Takimi me Trump, Basha pritet si hero në Rinas: SHBA na mbështet
Pas vizitës së shkurtër në SHBA, e cila kulmoi me një takim me presidentin amerikan Donald Trump, kryetari i Partisë Demokratike është kthyer në Tiranë. Në aeroportin e Rinasit, ai është pritur nga dhjetëra simpatizantë të PD-së që brohorisnin dhe mbanin në duar flamuj shqiptarë dhe amerikanë.
I entuziazmuar nga pritja, Basha e ka cilësuar takimin me presidentin Trump si historik dhe të jashtëzakonshëm.
“Po kthehem nga një takim i jashtëzakonshëm me presidentin Donald Trump, kushtuar një prioriteti numër një për ne, punësimin, stazhet e punës, ekonominë, financimin e studentëve për krijimin e vendeve të punës. I jashtëzakonshëm takimi, e jashtëzakonshme mbështetja e Trump dhe SHBA-ve për Shqipërinë e shqiptarët, – u shpreh Basha. – Na ndajnë edhe 10 ditë për t’u ndarë me republikën e politikanëve, të drogës së kriminelëve, për t’i hapur rrugë republikës së qytetarëve dhe ekonomisë fortë. Fitorja e madhe e qytetarëve po na pret me 25 qershor”.
Një ditë më parë, zyra e shtypit të Partisë Demokratike publikoi një foto të kryedemokratit me presidentin Trump.
(gazeta-Shqip.com)

Redaktimi i fundit: