Studentët “shtrojnë vizën” me miell te Kryeministria: JO DIALOG! (FOTO)
Në Universitetin Bujqësor të Tiranës është duke u zhvilluar një diskutim mes kryeministrit Edi Rama dhe disa studentëve, por në krahun tjetër rrugët e Tiranës janë të paralizuara nga përshkallëzimi i protestës studentore.
Mijëra të rinj nga të gjitha fakultetet kanë vërshuar në rrugë duke lëshuar thirrje kundër Ligjit të Arsimit të Lartë dhe duke kërkuar plotësimin e 8 kërkesave që i cilësojnë të panegociueshme.
E njëjta situatë paraqitet edhe te Kryeministria, ku studentët kanë bllokuar bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe kanë gjuajtur me vezë në drejtim të zyrës së Edi Ramës.
Studentët e grumbulluar para Kryeministrisë kanë përsëritur qëndrimin e tyre kundër dialogut me shefin e qeverisë dhe madje me miell që simbolizon “kokainën” kanë shkruar në bulevard me shkronja të mëdha thirrjen “JO DIALOG”.
Ndërkohë ka pasur edhe një debat mes vetë studentëve për ngritjen ose jo të një shtabi për të koordinuar lëvizjen e tyre.
Një student me megafon është shprehur se sot do të krijohet “Shtabi i Studentëve” i cili do të zgjidhet prej tyre, duke gjetur një përfaqësues nga çdo universitet, për të organizuar dhe koordinuar më së miri protestën, duke mos lejuar që të përfshihet politika.
Por një tjetër student, është shprehur se nuk është dakord, pasi edhe këto dy javë që ata kanë dalë në protestë nuk ka pasur një shtab dhe të gjithë bashkë ia kanë dalë që të koordinohen mjaft mirë dhe të mbushin sheshin plot.
(gazeta-Shqip.com)