PiNkY
Anëtar i Nderuar
Në muajin dhjetor 2013, Pantone shpalli ngjyrën e vitit 2014 orkidenë e ndritshme (radiant orchid), një ngjyrë që nxit besimin, inovacionin, fantazinë, origjinalitetin.
اfarë frymëzon kjo tendencë e re?
ثshtë një opsion i mrekullueshëm për të plotësuar grimin. Më të guximshmet do të guxojnë monokromin e plotë, që është parë tek Gucci apo Max Mara, ndërsa më të përmbajturat do ta përdorin orkidenë e ndritshme në një motiv, në një aksesor apo në një grim të lehtë. P.sh., një çantë e bukur kombinohet shumë këndshëm me një xhins "boyfriend" apo një buzëkuq me nuancë fuksia mund të shkojë për mrekulli me një veshje të bukur e të thjeshtë pranverore.
Orkideja e ndritshme shkon edhe me ngjyra të tjera, si blu marine, e zeza apo ngjyra e xhinseve, shkruan Living.
Duhen shmangur ngjyrat e gjalla dhe pop.
Orkideja e ndritshme lidhet edhe me gjendjen shpirtërore. Nëse shkon drejt nuancës së kumbullës, jeni serioze, ndërsa me fuksian jeni më të gjalla dhe rinore.
/Telegrafi/