braziljania
Anëtar i Nderuar
Teoria e rinjohjes
Paul Ricoeur (1913-) është njëri nga filozofët më të mëdhenj të kohës sonë. Krijimtaria e tij filozofike, që ofroi një numër të madh veprash, mund të ndahet, skematikisht, në tri periudha, që lidhen me tri drejtime filozofike: me filozofinë refleksive, me fenomenologjinë dhe me hermeneutikën. Këto emërtime të shkollave filozofike mund të fshehin mëvetësinë, sa të koncepcioneve të tij aq edhe atë të stilit të kërkimit të tij filozofik. Mirëpo, të lexuarit e teksteve të tij ofron mundësinë e hetimit të origjinalitetit të të menduarit të tij[1].
Vepra e tij më e re, Rrugëtimi i rinjohjes zhvillon projektin e ndërtimit të një teorie të rinjohjes (pranimit, mirënjohjes). Termi «reconnaissance», që e merr në shqyrtim Ricoeur, ka tri domethënie kryesore në frëngjisht, që ne jemi të obliguar t'i përkthejmë në shqip me fjalët rinjohje, pranim dhe mirënjohje.
Ky hulumtim është nxitur nga një pyetje: përse në historinë e gjatë të filozofisë nuk është ndërtuar një teori e rinjohjes, sikurse që ekzistojnë teori të ndryshme të njohjes. Në fakt, nuk ekziston asnjë vepër filozofike që do të kishte në titull problemin e rinjohjes. Ricoeur i hyn këtij kërkimi jo pse, thjesht, do ishte interesante që temave e problemeve të shumta nga historia e filozofisë t'i shtohet edhe një tjetër. Por, pse ky term prek e përshkon disa probleme filozofike që u përkasin disiplinave të ndryshme të filozofisë: teorisë së njohjes e ontologjisë, por edhe etikës dhe filozofisë politike.
Kjo mungesë është në kontrast me koherencën që e bën të mundur fjala «rinjohje», brenda një njësie leksikale të vetme, në fjalor, me gjithë shumësinë e domethënieve që ajo përmban në vete. Ricoeur e nis këtë studim me një analizë krahasimtare të mënyrës si është rregulluar polisemia e fjalës «reconnaissance», brenda dy veprave kryesore leksikografike të gjuhës frënge, në Fjalorin e gjuhës frënge, të sajuar nga Emile Littrأ©-se në vitet 1859-1872 dhe Le Grand Robert, botimi i dytë, i vitit 1985.
Ricoeur orvatet të gjejë, brenda derivimeve që janë nxjerrë nga kjo fjalë, një «polisemi të rregulluar», që i takon historisë së përdorimit të fjalës, e cila prodhoi njëzet e tri (23) domethënie të njëpasnjëshme. Ai interesohet së pari të hetojë shmangiet midis definicioneve të njëpasnjëshme, ajo që mbetet e pathënme midis dy definicioneve të domethënieve të fjalës, e që e bën të mundur kalimin prej njërës te tjetra.
Fjalori Le Grand Robert, si fjalor «alfabetik dhe analogjik», veçon tri domethënie kryesore, që zbërthehen pastaj në domethënie të rendit të dytë e të tretë. 1. «të kapet një objekt me mendje, duke lidhur midis tyre imazhet, perceptimet që i përkasin; të dallohet, të identifikohet, të njihet me kujtesë, gjykimi apo aksioni. 2. «të pranohet, të mbahet si i vërtetë (ose si i tillë) dhe 3. Të dëshmosh mirënjohje, se je mirënjohës ndaj dikujt (për diçka, një veprim)4]. Që të tri këto koncepte e probleme, brenda filozofive të ndryshme, Ricoeur i trajton përmes të të njëjtit term, që shenjon së paku tri domethënie kryesore. Me ndërtimin e kësaj teorie, ai synon të ndriçojë por edhe të kapërcejë shmangiet e kuptimeve që kanë dalë nga puna e persiatjes filozofike, duke ndërtuar, «në një shkallë më të lartë të kompleksitetit, një varg të domethënive konceptuale, ku do të merrej parasysh shmangia midis domethënieve që varen nga problematika heterogjene