Sigurimet shoqerore
Bode: Punedhenesi do te paguaje 15%, ndersa punemarresi do te paguaje 10%
Sigurimet shoqerore do te ulen per punedhenesit ne masen 15%, ndersa punemarresit do te vazhdojne te paguajne te njejtat tarifa shtetit prej 10%. Sipas ministrit te Financave, Ridvan Boide, vendimi per uljen e takses se sigurimeve do te rrise numrin e te punesuarve dhe do te ule informalitetin. "Ky vendim do te ule informalitetin, sepse niveli i tij vazhdon te jete i larte", eshte shprehur Bode. Sipas tij, sistemi shteteror ka nje gunge, pasi kompanite kane paguar 30% mbi pagen si kontribut per sigurimet shoqerore, nderkohe qe individet kane paguar dhe do te paguajne vetem 10%. "Ne i zbritem keto parametra per te qene me normal dhe per te mos bere ate presion aq te madh fiskal ndaj kompanive per tregun e punes", tha Bode. Megjithese ministri Bode nuk ka dhene nje shifer te sakte per faturen e kesaj reforme, ai ka theksuar se qeveria ka marre masat qe ulja e taksave gjithnje te rikthehet ne nje permiresim te administrimit dhe ulje te informalitetit. "Ne e kemi pranuar qe informaliteti ne tregun e punes, sidomos per biznesin e vogel, vazhdon te mbetet i larte". Ne kete kuader, Ministria e Financave eshte duke perpunuar disa akte nenligjore per te nxjerre nga informaliteti kete kategori biznesi. "Barra fiskale zbret nga 30% qe eshte aktualisht ne vitin 2008-te ne 15% duke filluar nga 1 janari i vitit 2009-te.
"Kjo ishte e fundit takse qe zbret ne nivelin 50% nga ato qe kane qene mbi biznesin. Kjo ka qene nje mase jo vetem e nxitur nga nevoja per te luftuar informalitetin ne tregun e punes, por edhe nga analiza qe ne i beme sistemit tone fiskal me ato te vendeve te tjera qe kane barre me te ulet fiskale", tha Bode.
Ndonese ka vende te tjera ne rajon, qe e kane me te ulet sesa Shqiperia kete takse, Bode ka theksuar se "niveli 15% eshte nivel nxites dhe ndihmues per biznesin dhe mendojme qe permes kesaj ulje te mos shkaktojme diferenca te medha ne buxhetin e Sigurimeve Shoqerore, ne skemen e pensioneve, duke kompensuar nga te ardhurat e buxhetit dhe duke rritur pjeserisht grandin, si nje moment fillestar, deri ne prodhimin e rezultateve pozitive qe do te japi ulja e takses". Ministria e Financave duke u konsultuar me FMN-ne, sqaron se barra fiskale ka ulur informalitetin, ka zgjeruar numrin e kontribuuesve dhe ka dhene efekte me pozitive krahasuar me ate te meparshmin.
Rritja ekonomike
Te dhenat e ministrise se Financave tregojne se ne vitet e fundit PBB per fryme eshte rritur me shume se dy here. Vendet baltike qe kane rritjen me te larte ekonomike mes vendeve ne tranzicion kane nje rritje prej 74%, vendet e BE-se me 50%, nderkohe qe vendet e tjera me ekonomi emergjente dhe ne tranzicion kane nje rritje prej vetem 38%.
Rritja ekonomike sipas raportit, eshte rezultat i politikave strukturore dhe i reformave, pasi elementet e tjere qe kane te bejne me transformimin e ekonomise, me liberalizimin e çmimeve dhe te tregut, u ezauruan ne nje faze te shkurter gjate fazes se pare te tranzicionit.
Bode ka pranuar faktin se autoritetet shqiptare, sipas Fondit, u treguan te afta qe pertej situates energjetike rajonale dhe te brendshme te pafavorshme, te garantojne nje rritje ekonomike prej mbi 6% ne dy vitet e fundit. Inflacioni eshte me i uleti nga ai i vendeve me ekonomi te zhvilluara, dhe me i uleti edhe midis vendeve te rajonit. Ruajtja e nje niveli te ulet te inflacionit ka qene nje prej faktoreve te stabilitetit te gjate makroekonomik dhe te zhvillimit t shpejte te ekonomise shqiptare dhe rritjes se mireqenies se pergjithshme shoqerore.
"Eksportet vleresohet se po rriten me ritme shume te shpejta dhe Shqiperia po terheq gjithnje e me shume investime, qofte ne eksportet tradicionale, siç jane perpunimet aktive, ashtu edhe ne fushen e mineraleve", tha Bode.
revista shqip