shaban cakolli
Anëtar i ri
TE URA E MITROVICثS
Te ura, te ura – vraponi o burra!
Te ura, te ura – Urra!Urra!Urra!
Te ura, te ura – atje n’ Mitrovicë,
Vraponi , o burra, me nga një mezhnicë!
Te ura, te ura – te ura e Ibrit;
Bëri zë Leonorës, Shkurtës dhe Ilirit!...
Trimave t’ Kastriotit, t’ Arbërit, t’ Dukagjinit...
Se po na ndërtohet “Muri i Berlinit!”
-Po ku me vrapua, o vëlla, Përshesh Kalanica?
Mu ka thye kerri – m’ ka ra rrota n’ spica!
A me ra te Ibri, apo te Sitnica?
A mos po na ndahet, o vëlla, neve Mitrovica?!
O, prite, prite, vëlla Azem Galicën,
O, se s’ ju len ai, me e nda Mitrovicën!
O, pritna, pritna se tash ua kallëzojmë qejfet,
O, veç sa t’ i marrim tupanët dhe defet!...
O, veç sa t’ i qesim, o , n’ krahë çiftelijat,
O,e t’ i kurdisim surlet e sharkijat;
O, i madh e i vogël kem me u çua n’ kamë ,
O, kem me dalë te Ibri n’ atë anë!...
O, kur t’ ia nisim këngë edhe piskamë,
O, kur t’ ia nisim valle e vilikamë ,
O, regjisorët xhirojnë me kamera,
O, për statista i kem do lidera...
O, me sukses ka me u xhirua spoti,
O, kush ta sheh , ka me i pikua loti!
O, për pa u shkye defa e mezhnica –
O, jo nuk ndahet, o, kurrë Mitrovica!
Demir Krasniqi