Titulli: Shqiptarët e Maqedonisë s’janë të barabartë as në bibliotekë
Studentët shqiptarë që janë anëtarë të bibliotekës ‘Shën Klimenti i Ohrit’ në Maqedoni, janë ankuar se nuk trajtohen si të barabartë me studentët e tjerë maqedonas të abonuar në këtë bibliotekë, bën të ditur ‘Bota Sot’.
Studentët janë ankuar se jo vetëm ka kushte të këqija higjienike, por edhe për shkak të anashkalimit të kërkesave të studentëve shqiptarë që përbëjnë shumicën e lexuesve të kësaj biblioteke.
Kushtet higjenike sjane te njejtat dhe per shqiptaret dhe per maqedonsat? Apo kur shikon shqiptar i thone "ti kalo tek dhoma me plehra!"....Bibloteka nje eshte, kushtet jane te njejtat.
Një nga studentët që ankohet thotë se as gjuha shqipe nuk figuron gjëkundi, as festat e shqiptarëve nuk njihen dhe as punonjës shqiptarë nuk gjenden në këtë bibliotekë.
Si nuk figuron gjuha shqipe? Qe skane libra ne gjuhen shqipe? Nuk mund te detyrosh bibloteken te mbaj libra ne gjuhe tjeter pervec gjuhes nacionale, varet nga bibloteka dhe fondet qe ka. Bibloteka mund te mbaj disa libra ne gjuhe me kalim internacional, dhe mqs jane afer Shqiperise, mund te kishte dhe libra Shqip, por kjo nuk eshte me detyrim.
Festat shqiptare nuk njihen? Po Shqiperia feston gje festat e Maqedonise? I njeh ato?!
Aq kohe sa je ne toke te huaj, ske si te pretendosh te jesh i trajtuar sikur te ishe ne shtepine tende ( ne Shqiperi).
Nuk ka punojes shqiptar- mbase nuk kane pasur aftesi per te zen nje vend pune atje, mbase ska qene njeri i disponueshem per ato vende pune, ose nuk kane dashur te punesojne shqiptar. Jane te gjitha mundesite, jo vetem e fundit.
Rreth 180 studentë kanë firmosur një peticion për largimin e drejtorit të kësaj biblioteke, Mile Bosheski, si dhe për plotësimin e kushteve që i bëjnë ata të ndihen të barabartë me studentët maqedonas. Peticionin ia kanë dërguar Ministrisë së Kulturës, që nga ana e vet nuk iu ka kthyer asnjë përgjigje.
Studentat shqiptar, nuk mesojne ne gjuhen maqedonse atje? Librat nuk duhen ne maqedonse?
Me duket disi pa baze kjo kerkese, nuk mund te kerkojne nje bibloteke komplete ne gjuhen shqipe, ne toke te huaj.
Nqs e financon shteti shqiptar (dhe me tej e miremban - paguan rogat per biblotekaret, paguan libra, etj), dakord, por shteti maqedon ska asnje detyrim.