[video=youtube;-3o5i6mX-zU]https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=-3o5i6mX-zU[/video]
Ishte viti 2005, kur gazetari amerikan Michael Pollan vendosi të mos bëhej vegjetarian. Asokohe, ishte duke shkruar atë, që më vonë do të kthehej në “bestseller”: “Dilema e një mishngrënësi”.
Pollan i dha zgjidhje duke preferuar mishin, dhe jo të çfarëdollojshëm. Publicisti deklaroi se do të konsumonte vetëm atë që njihet si “grass-fed”, mish që vjen nga kafshë të ushqyera me bar.
“Gjedhët nuk janë krijuar të hanë drithëra nëpër stalla, por që të përtypin jeshillëqe jashtë në natyrë”, këmbëngul guru i ushqimit bio.
Në krah të tij kanë dalë një sërë personalitetesh amerikane, ndër më influentët e sektorit: aktivistja e “Sloë Food”, Alice Waters; ish-kritikja e gastronomisë te “New York Times”, Ruth Reichl; njeriu që bën mrekulli me gatimin, Martha Stewart; dhe shefi i njohur i kuzhinës, Sean Brock.
Për të gjithë ata, mish quhet vetëm ai që vjen nga gjedhët e rritur në kullota. Nuk është tendencë, - sqarojnë ekspertët, - mos e quani modë; është thjesht domosdoshmëri.
Një studim i organizatës jofitimprurëse amerikane “Consumer Reports”, i publikuar nga “New York Times”, tregon rezultatin e analizimin të mbi 300 kampionëve të marra nga mishra të ndryshëm.
Sipas tij, “grass-fed” përmban më shumë Omega 3, më shumë antioksidantë, më shumë vitamina e më pak bakterie rezistente ndaj antibiotikëve, krahasuar me mishin e kafshëve të ushqyera me drithëra.
/ Top Channel