Pe: Thenje mbi shqiptaret
-Nga studimet e mbishkrimeve (epitafeve) mbi gurët e varreve të lashtësisë, të monedhave, helmetave e të vazove gjejmë një numër të madh emrash ilirë, si Bardhyl, Bardhi, Genti, Teuta, Pinnes, etj. Qazim Lleshi në librin e tij “Emrat vetjakë ilirë” ka dokumentuar mbi 1300 emra ilirë, pa përmendur emra malesh, lumenjsh e të tjera emërtime. Argument gjuhësor janë edhe vargu i emrave, që shpjegohen vetëm me dukuri të ligjeve fonetikore, si: Dalmaci=dele; Dardani=dardhë; Shkup=skopje; Ulpjana=Lipjani; Ulcinium=Ulqini; Durrachion=Durrësi; Buenë=Bunë; Mathis=Mati; Scodra=Shkodra; Drinus=Drini, e kësisoj mund të radhiten qindra shembuj të tjerë.....!!
-Poemat e Homerit Iliada dhe Odisea bazohen te epika pellazgjike, siç e trajton Uiljamsi, ish-ambasadori i SHBA në vitet `30 të shek. të kaluar për Greqinë dhe për Malin e Zi. Në fund të librit të tij të titulluar “Shqiptarët”, ai ka vendosur edhe një fjalor me 150 fjalë me rrënjë pellazgjiko–iliro–shqiptare. Sipas trajtesave dhe hulumtimeve të albanologëve të shquar, që gjejnë dëshmi pellazgjike të shumta edhe në poemat homerike, kemi arsye të deklarojmë, që këto dëshmi flasin në favor të tezës së trashëgimisë iliro-shqiptare nga pellazgjishtja....
-Natyralisti romak Plini i Ati (13-79 pas e. së re) i ka cilësuar malet e Shqipërisë si të skalitura, ku si në skenë janë zhvilluar beteja tragjike gjatë shekujve, beteja epokale, si ajo midis اezarit dhe Pompeut; vërshimi shkatërrues sllav; ekspeditat normane të Robert Guiskavalit; dyndjet e ushtrive perandorake të Aleks Komnenit; ekspeditat e kryqtarëve të Bujemualit të Normandisë dhe të Rajmondit të Tulzës; sulmet e ushtrive kalorësiake anadollake të Mehmetit II Fatiut.
-"Shkenca kërkon, që të shkriftohen e të davariten problemet e jo të jepen si të dhëna një herë e përgjithmonë. Po e ilustrojmë këtë ide. Lashtësia e qytetërimi i gjuhës shqipe zanafillën e vet e ka qysh në thellësitë e shekujve, nga shek. II pas e. së re. Ekziston një pohim, që gjuha e shkruar e shqipes e ka fillesën e saj qysh në kohën e Karlit të Madh Anzhu, rreth vitit 1272."
(Konica Faik, - Vepra. Vëllimi II. Tiranë, 2001, f.185.)
---------- Post added at 22:15 ---------- Previous post was at 22:06 ----------
Në marsin e vitit 1913, një delegacion shqiptar me Ismail Qemalin, Luigh Gurakuqin, Isa Boletinin etj,. shkuan në Londër, ku mbahej konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, të cilat do të caktonin edhe kufijtë e Shqipërisë. Kur delegacioni hyri në Ministrinë e Jashtme, sipas rregullit, Isa Boletini dorëzoi koburen. Ministri i Jashtëm, Eduard Grej i tha Isa Boletinit:
-"Gjeneral, nesër gazetat mund të shkruajnë se Isa Boletinin që s'mundi ta çarmatoste Mahmud Shefqet Pasha, e çarmatosën në Londër"
- "Jo besa, as në Londër jo, - u pergjigj Isai dhe nga xhepi i jelekut nxorri nagantinë (koburen) tjetër"
-Në konferencën e paqes në Paris, perfaqësuesi i delegacionit grek, për të bindur të pranishmit se Shqipëria e Jugut është tokë greke, në mes të tjerash tha se të gjitha kishat në Shqipërinë e Jugut janë me mbishkrime greke. F. S Noli që perfaqësonte delegacionin shqiptar, i dha këte përgjigje:
"Në pjesën veriore të Parisit është një kishë me mbishkrimin grek, prandaj Komisioni i Paqes, le ti japi grekut njëherë Parisin, pastaj kur të dojë të vijë të shohë mbishkrimet greke në kishat tona. "
- “ Unë nuk gjej tjetër gjë që ata i besojnë vertetë përveç “Kanunit” dhe thënjes që përbën kodin e tyre: “nuk ka ushtri që të na nënshrojë”
(Edith Durham për malësorët e Shqipërisë së veriut: Brenga e Ballkanit, fq 170)
-Zakoni i mikpritjes, i ndarjes së bukës dhe ujit, i shtëpisë në mes vëllezërve shqiptarë të Kosovës dhe shqiptarëve të tjerë, është tipar i madhërishëm. Në qytetin e Kukësit një gazetare nga Evropa Perëndimore shkroi një skicë, në të cilën tregonte, se kishte parë të zotin e shtëpisë, që shpinte çdo ditë 10-12 bukë për t`i ngrënë bashkë e të mbanin shpirtin gjallë, të vrisnin urinë së toku. Tirana, si në të gjitha trojet shqiptare edhe në ato të Maqedonisë, të Malit të Zi, tregoi fisnikëri, çka u tregoi forcave shoviniste, se e kaluara historike shqiptare jeton dhe është çimentuar akoma më fort, se ishte virtyti i ekzistencës, i krenarisë dhe i madhështisë së këtij kombi.
Planet ugurzeza të Beogradit, që shqiptarët të përlesheshin me njëri-tjetrin e ata të bënin sehir e bota të shihte se ne ishim fise barbare, pa ndërgjegje kombëtare dhe pa aftësi shtetformuese, si gjithmonë, dështuan dhe me këtë shpërngulje tinzare dhe barbare. Ky akt i madh u jep të drejtë rilindësve, të cilët hartuan atë platformë politike për zgjidhjen e problemit numër një, problemit të çështjes së bashkimit kombëtar. Marshimi biblik dhe pritja e ndërgjegjësuar e merituar dhe e guximshme, u shndërrua në një manifest në sytë e botës dhe i diktoi asaj të mendojë, se shqiptarët janë një popull trimëror dhe fisnik. Bota u rrëqeth nga krimet e paimagjinuara të barbarëve serbë në Kosovë, në Bosnje dhe Kroaci. SHBA në radhë të parë, NATO dhe BE ndërhynë me potencialin e tyre ushtarak. Burra shteti dhe organizma, si Xhorxh Bushi, Bill Klintoni, Ollbrajti, Toni Bler, gjenerali Klark, kongresmeni Bob Doll, humanisti Uiliam Uoker, Kongresi i SHBA, NATO do të mbeten për shqiptarët të nderuar brez pas brezi për ndërhyrjen ushtarake, për shkatërrimin e Jugosllavisë artificiale e militariste, për ndihmesën e madhe që dhanë në shpartallimin e makinës ushtarake robëruese të shtetit serb me ambicie si të Stefan Dushanit.
(Ta njohim etnikumin shqiptar)
---------- Post added at 22:32 ---------- Previous post was at 22:15 ----------
"Edhe pavarësia e Greqisë asht një lule e rritun me gjak shqiptar”
(Fishta Gjergj, - Shqiptarët dhe të drejtat e tyne. Lezhë, 1998, f. 16.)
-Shqiptarët jetojnë e përparojnë vetëm të bashkuar e gjithmonë në mirëkuptim e marrëdhënie të drejta reciproke, në fqinjësi të mirë me popujt e tjerë të Ballkanit, por gjithmonë pa harruar platformën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit: “Ne dëshirojmë nxehtësisht të jetojmë në paqe me fqinjët tanë, Malin e Zi, Greqinë, Serbinë, Bullgarinë. Ne nuk kërkojmë, nuk dëshirojmë asgjë prej tyre, por jemi krejtësisht të vendosur të mbrojmë me këmbëngulje çdo gjë, që është e jona. T`u lihet pra shqiptarëve toka shqiptare” .
(Gazeta “Tema”. Tiranë, 28.o3.2003, f.1.)
-ثshtë e qartë si drita e diellit: qarqet antikombëtare, shovinizmi ballkanik, si edhe aleatët e tyre hidhërakë. Shqiptarëve nuk u ka munguar kurrë kredo në botë, e cila tregon shkallën e lartë të emancipimit dhe të qytetërimit, çka edhe flet për shpirtin e tyre të lartë njerëzor e tolerant. Shqiptarët nuk kanë bërë luftëra pushtuese të padrejta, sepse kanë qenë vetë të sunduar dhe më mirë se kushdo e dinë, se çdo të thotë shtypje. Kosova u çlirua, por ajo ka derdhur lumenj gjaku. Nuk do të fitonte kurrë ajo në vitin 1999, po të mos kishte bërë qëndresë të vazhduar të shkallës titanike dhe shekullore, që e bindi botën për drejtësinë e kauzës së saj çlirimtare. Dhe kjo përbën justifikimin më se të ligjëruar të ndërhyrjes së SHBA në marsin e bekuar të vitit 1999. Gjatë një shekulli Beogradi nuk arriti kurrë të krijonte në Kosovë qeveri kuislinge, megjithëse i ka hedhur në tavolinë të gjitha kartat. Kjo e nderon dhe e lartëson Kosovën, këtë trevë të kombit shqiptar, që përbën një rast të rrallë në historinë botërore.
Qëndresa ishte biblike. Krimi serb nuk ishte i panjohur për të dhe gjithashtu në mbarë opinionin botëror. Ata bashibozukë të pararendësve të tyre, të carëve e krajlëve: dushanëve, çubrilloviçëve, rankoviçëve, sllobodanoviçëve e viçëve të tjerë, duke qenë të ndërgjegjshëm, se nuk do t`i gjunjëzonin kurrë shqiptarët e Kosovës, vendosën t`i shpërngulin ata nga vatrat e tyre. Jeronim De Rada i ka shkruar Gustav Majerit qysh në shek.XIX: “Për ne, më i urryer se ai grek, është asimilimi sllav... Panrusët lanë të lidhur në mënyrë të fshehtë me Greqinë plane dhe projekte për të na shuar”.
(Kastrati Jup, - Jeronim De Rada. Tiranë, 1979, f. 173.)
-Në realizimin e pavarësisë dhe lënia jashtë kufijve e më shumë se gjysmës së trojeve e të popullsisë shqiptare, nuk mund të mos ndikonin. Traktati famëkeq i Londrës, që e copëtonte Shqipërinë midis disa shteteve, e fshinte atë nga harta politike. Por ja që u ngrit Presidenti i madh i SHBA, burri i shquar Udrou Uillson (1856-1924), i cili midis 14 pikave, trajtoi edhe atë të vetëvendosjes së popujve dhe nuk e njohu Traktatin e Londrës. Shtrohet pyetja: Kush e shpuri Presidentin Uillson në atë qëndrim të prerë? Së pari dhe më kryesorja, vepra e Gj.K.Skënderbeut, që e kishte njohur nëpërmjet poetit amerikan Longfellou (të përkthyer nga Noli i madh). Së dyti, historia e këtij populli e kaluar në luftë, karakteri i pamposhtur i tij dhe gjithë kjo krijoi te ai bindjen, që Shqipëria është komb dhe di të bëjë shtet. Siç dihet, nga fundi i shek. XIX e gjatë shek. XX u hap një dritare tjetër nga vinin ide përparimtare e demokratike, të cilat për nga natyra e vet, populli shqiptar i rroku vetëtimthi dhe në këtë drejtim një rol të veçantë luajti Komuniteti shqiptaro-amerikan me Faik Konicën e F.S.Nolin në krye. Vargjet e Nolit e japin angazhimin e tyre:
“Mbaju, nëno, mos ki frikë,
se ke djemtë në Amerikë”.
-Peterburgu u kishte lënë dorë të lirë Serbisë e Malit të Zi, që të shpërngulnin shqiptarët nga trevat e Nishit e Gllokovskit. Princi Nikolla i Malit të Zi deklaronte, që: ”Nuk do të pushonte luftën, po të mos merrte viset e premtuara ne territoret shqiptare”.
(Historia e Shqipërisë. Vëllimi II. Tiranë, 1965, f. 145).
-Princi Millan i Serbisë u kërkonte ushtarakëve të vet: ”Sa më shumë shqiptarë të shpërngulni, aq më të mëdha do të jenë meritat tuaja para atdheut.”
(Historia e Shqipërisë. Vëllimi II. Tiranë, 1965, f. 146)
-Jeronim De Rada kur fuqitë e mëdha kishin vendosur të sakrifikonin tokat shqiptare nëpërmjet Traktatit të Berlinit më 13 qershor –13 korrik 1878 për t`i plotësuar pansllavizmit rus synimet e tij në Ballkan e në Mesdhe, në artikullin “Shqipëria dhe të përkohshmet italiane”, shkruan, “Në çdo rast Shqipëria e strukur në vetvete dhe e mbledhur në degët e saj të shpërndara do të jetë shkëmb, në të cilin do të thyhen tallazet sllave”.
(Kastrati Jup, - Jeronim De Rada. Tiranë, 1979, f. 173.)