Historia e legjendës së tyre i ka fillimet e veta ndërsa Jim Morrison (poet, shkrimtar dhe rok-vokal) së bashku me shokun e tij të Universitetit të Los Angel-it studentin Ray Manzarek (organo elektrike dhe pianofort) ishin duke ecur në bregdet në gusht të vitit 1965. Jim-i mbi rërën dhe ambjentin e ngrohtë të plazhit i hapet shokut të vet duke i recituar vargje nga poezia " Moonlight Drive " : Let's swim to the moon / uh huh hu / Let's climb throught the tide / Penetrate the evening that the city sleep to hide... Manzarek pasi e dëgjon mendueshëm i thotë : Këto janë lirika të shkëlqyera për këngë që s'i kam dëgjuar asnjëherë më parë. Le të ngrejmë një grup roku dhe le të bëjmë miliona dollar më tej. Jim ishte aq i befasuar sa nuk mundi t'i kthente përgjigje shokut të vet se pikërisht ishte kjo ide që bluante në mëndje prej një kohe të gjatë. Kështu lindi legjenda e quajtur The Doors. Së bashku me ta u bashkuan kitaristi Robbie Kreiger dhe bateristi John Densmore.
Nga viti 1967 gjer në 1971 Morrison, Manzarek, Krieger dhe Densmore regjistruan shtatë albume muzikore me kompaninë Elektra Records që e shpunë The Doors nga një grup muzikor klubesh , në vëndet e para të klasifikimeve muzikore , gjer në sferat e grupeve të pavdekshme në historinë e rokut. Padyshim që Doors-at , si i quanim në ato kohë në Shqipëri, kanë ngelur një ikonë roku edhe sot me një freski dhe pavdekshmëri rrënqethëse që vazhdojnë të impresionojnë brezat.
Mbasi kaluan kohë duke kënduar në disa klube nate , vendosen përkohësisht në klubin Whisky-A-Go-Go-Bar , pikërisht aty filluan të zhvillojnë një kult krejtësisht individual në muzikë të parrahur më parë , njëfarsoj rok-acid apo psikodelik-rok me vargje epike që shpalosnin literalisht kompleksin e Edipit në ballada të tilla si rrëngjethësja " The End ". Ishte pikërisht aty në Whisky... ku Arthur Lee (muzikant) i dëgjoi për të parën herë dhe i prezantoi më tej djemtë e çakërdisur tek boss-i i Elektras Jac Holzman duke i hapur rrugën lavdisë së njërit prej grupeve muzikore më të sukses'shme të fund'viteve gjashtëdhjetë.
I regjistruar në vitin 1966 por i lëshuar në publik veçse në 1967 albumi i tyre i parë " Break On Through " ngelet një album që kërkon të ç'rrënjosë krejtësisht konservatorizmin kultural amerikan të atyre viteve duke e zëvendësuar me kulturalizëm krejt të ri nga ana e perceptimit mendor dhe moral. Doors-at njihen si pakëzuesit e parë të poezisë së vërtetë me muzikën , kjo falë talentit të padiskutueshëm poetik të Morrison i cili edhe si këngëtar e bënte gjithë publikun të digjej nën ekstazën e vet seksuale-diabolike dhe bukurië-ëngjëllore absolute. Por ishte kënga "Light My Fire" që i hapi Doors-ave dyert e një suksesi të menjëhershëm. Vetëm shtatë minuta pasi u luajt për herë të parë në radio , u ngjit direkt në vendin e parë të hite-ve të kohës. Albumi " Strange Days " (1967) përbën një nga punët më serioze të grupit. Madje edhe vargjet e Morrison kanë një karakter të pjekur në forëm ballade ( këngët " People Are Strange " , " Love Me Two Times " , " Backdoor Man " etj ). Ndihen tendenca kundrejt rokut klasik (ç'ka në të vërtetë ky grup është) panvarsisht nga psikodelia apo acid-roku që mbështjell veç faqen e jashtëme të tyre. Në vitin 1968 Doors-at e kaptuan oqeanin duke u bërë të njohur në Evropë , fillimisht në Britaninë e Madhe me albumin e tyre " Waiting For The Sun ".
Ndërkohë që lufta e Vietnamit ishte në kulmin e saj , me këngët e tyre " Five To One " , " The Unknown Soldier " etj, si dhe me krejt demonstrimin e deklaratave të hapura kundra luftës ata u bënë si të thuash zëdhënës të krejt brezit demokratik të rinisë amerikane të atyre viteve. Jim Morrison jo rrallë herë u arrestua në këtë periudhë si prishës i rendit publik.
" The Soft Parade " është i konsideruar nga kritika si album eksperimentues çka në të vërtet nuk i përshtatej si duhet ekspresivitetit të grupit duke e bërë shtypin të shprehej se : ... Morrison me Doors-at e tij janë krijuar vetëm për t'u shijuar direkt Live në koncert e jo nëpër albume eksperimentuese... Ndaj dhe grupi nuk vonoi të shpalos natyrën e vet rock n' rooll me albumin " Morrison Hotel " një përpjekje e shkëlqyer për të rikrijuar urat e lidhjes midis Bluzit dhe Rokut. " L.A. Woman " është albumi final që kemi nga The Doors. Si me qenë një album profetik duke mbajtur në vetvete misticizëm të pashpjegueshëm nëpërmjet baladave rëngjethëse " Riders On The Storm " ose " Break On Through (to the other side) " ky album shënon një kualitet të pakapshëm , si për të na dhënë lamtumirën e fundit nga Jim Morrison i cili u gjend i vdekur në vaskën e hotelit të vet në Paris në korrik të vitit 1971.
Që prej asaj kohe The Doors (Portat ose Dyert në shqip) nuk krijuan më asgjë të re duke na lënë kështu të hapura të gjitha dyert e interpretimeve të pavdekshme të këngëve të tyre.James Douglas Morrison u lind në 8 Dhjetor 1943 në Melbourne, Florida. Vdiq në menyrë misteroze ( ndoshta infrakt-zemre) në banjën e dhomës së hotelit të tij në Paris, Francë në 3 Korrik 1971. Eshtrat e tij prehen pranë varrit të Balzakut dhe shumë shkrimtarëve të tjerë. Përgjatë kësaj periudhe jetësore të rrufeshme prej njëzet e shtatë vjetësh, Jim Morrison e ka transformuar vetveten nga brilant e rrebel student në lëvizjet demokratike, në poet e këngë-autor origjinal, nga këngëtar legjendar rock n' rroll sharmant , në film prodhues dhe shkrimtar endacak.
Jim ishte një artist avangardist në kërkim të pandërprerë. Rregjistroi shtat albume muzikore së bashku me grupin e tij The Doors ku pjesën më të madhe të këngëve i shkroi vet. Prodhoi dy filma të nderuara me çmime në atë kohë. Regjistroi në studio poezi të cilat më tej i publikoi në tre botime të ndryshme poetike. Si dhe padyshim imazhi i tij si legjendë roku kaptoi gjithandej kufijt e mbarë botës perëndimore. Finesa (ose kualiteti) i jetës artistike të këtij artisti të gjithanshëm ngelen shkrimet e tij. Në verën e vitit 1971, pak kohë para se të vdiste, kishte shkruar më tepër se gjashqind faqe me poezi, epigrame, lirika, ese, tregime dhe skenarë filmash. Për të poezia ishte një rrugë drejt prakticitetit dhe perfektshmëris jetësore. Si e tillë pjesa më e madhe e këtyre vargjeve janë shkruar nëpër blloqet dhe fletorkat e tij të shënimeve personale, nëpër aeroporte, nëpër autorugët gjigande të Amerikës, në turnetë e muzikës në Europë, pas skene, në bregdet lindje-perëndim, hotele, bare, restorante, taksi, gjithandej. Shumë prej tyre ngelën madje edhe të papërfunduara dhe papërpunuara si pasoj e vdekjes së parakohëshme të këtij poeti modern amerikan sikurse edhe një zëri të gjithë e kanë cilësuar.
E kane quajtur: "Poeti i lirise" dhe "Njeri me zemer te madhe"; "Njeri me nje tru brilant qe me jeten e tij arriti te ndryshonte mentalitetin e njerezve";.
Varri i tij ne Paris eshte vend pelegrinazhi per admiruesit, muzikantet, poetet , njerezit e ardhur nga e gjithe bota.
Prej vitesh, gjithkush qe e njeh mire historine e muzikes se rock-ut dhe shkon ne Paris, ndalon ne banesen e perjetshme te Jim Morrison, ne kujtim te artistit brilant, por po aq edhe veteshkaterrues.
" Në fillimet tona ne ishim duke krijuar muzikë, rizbuluar vetveten, për çdo natë...
Duke filluar në dy linjat e para muzikore e ndoshta me dy fjalë apo me dy vargje të para.
Shpesh në bregdet ndërsa shihnim oqeanin, Së bashku të bashkuar për një kohë të gjatë ishte një mrekulli për secilin nga ne e gjitha kjo kohë : Acid, diell, shokë, oqean, poezi dhe muzikë"
Jim Morrison (1943-1971)
sa i madh qe ishte..