Love
βeℓℓe â๓e
- Shtatori, për një pjesë të mirë të studentëve përkon me sezonin e provimeve të vjeshtës! Kështu që ne kemi menduar t’ju sjellim disa teknika që të studioni sa më mirë e në fund të dilni me sukses…
Shtatori është muaji i kthimit të studimit dhe provimeve universitare. ثshtë mjaft e lodhshme t’u kthehesh librave pas pushimeve! Të japësh shumë provime në vetëm një muaj mund të jetë e vështirë, por duhet përkushtim, sakrificë dhe angazhim që rezultatet të jenë të mira. Më poshtë po ju paraqesim disa sugjerime për ta përballuar më mirë këtë periudhë dhe të kaloni çdo provim:
Gjeni arsye dhe motive të drejta
Gjëja e parë që duhet të bëni është të gjeni motivimin për të përballuar provimet dhe mos t’i lini ato pa i dhënë. Përcaktoni objektivat tuaja dhe bëni gjithçka të nevojshme për t’i arritur ato. Pasi të gjeni motivimin, kaloni te hapi i dytë, që është organizimi.
Planifikoni sezonin e provimeve
Planifikimi është i dobishëm, por ai mund të jetë kundërproduktiv nëse e tejkaloni: mos u merrni shumë me organizimin, mos e teproni me të. Një teknikë e mirë vjen nga “Backward planning”! Me këtë lloj metode, ditët në dispozicion numërohen mbrapsht duke filluar nga dita aktuale. Merrni kalendarin akademik në dorë dhe shënoni ditën e parë të provimit, më pas kthehuni mbrapsht dhe llogarisni ditët që mbesin që nga data aktuale. Rezultati do të jetë numri ekzakt i ditëve të studimit që ju keni në dispozicion për të përgatitur provimet e këtij sezoni.
Organizoni orët e studimit
Për të përballuar orët e studimit në mënyrë efikase është e nevojshme të ndiqni disa truke të ndryshme. Ja një listë e vogël:
- Studioni jo më shumë se tri lëndë në ditë, në mënyrë që të mos ngatërroheni;
- Për provimet në të cilat ushtrimet janë thelbësore, këshillohet që leximin dhe ushtrimet t’i bëni në mënyrë paralele; nëse i lini ushtrimet për në fund, rrezikoni që të mos keni asnjë informacion për teorinë (pasi ju mund ta keni harruar atë), ndërkohë ju duhet të harxhoni përsëri kohë për të rilexuar sërish tema të ndryshme të lëndës që keni provim;
- Përdorni lapsin për nënvizime! Ky është një veprim shumë i mirë nëse dëshironi që të nënvizoni gjërat më kryesore dhe t’i evidentoni sa më shpejt ato kur ju duhen;
- Numëroni dhe fiksoni numrin e fletëve të shënimeve dhe të ushtrimeve, në mënyrë që të rimerrni idetë kur të jetë e nevojshme.
Memorizoni materialin
Kujtesa është pushtet dhe veçanërisht në universitet është thelbësore për të kujtuar kushtet dhe procedurat e sakta të përsosjes. Duke e thënë këtë, prapa studimeve kujtesa duhet të jetë një mësim i vërtetë. Konceptet në kujtesën tuaj duhet të mbështeten te fakti nëse e keni kuptuar vërtet “psenë” e një formule ose hapat e një shembulli. Për të përmirësuar kujtesën është thelbësore të përsërisni me zë të lartë materialin që do të jepni në provim. Në fakt, memoria audio është më e fortë se ajo vizive. Kjo do t’ju ndihmojë që të sistemoni konceptet dhe t’i shprehni ato. Nëse nuk kuptojmë veten tonë, atëherë si mund të pretendojmë që të na kuptojnë të tjerët?
Mos neglizhoni asnjë ushtrim
Mos lini asnjë ushtrim pa zgjidhur. Në provim mund t’ju bien edhe ato ushtrime që ju nuk i keni menduar ndonjëherë.
Nëse i zbatoni të gjitha këto, me siguri që do të dilni mjaft mirë në provime. Motivet tuaja do t’i arrini qetësisht! Suksese!
G.Shqip