Profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë mund ta ushtrojë çdo shtetas shqiptar që plotëson kushtet e mëposhtme:
1-të ketë kryer arsimin e lartë juridik brenda vendit ose jashtë vendit, por të njësuar me të;
2- të jetë regjistruar në një dhomë avokatie dhe në Ministrinë e Drejtësisë si asistent pranë një
avokati, të ketë përfunduar periudhën njëvjeçare të stazhit dhe të ketë marrë mendimin pozitiv të
avokatit;
3- të ketë marrë më shumë se 50 për qind të pikëve në provimin e kualifikimit për ushtrimin e
profesionit të avokatisë;
4-të gëzojë integritet moral dhe qytetar, për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, si
dhe të plotësojë kërkesat e etikës për ushtrimin e profesionit të avokatit;
5- të mos jetë dënuar për vepra penale të kryera me dashje, sipas parashikimeve të "Kodit të
etikës së avokatit";
6- të mos jetë pjesëmarrës në marrëdhënie apo veprimtari publike ose private, të cilat, sipas
ligjit, Statutit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe "Kodit të etikës së avokatit", janë të
papajtueshme ose të papërshtatshme me figurën dhe ushtrimin e profesionit të avokatit;
7- të jetë anëtar i dhomës së avokatisë në juridiksionin e së cilës ndodhet zyra e tij e punës;
8- të jetë pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit të avokatit dhe të jetë regjistruar në organet tatimore
Provimi i kualifikimit
A.Provimi i kualifikimit për ushtrimin e profesionit të avokatit zhvillohet përpara një komisioni
me këtë përbërje:
1- tre anëtarë të caktuar nga Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë;
2- një anëtar i caktuar nga Ministri i Drejtësisë;
3- një anëtar i caktuar ndërmjet punonjësve akademikë të Shkollës së Magjistraturës.
B. Rregullat e funksionimit, numri i kandidatëve për avokat, si dhe mënyra se si do të zhvillohet
provimi, vendosen rast pas rasti nga Këshilli Drejtues i Dhomës së Avokatisë.
1. Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, kryesisht ose mbi kërkesën e personit që
kërkon të ushtrojë profesionin e avokatit, ka të drejtë që ta përjashtojë nga detyrimi i
pjesëmarrjes në provimin e kualifikimit, nëse për këtë vendoset me shumicën e votave të fshehta
të të gjithë anëtarëve të saj.
2. Përjashtimi nga detyrimi i pjesëmarrjes në provimin e kualifikimit për ushtrimin e profesionit të avokatit mbështetet në kohëzgjatjen e tyre në ushtrimin e profesionit të juristit, aftësitë profesionale të treguara dhe edukimin e posaçëm profesional e akademik. Rregulla të
hollësishme për kushtet dhe kriteret e përjashtimit nga provimi i kualifikimit caktohen nga Statuti i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
3. Vendimi për përjashtimin nga detyrimi, për dhënien e provimit të kualifikimit për ushtrimin e profesionit të avokatit, miratohet nga Ministri i Drejtësisë.
Avokati ka te drejte
Avokati ka të drejtë të ketë një ose më shumë asistentë.
2. Asistentët zgjidhen nga vetë avokati ndërmjet personave të diplomuar juristë, që nuk kanë marrë lejen për ushtrimin e profesionit të avokatit.
3. Avokati ka për detyrë që, brenda 15 ditëve nga ajo e lidhjes së marrëdhënieve të punës me asistentin, të depozitojë dokumentacionin e tij për regjistrim në dhomën e avokatisë ku është
anëtar, në Dhomën Kombëtare të Avokatisë, si dhe në Ministrinë e Drejtësisë.
4. Me autorizimin me shkrim të avokatit dhe, kurdoherë, me pëlqimin me shkrim të klientit,
asistenti përfaqëson ose mbron të interesuarit në periudhën hetimore, në gjykimin e
kundërvajtjeve penale dhe në seancat përgatitore për çështjet civile.
Dhoma e Avokatise
Kërkesa për ushtrimin e profesionit të avokatit i drejtohet, si rregull, dhomës së avokatisë ku
kërkuesi ka vendbanimin e tij.
2. Dhoma e avokatisë, brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës për ushtrimin e profesionit të avokatit, duhet të marrë në shqyrtim kërkesën dhe, së bashku me mendimin e saj, e përcjell për
shqyrtim në Këshillin Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
3. Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës,
duhet të njoftojë kërkuesin, nëse ai i plotëson kushtet për të marrë pjesë në provimin e
kualifikimit, si dhe për ditën e caktuar për zhvillimin e tij.
Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë shpall datat e zhvillimit të provimeve të kualifikimit, për ushtrimin e profesionit të avokatit, për atë vit kalendarik.
Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, brenda muajit janar të çdo viti, miraton edhe përfaqësuesit e tij në komisionin e provimit të kualifikimit për ushtrimin e profesionit të avokatit.
Në qoftë se kandidati për avokat nuk arrin të grumbullojë minimumin e pikëve të nevojshme kualifikuese për ushtrimin e profesionit të avokatit, ai mund të marrë pjesë përsëri në provimin kualifikues, me kusht që të kryejë edhe gjashtë muaj të tjerë periudhë stazhi si asistent pranë një
avokati.
Ministria e Drejtesise
Redaktimi i fundit: