podgorica.
SHQIP