Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet. VLORث
Armiku s'pritet me fjalë, por me plumb. KRUJث
Armiku më i rrezikshëm është, ai që harrohet. JUG
As buka nuk haet vetëm. JUG
Atje ku luftojnë dy, fiton i treti. KORاث
Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra. SKRAPAR
Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut. BERAT
Lulja e këputur nuk lëshon më. MYZEQE
Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. JUG
Mendja me mendjen, pjellin mëndje. JUG
Me një ka nuk bëhen pendë. JUG
Me nji tra nuk mban shtëpia. JUG
Mëson nga armiku më shumë se nga miku. JUG
Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. JUG
Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. VERI
Miku harrohet po të largohet. PثRMET
Miku i mirë vjen nga porta. BERAT
Nuk bëhet stani me dhi të egra. VLORث
Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi. JUG
Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. JUG
Miku i mikut tim, është edhe miku im. VLORث
Një krah s'mban kala. GJIROKASTثR
Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja. SKRAPAR
Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova. KRUJث
Për një shamatë, lypen dy veta. SARANDث
Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti. TROPOJث
Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara. JUG
Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. VLORث
S'bëhet lëmi me një kalli. JUG
S'bëhet stani me lepura. MYZEQE
S'mblidhen lepujt në vath. JUG
S'mbushet thesi me një kokërr. LUKOVث
Syri është më i mprehtë se kordha. JUG
Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. JUG
Shokë bashkë, e bukë veç. JUG
Trimi i mirë me shokë shumë. JUG
Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVث
Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. BERAT
Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. VERI
Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë. LIBRAZHD
Uji fle, hasmi s'fle. LIBRAZHD
Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. VERI
As nuk kam, as më mbarohen. KAVAJث
Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. LABثRI
Bota të jep aq sa t'i kesh dhënë asaj. JUG
Bukë e kripë e zemër. KAVAJث
اilet dera, rritet ndera. VERI
Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. ELBASAN
Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJث
Fshati digjet, Rrugaçë krihet. JUG
Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI
I mirë për shokë, e i lig për vete. JUG
Bukën tënde ha, hall të botës qa. LUNXHثRI
اezma i lan të gjithë, veten nuk e lan. DELVINث
I fundit ja do qaj, ja do qeshë. LABثRI
I qan hallin kalorësit. DURRثS
I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. POGRADEC
Jo gjithmonë "mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe". ELBASAN
Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen. JUG
Nga fryn era kthen gëzofin. DIBثR
Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë. KORاث
Keq më vjen, po dëm s'më bëhet. SKRAPAR
Ku s'të thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo. ELBASAN
Këpucari i ka këpucët e grisura. JUG
Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës. JUG
Kopraci s'të jep të zezën e ullirit. JUG
Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë. SKRAPAR
Ku rënça mos u vrafsha. VLORث
Kur të kem me thasë, të të jap një trastë. SHIJAK
Kur të vjen nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë. SKRAPAR
Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm. JUG
Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. SHKODثR
Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar. ARBثRESHثT
Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë. KRUJث
Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat. KORاث
Lype se s'ta jep, merre se nuk thotë gjë. KAVAJث
Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet. JUG
Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof. ELBASAN
Merr belanë e botës e vë në krye të votrës. ELBASAN
Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. MYZEQE
Miku i thirrur, duhet përcjellun. MIRDITث
Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. KRUJث
Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. KRUJث
Mirmëngjes, me interes. FIER
Mos qesh në shok, se e gjen në kokë. KOSTUR
Mos e lëndo ku i dhemb. JUG
Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë. JUG
Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë. DELVINث
Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. KAVAJث
O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha. BERAT
Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë. VLORث
Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan. KORاث
Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. KOLONJث
Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku. KUا
Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. SHKODثR
Qenit hidhi një kockë, të pushojë. SKRAPAR
Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar. FIER
Sevapi as shitet, as blihet. JUG
Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo. PثRMET
Ta shef bojën, sa ta ka nevojën. SKRAPAR
Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun. TROPOJث
Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët. JUG
Ustaj nuk ka shtëpi. MYZEQE