TIRANE- Deputeti i PD-së Sali Berisha fton nesër popullin opozitar por edhe atë të zhgënjyerit nga qeverisja e kryeministrit Rama për t’u bërë pjesë e protestës antiqeveritare që është parashikuar të zhvillohet nesër në sheshin "Skënderbej".
Berisha tha se Rama po vendos me shpejtësi të rrufeshme monopolet dhe familjes dhe të klanit të tij dhe po e kthen në Shqipërinë në Republikën e Skafeve. Duke iu referuar “skenarit ukrainas” Berisha shton se nëse Rama provokon bën gabim të madh.
“Nëse nuk ngrihemi për të vendosur dinjitetin tonë Shqipëria kurrë nuk do të ketë më zgjedhje të lira. Do të jenë thjesht panair i mashtrimit, do i fitojë ai që gënjen në shumë”- tha Berisha duke shtuar se si deputet është i vendosur të bëj gjithçka për rivendosjen e dinjitetit.
BERISHA: RAMA TE MOS PROVOJE
Duke iu referuar “skenarit ukrainas” Berisha shton se nëse Rama provokon bën gabim të madh.
”Demokratët e Ukrainës nuk kanë shkuar me një skenar dhune, por është provokuar nga forcat e ngjashme në pushtet. Opozita nuk shkon për dhunë. Ne nuk shkojmë për dhunë i përbahemi rregullave, por nëse Rama provokon bën gabimin më të madh. Ne e kemi protestë paqësore është vetëm fillimi “ Berisha iu referua kryeministrit s’i “sëmur psiqik bipolar” që ka kthyer kryeministrinë në klinikë për t’u shëruar pasi “ثshtë në fazat e avancuara të sëmundjes së tij. “
"Zotëria mendon si kryeministër kryeministria dhe shteti është pronë e tij. Ka 6 muaj që punon dhe gdhend zyra, hap klinika brenda kryeministrisë sepse e ka të rëndë të kurohet aty ku kurohen të tjerët. Po vendos me shpejtësi të rrufeshme monopolet dhe familjes dhe të klanit të tij."- tha Berisha.
BERISHA: U DHA POSTE BURRAVE E GRAVE TE TIJ
“U dha poste burrave e grave të tij. Burri i Belinës bëhet ministër. Burri i Lindës emërohet drejtor i rëndësishëm në një firmë të Ahmetit. Kryeministrinë e ka shtëpinë e Kristaqit”
BERISHA: KATANDISI SHQIPERINE SI TE ISHTE REPUBLIKA E SKAFISTEVE
Berisha thotë: "Vendimi i qeverisë për ndalimin e furgonëve taksi ka për qëllim të fusë monopolin e Koços në transportin e furgonëve. Katandisi Shqipërinë si të ishte Republika e skafistëve." //Shqiptarja.com