Titulli: Të jetosh sipas Biblës
princ, aty Jezusi i asgjeson 2000 mije derra.
LOL, une te kam sugjeruar gjithnje qe te lezoni te gjithe paragrafin pasi i jepni vetes shanse te larta per tu keqkuptuar.
Ju ftoj qe te lexoni te gjithe paragrafin ne menyre qe te kuptoni vertete se per cfare flitet, dhe qe kuptimi juaj te mos jete i kufizuar por te jete real mbi te gjitha.
Marku: 5. Shërimi i të djallosurit nga Geraza
5
1 Arritën matanë detit në krahinën e gerazenëve.
2 Posa Jezusi doli prej lundrës (menjëherë) nga varrezat i doli përpara një njeri që kishte djallin në trup. 3 Ky banonte në varreza. Askush nuk mundte më as ta lidhë në hekura. 4 Shpesh e kishin lidhur në pranga e zinxhirë, por ai i copëtonte prangat e i këpuste zinxhirët. Askush s’ishte më i zoti ta zotërojë. 5 Gjithë natën e ditën nëpër varre e nëpër male bërtiste e rrahte veten me gurë.
6 Kur prej së largu e pa Jezusin, u lëshua me vrap, ra para tij përmbys për dhe, 7 e atëherë, me sa zë pati, bërtiti:
“اka do prej meje, Jezus, Biri i Hyjit tejet të Lartë? Po të përbej në Hyjin mos më mundo!”
8 Sepse Jezusi i kishte thënë: “Shpirti i ndytë, dil prej këtij njeriu!”
9 Atëherë Jezusi e pyeti:
“Si quhesh?”
“Quhem Legjion ‑ u përgjigj ai ‑ sepse jemi shumë.”
10 Ai i lutej shumë Jezusit që të mos i dëbonte prej asaj krahine.
11 Tashti, aty në rrëzë të malit po kulloste një tufë e madhe thish. 12 Shpirtrat e ndytë e përbenin:
“Na dërgo ndër thi të hyjmë në ta.”
13 Ai i lejoi. Shpirtrat e ndytë, pasi dolën, hynë në thi dhe tufa, afërsisht dy mijë copë ‑ u lëshuan me turr nga gremina, kërceu në det dhe u mbyt.
14 Barinjtë ndërkaq ikën dhe e përhapën lajmin nëpër qytet e fshatra. Njerëzit shkuan të shohin ç’kishte ndodhur. 15 Erdhën te Jezusi dhe, kur e panë të djallosurin, që kishte pasur në trup një legjion të tërë, ndenjur, të veshur dhe shëndosh në mend, i kapi frika. 16 Ata që kishin parë me sytë e vet u treguan si ndodhi puna me të djallosurin dhe me thitë. 17 Atëherë ata filluan t’i luten Jezusit të largohet prej krahinës së tyre.
18 Kur Jezusi hyri në barkë, ai që kishte qenë i djallosur zuri t’i lutej ta merrte me vete. 19 Jezusi nuk e lejoi, por i tha:
“Shko në shtëpinë tënde te familja jote e tregoju ç’nder të bëri Zoti dhe si pati mëshirë për ty.”
20 Ai shkoi dhe filloi të tregojë nëpër Dekapolis gjithçka Jezusi bëri për të. Gjithkush mrekullohej.