Sweetie
Anëtar i Respektuar
Sochi, një qytet resort në bregdetin rus të Detit të Zi, do të mirëpresë rreth 2900 atletë të 15 disiplinave të ndryshme, teksa ceremonia e hapjes do të nisë në orën 20:14, me orën lokale (16:14 me orën tonë).
Mbërritja deri në startin e këtyre lojrave është errësuar disi nga frika për sigurinë në këtë kompeticion, shqetësimet për të drejtat e njeriut, por edhe vonesat në përgatitje. Por, me një kosto prej 30 miliardë paundësh, Lojrat Olimpike Dimërore të Sochi-t shënojnë një rekord: kushtojnë më shumë se të gjitha lojrat e tjera të mbledhura së bashku, deri në ditën e sotme.
Kanadaja, Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara konsiderohen si kandidatët kryesorë për të kryesuar tabelën e medaljeve të Sochi-t, ndërkohë që ekipi i Britanisë së Madhe (si mbretëri) ka caktuar një objektiv prej të paktën 3 medaljesh në këto lojra.
Nëse Britania arrin me sukses objektivin, kjo do të shënonte performancën më të mirë të këtij ekipi, në lidhje me medaljet e fituara që prej vitit 1936, ndërkohë që shpresat janë të mëdha se Britania do të mund të fitojë më shumë se 1 medalje ari në Olimpiket Dimërore, për herë të parë në histori.
Me organizimin e një Olimpiade dimërore, për herë të parë që prej Lojrave të Moskës 1980 të bojkotuara, atletët rusë janë nën presionin për të përmirësuar sikletin e pësuar me renditjen si të 11-tët në Olimpiket Dimërore të Vankuverit, në Kanada. Rusia i është përkushtuar me plot 600 milionë paundë sporteve elitare dimërore, që kur fitoi kandidaturën për të organizuar këto lojra, 7 vjet më parë.
Vëmendja e Rusisë do të fokusohet te ekipi i Hockey-t në akull për meshkuj, të cilët ende nuk kanë fituar një medalje të artë olimpike, që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovietik. Ndërkohë, figura më popullore në patinazh, Evgeni Plushenko, sapo është rikuperuar nga një dëmtim përpara pjesëmarrjes në Sochi, e megjithatë përballet me një sfidë të vështirë për të fituar një medalje.
Norvegjia do të synojë biatlonin dhe skitë në distanca të largëta për të siguruar medaljet e tyre, ndërsa medaljet e Kanadasë priten të vijnë nga skitë në distanca të shkurtra e tepër të shpejta, veçanërisht me Charles Hamelin, i cili ka potencialin për t’u bërë simbol i këtyre lojrave, ashtu sikurse dhe skitë e stilit të lirë dhe “snoëboarding” (ski me slitë teke).
Shtetet e Bashkuara kërkojnë të bëjnë gjëra të mëdha, sidomos në skitë alpine dhe “bobsleigh” (mjeti rrëshqitës që shtyhet nga ekipi apo individi garues, në ecje e sipër futesh në të, e rrëshqet deri në finishin e pistës, si rrjedhje uji).
Në mungesë të skiatores së dëmtuar, Lindsey Vonn, yjet amerikanë pretendohen të jenë specialistja e slalomit, Mikaela Shiffrin, dhe snoëbord-istja, Shaun ثhite, pavarësisht se është tërhequr nga një garë për arsye sigurie të pistës.
Siguria në Sochi ka qenë premtuese, teksa atletët nga mbarë bota dhe media botërore do t’i ketë sytë nga Lojrat Olimpike Dimërore. Kërcënimet e muajve të fundit përfshijnë thirrjet e përsëritura për të tensionuar Olimpiadën nga grupi Imarat Kavkaz, në Kaukazin verior, nga kamikazët me jelekë bombë pranë Volgogradit, si dhe paralajmërimi i fundit i SHBA-ve për potencialin e bombave nëpër kolinozët e dhëmbëve gjatë fluturimeve.
Gazetarët e mbërritur në rajonin në fjalë kanë gjetur dhomat e hoteleve dhe mjediseve të tjera ende të papërfunduara, pavarësisht nxitimit të organizatorëve në minutat e fundit për të kompletuar gjithçka të nevojitshme për mbarëvajtjen e punës, ndërkohë që mjediset e olimpiadës në vetvete janë pritur me lavdërime nga atletët, përgjithësisht. /Top Channel