اka flasin syzet për ju
Syzet e pilotëve, për aventuristët
Nëse ju pëlqejnë syzet si të pilotëve, sikur ato të Zholit dhe Pitit, atëherë kjo dmth se keni shpirt aventurier, gjithmonë i gatshëm për aksion. Ky model është zgjedhje e femrave, por edhe i meshkujve që kanë për qëllim të arrijnë majat më të larta. Vijnë në madhësi të ndryshme.
Modelet vizëlluese për zonjat glamuroze
Syzet shkëlqyese, që i bartë për shembull Gven Stefani, preferohen për ata që duan të jenë në qendër të vëmendjes. Për ata që do të përcaktohen për këto syze këtë verë, kjo do të jetë më e rëndësishme sesa ndjekja e trendëve. Nëse nuk doni që të jeni aq në qendër të vëmendjes, atëherë përcaktohuni për syze më diskrete.
Varianti modern i syzeve “Lenon”
Syzet e vogla, të rrumbullakëta, sikur ato të këngëtarit legjendar Xhon Lenon, ekzistojnë tani edhe në variantet moderne. Nëse edhe ju, sikur Sheron Stoun, përcaktoheni për këto syze, atëherë të tjerët do t’ju shohin si artist, apo shkencëtar. Këto syza u shkojnë mirë atyre që kanë fytyrë të vogël, katrore.
Syzet si sytë e maces, për zonjat seksi
Nëse doni që të dukeni atraktive dhe seksi, sikur Denis Riçards, atëherë përcaktohuni për syze me kornizë si sytë e maces. Por, sot nuk janë aq të pëlqyera syzet që imitojnë më shumë sytë e maces, sikur që barteshin viteve 1950.
Syze ala Xheki Onazis, për zonjat tekanjoze
Ndoshta syzat më të popullarizuara janë ato të stilit Xheki Onazis. Të mëdha, ovale, të errëta, syzet glamuroze të stilit të Xheki Onazisit i pëlqen edhe Viktoria Bekam, por edhe të gjithë personat që duan të lënë përshtypjen e personit të pjekur, me shije të stërholluar.
Syzet e mëdha me kënde, me dy domethënie
Syzet e mëdha me kënde mund të kenë dy domethënie – doni që të jeni në qendër të vëmendjes apo fshiheni nga ndonjë gjë. Nëse korniza e këtyre syzeve ka ngjyrë që bie në sy, sikur në rastin e Paris Hiltonit, atëherë dmth se doni të jeni në qendër të vëmendjes.
kosovasot*