Kresha
A pretty face can never trick me
David Burrell S.C.S
Profesor Hesburg në Universitetin Notre Dame
Fjala e Mbajtur në Kapelën Katolike të Universitetit Cambridge
Papati vijon të ruajë një valencë simbolike shpesh më tepër për ata që nuk janë katolikë. Një vështrim i vriktë kah përshpejtimi i marrëdhënieve midis të krishterëve dhe myslimanëve gjatë të shkurtrit dy vjeçar të fundit pas Regensburg-ut, dallon ndjeshëm prej katërmbëdhjetë shekujve mosmarrëveshjesh apo ngecjesh. Shumë prej nesh nuk munden veçse t’ia mveshin këtë kthesë të beftë thellësisë së veprimit hyjnor në historinë tonë të sotme : veprim që përputhet zymtësisht me mbizotërimin e islamofobisë në Perëndim, përcjellë nëpërmjet frikës së prekshme në Europë dhe paragjykimeve të papërmbajtura në Amerikë. Megjithatë, le ta hedhim fillimisht vështrimin kah zinxhiri i paparë i ngjarjeve që prej fjalës profesorale në Regensburg, të cilën Papa e përdori për të zhvilluar një tezë të përthelluar rreth rolit të brendësishëm që ka luajtuar arsyeja në zhvillimin e besimit të krishterë përgjatë shekujve. Deri këtu, një pikëpamje plotësisht katolike e zhvillimit të doktrinës, me një kritikë të tërthortë ndaj ‘vullnetarizmit’, përkujtues i ‘ododoksisë radikale’. Ndërkaq, shkaku i fyerjes qe aspekti anësor, paraqitur theksueshëm si homazh ndaj professor Khoury-it, i cili ka qenë koleg i profesor Ratzinger-it në Regensburg. Aspekti anësor i fjalimit paraqet jo vetëm këndvështrime kundërshtuese, por ndërtimi i tij është gjithashtu i varfër ; një folës që citon Khoury-in, i cili citon perandorin bizantin Paleolog (pak para rënies së Konstandinopojës) për të përkrahur një tezë për shkujdesin e Islamit ndaj arsyes, përkrahur në vetvete prej citimit të një punimi të hershëm të islamologut të shquar francez Roger Arnaldez rreth Ibn Hazmit, e që e paraqet mendimtarin iberik të ‘vijës së ashpër’ si zëdhënës për Islamin. Shkurt, aq shumë citime ndër citime sa, këndvështrimi i folësit për çështjen në fjalë u errësua tërësisht. Ndërtimet e pakujdesshme retorike nuk munden veçse të shkaktojnë shpërqendrim, por kur një teolog inteligjent, i cili është gjithashtu edhe papë na shpërqendron, spekulantët e zellshëm mundohen të na shpjegojnë domethënien e fjalëve të tij kaq të papërzgjedhura. Kështu, na u desh të përballemi me komentues perëndimorë të pamend, që na sugjeruan se çfarë ka dashur të thotë ai, ndërkaq që ‘miqtë e oborrit’ shpikën arsyet finoke përse një pape iu desh të bënte deklarata kaq kundërshtuese – edhe pse, sikurse e vumë re, vargëzimi i citimeve ndër citime e bën ndërkaq pothuaj të pamundur të përcaktojmë atë çfarë vetë folësi pohoi në lidhje me çështjet në fjalë : vlerën e arsyes në Islam. Kësodore, komenti më bamirës mund të ishte se, ai bëri një gafë dhe përgjigjja më shëndetshme e Papës duhet të kishte qenë thjesht pranimi i saj.
Kështu, brenda muajit, tridhtjetë e tetë dijetarë myslimanë ndërmorën iniciativën për t’i përkujtuar folësit gjëra të cilat ai duhet t’i kishte ditur, të tilla si mbështetja e Krishtërimit mesjetar në mendimtarët islamë për të zhvilluar pozicionet e tyre doktrinale, veçanërisht rreth krijimit, dhe duke u përkujtuar lexuesve rolin polemik të perandorit Paleolog dhe Ibn Hazmit. Përgjigjja zyrtare e Vatikanit qe e vakët, por vetë Papa dhuroi një përgjigje të fortë simbolike gjatë vizitës së tij në Stamboll, duke u lutur në një xhami të lavdishme. Megjithatë, forca të tjera u vunë në punë dhe një vit pas përgjigjes nismëtare myslimane, u shfaq një dokument i përkrahur prej 138 mendimtarësh myslimanë drejtuar Papës, Kryepeshkopit të Cantebury-t dhe udhëheqësve të tjerë të krishterë : Një Fjalë e Njëjtë. Duke u mbështetur në një pohim kur’anor, pasyruar këtu si ‘një fjalë e njëjtë midis nesh’, dokumenti nis duke u përkujtuar udhëheqësve të krishterë se, myslimanët dhe të krishterët përbëjnë së bashku më tepër se gjysmën e popullatës botërore dhe vijon duke kremtuar atë çka ne kemi të njëjtë : dashurinë për Zotin dhe për fqinjin. Duke cituar lirisht shkrimet e krishtera dhe myslimane, dokumenti na sfidon të gjithëve për mirëkuptim të ndërsjelltë në qëllimin e paqes. Thuajse një muaj më pas, Qendra Yale për Besim dhe Kulturë, drejtuar nga Miroslav Volf dhe Joseph Cummings, mblodhi 300 firmëtarë të krishterë në një përgjigje të botuar si një reklamë njëfaqëshe në New York Times (18 nëntor 2007). Pesë muaj pas saj, Vatikani shpalli një forum katolik-mysliman të administruar bashkarisht prej pesë myslimanësh dhe pesë katolikësh të shquar. Së fundmi, me ndihmën e këshilltarëve të dalluar, më 14 korrik, Kryepeshkopi i Cantebury-t botoi një përgjigje të mprehtë teologjike ndërkaq që, Qendra Yale për Besim dhe Kulturë thirri një takim udhëheqësish të krishterë dhe myslimanë, duke përfshirë një përfaqësim të gjerë të firmëtarëve të Fjalës së Njëjtë, për ta shqyrtuar në mënyrë të krahasueshme dhe sa më hollësishëm çështjen e dashurisë së Zotit dhe të fqinjit. Për më tepër, mënyra se si të ftuarit e Qendrës Yale mundësuan një përfaqësim të gjerë evangjelik në këtë takim, gjithë sikurse gjatë përgjigjes së kaherëshme, përbën ndoshta një shenjë dalluese të Amerikës. Përballë islamofobisë në Amerikë dhe frikës së përhapur në Europë ndaj vetë pranisë së myslimanëve, shfaqen kundër-rryma të thella : Shpirti duhet të jetë në lëvizje !
Në fakt, faqja e Internetit të Fjalës së Njëjtë përmban më se pesëdhjetë përgjigje të krishterësh, duke përfshirë edhe një përgjigje të menjëherëshme nga sekretari i shtetit të Vatikanit drejtuar princit Gazi bin Muhamed bin Talal të Jordanisë, e cila përçonte lëvdatat entuziaste të Papës Benedikt për iniciativën, veçanërisht për përqendrimin e saj në dashurinë Zotit dhe të fqinjit. Të gjithë ne jemi stërvitur për të qenë kritikë ndaj teksteve, por është më se e dallueshme të vëresh faktin thuajse të mbinatyrshëm të mbledhjes së firmave të kaq shumë njerëzve të shquar përgjatë botës së larmishme myslimane. Me sa duket, kultura e kulluar islame e princ Gazit e përshkon iniciativën e Fjalës së Njëjtë që prej tekstit e deri tek firmëtarët. Le të mundohemi tashmë të përcaktojmë atë çka rrezikohet dhe atë për të cilën flitet, sa më mirë të mundemi.
Kuptimi dhe e vërteta; dialogu dhe thirrja
Gjatë përballjes me dokumente si Fjala e Njëjtë do të shohim se si dialogu, sikurse shqyrtimi i cilësdo bisede, kujdeset më tepër për kuptimin se sa të vërtetën. Kjo lipset të jetë vetvetiu e qartë, por përpjekjet për ta dalluar plotësisht ‘dialogun’ prej ‘thirrjes’ e kanë errësuar këtë pikë të thjeshtë, duke nënkuptuar se dialogu është disi i pamjaftueshëm për strategjinë e besimit përderisa ai ndalet thjesht në thirrjen e vërtetë. Por çfarë do të ishte thirrja e vërtetë ? Do të ishte vallë një pohim dhe fill pas tij këmbëngulja në vërtetësinë e tij ; apo sikurse e shprehu një hokatar : të marrësh në shenjë këmbën tende ? Në fakt, sigurisht që cilido pohim i mirëformuar dhe ndërkaq i shpallur, e nënkupton çështjen në fjalë. Gramatika e ka të brendashkruar etikën, arsye kjo pse të gënjyerit – të shpallurit e qëllimshëm të një çështjeje të paqenë – e ka të brendashkruar gabimin. Megjithatë, dimë se pranimi i thënieve të tjetrit shpesh kushtëzohet nga ndershmëria morale ose vërtetësia e folësit. Kështu, ‘thirrja e së vërtetës’ së fesë së dikujt tregohet më mirë me të bëra se me të thëna, sikurse iu dëftye Amerikës prej bashkësisë Amish së Pensilvanisë, kur këta të fundit e falën vrasësin e fëmijëve të tyre. Pohimi i thjeshtë i bindjeve fetare vetjake nuk mund të llogaritet si thirrje. Çka llogaritet është dëshmia ; dhe ndërsa fakti i dialogut mund të japë dëshmi në situata të caktuara, të tilla si ajo mes Israelit e Palestinës, përpjekja intelektuale e dialogut në më të mirën e rasteve mund të jetë një mjet për të shoshitur mënyrat e pakëndshme prej premtueseve për të pohuar atë çka besojmë. Vështirë që kjo të përbëjë një të metë ; është thjesht ajo çka cilado bisedë rreket të arrijë. Thirrjet e mirëfillta janë krejt tjetër gjë, sikurse na e përkujtojnë ungjijtë herë pas here.
John Henry Newman, Bernard Lonergan dhe Nicholas Lash mund të përmenden këtu si dëshmues së këtij dallimi të thellë. John Henry Newman na kujton (përmes Grammar of Assent [Gramatika e Miratimit]) se sa gjarpërues është shtegu për të arritur tek e vërteta, dhe sa e brishtë është përfshirja e gjykimeve të drejtpeshuara. Bernard Lonergan i pranon haptas mendimet e Newman-it ndërsa analizon ngulmimin e Aquinas-it se e vërteta mund të përcaktohet vetëm nëpërmjet gjykimit. Në veprën e tij të fundme, Theology for Pilgrims9 [Teologjia për Pelegrinë], Nicholas Lash e ekspozon shkathtësisht cilësinë e arsyetimit dialektik që lipset të arrijë besueshmëri gjykimi. Në frymën e Wittgenstein-it, shkrimi i dëshmuesit Lash i jepet dialogut ndërtimor dhe kritik, dhe i dhuron një kundërhelm të shëndetshëm kundërvënieve të tashme televizive, të cilat i lënë dëgjuesit ‘të krijojnë bindjet e tyre’, të mbushin mendjen. Për pak mund t’i dëgjojmë pyetjet e Wittgenstein-it : ‘Di si ta mbush gotën me ujë, por nga ta di se si mbushet mendja?’. Kësodore, cilado qoftë thirrja e dobishme, ajo nuk mund të ndodhë pa diskutimin e ndershëm dhe qartësinë konceptuale që sjell dialogu. E zvogëluar në pohime të çiltra apo këmbëngulje të vërteta, nuk mund të jetë as e mirëfilltë e as e dobishme. Rrjedhimisht, nuk gjendet asnjë zëvendësim për t’i shërbyer kuptimit teksa orvatemi të zvogëlojmë shprehjet e papërshtatshme në çështjet ‘që i përkasin Zotit dhe gjërat e Zotit’ (sipas këndvëshrimit teologjik të Aquinas-it). Ndërkaq që i njëjti mendimtar na përkujton se gjuha në më të mirën e rasteve nuk mundet veçse ‘ta tregojë Zotin të papërkryer’10.
Megjithatë, veçanërisht për shkak të kësaj dobësie, e cila ndeshet pashmangshmërisht në gjuhën njerëzore kur flitet për hyjnoren, mendimtarët që punojnë brenda një tradite shpesh kanë gjetur hapësira për të ndërvepruar me një tjetër traditë për të pasuruar kësisoj atë vetjake. Ajo çka njihet si dialog brendafetar është mundësuar pa dyshim prej ndryshimit rrënjësor të përpunuar në dokumentin e Vatikanit II, Nostra Aetate, por praktika e pjesëmarrjes së traditës vetjake në takimin me të tjera fe ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e përthithjes krijuese së shpalljes, e cila i karakterizon traditat e besimit. Kam shqyrtuar mënyrat se si Thomas Aquinas-i e ka përdorur dijetarin çifut, Moses Maimonides, ndërsa të dy përshtatnin metafizikën islame të Avicenës, si një përpjekje për të dhuruar një rrëfim të kuptueshëm të krijimit të lirë – një mësim i përbashkët midis çifutësh, të krishterësh dhe myslimanësh përballë alternativave të vështira filozofike11. Së fundmi, në rrëfimin kryesor të Papës Benedikt gjatë fjalës së tij të Regensburg-ut, ai përvijoi rolin mbështetës që ka luajtuar kërkimi racional në zhvillimin e vazhdueshëm të shpalljes së krishterë. Për çastin, do të ishte me vlerë të propozoja mënyrat e sofistikuara, në të cilat mendimtarët e Mesjetës ndërthurën besimin me arsyen për të zhvilluar një disiplinë, të cilën sot e njohim si teologji, si një mënyrë për të modeluar shkëmbimet ndërfetare në një mjet të dobishëm për të zhvilluar doktrinën. Të kujtojmë rekomandimet e thjeshta të Aquinas-it : nëse një kundërshti e dukshme shfaqet midis besimit dhe arsyes, sigurohuni fillimisht nëse interpretimi i përshtatshëm i shkrimeve të shenjta është i besuar dhe më pas, kërkoni të shihni nëse arsyeja në fjalë është shtjelluar me përgjegjësi. Megjithatë, për ta vlerësuar kontekstin e ri lipset ta zgjerojmë diskutimin e Gjon Palit II të ‘besimit dhe arsyes’ (Fides et ratio) për të përqafuar ndryshoren e kulturës. Ajo enciklikë qartësisht vëren se ‘vetë arsyeja, në përputhje me të cilën të krishterët përjetojnë besimin e tyre, është e zhytur në kulturën e vendit më të afërt me të, dhe vetë ajo garanton se me kalimin e kohës natyra e saj [d.mth. ajo çka ne kuptojmë si vetë arsyeja] shndërrohet pak nga pak’ (#71). Sidoqoftë, meqenëse ai përkujtim parashikues nuk është shtjelluar kurrë më tej në atë tekst, është detyra jonë të përvijojmë se si zhvendosjet kulturore në qëndrimet ndërfetare ndjellin potencial të ri teologjik.