legjenda
Tetova
Rajoni
Zbardhen emrat e tre të arrestuar për grabitjen e banesës në fshatin Qinam të Zall Herrit.
Ata janë Jani Uruçi, 29 vjeç si dhe dy vëllezërit Ndriçim e Durim Bami, përkatësisht 20 dhe 26 vjeç. Policia publikoi edhe pamjet e momentit të arrestimit të grabitësve, të cilët u prangosën në fshatrat Grec dhe Tapizë.
Të maskuar dhe nën kërcënimin e ar*mëve, ata grabitën mbrëmjen e 30 majit një banesë private. Fillimisht ata u prezantuan si punonjës policie. Pasi lidhën familjarët, autorët kanë grabitur disa sende me vlerë si dhe 40 mijë lekë të reja.
Policia njoftoi sot se identifikoi dhe arrestoi autorët e dyshuar, duke sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur për realizimin e vjedhjes dhe njëra nga ar*mët e zjarrit kalla*shnikov, me një krehër me fishekë. Ende nuk është gjetur ar*ma tjetëHome