PiNkY
Anëtar i Nderuar
![T%C3%AB-luftosh-me-tigrin.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.kuriozitete.net%2Fwp-content%2Fuploads%2F2013%2F06%2FT%25C3%25AB-luftosh-me-tigrin.jpg&hash=b68d37d88670205a834327646a18a95c)
Trajnuesi i kafshëve, Randy Miller, pohon se është njeriu i vetëm në botë që mund të përballet me sulmin e një tigri që peshon 180 kilogramë.
45-vjeçari po e stërvit tigrin e quajtur Eden që të hidhet mbi të dhe të bëjë një sulm që të duket real, e që në fakt është fals.
“Nëse do ta bënte këtë dikush tjetër, do të lëndohej rëndë, ndoshta do të vdiste”, ka deklaruar Miller, i cili thotë se stërvitjet e tilla janë të nevojshme për skenat e ndryshme filmike.
Ai ka qenë pjesë e filmit “Gladiator”, në të cilin ka luajtur në vend të aktorit Russell Crowe (në rastin kur tigri e sulmon Maximusin në Colosseum).
Po ashtu, Miller i ka stërvitur kafshët edhe për filmat e njohur, si “Transformers 2”, “The Last Samurai” e shumë të tjerë./kuriozitete.net/