Titulli: Shqiptarët dhe diplomacia
ثshtë edhe diçka tjetër përveç atyre që ka thënë Hajduti me të cilat pajtohem plotësisht.Mendoj që është edhe më kryesorja,politikat e jashtme të një shteti asnjëherë nuk ndryshojnë në varësi të partisë në pushtet,ato janë diçka më e madhe se sa pushteti i brëndshëm dhe politikat e tij,si rrjedhojë në vendet e tjera kemi një stabilitet të përhershëm kur flitet për diplomacinë,qëndrimet janë gjithmonë të njëjta, me ndryshime të vogla.Tek ne, politikat ndryshojnë në bazë të ministrit të zgjedhur,ky është një gabim kolosal.Përveç përzgjedhjes jo të saktë dhe mbi parime të shëndetshme të diplomatëve është edhe një problem tjetër,ne nuk kemi një politikë të tillë e cila të ketë një platformë të qëndrueshme dhe ta zbatojë atë me përpikmëri.Nëse është një pozicion tek i cili parimi i ç'do shtetari duhet të jetë meritokracia kjo është diplomacia e jashtme.Për të kuptuar se si jemi ne me diplomacinë mjafton të shohim,Luiz Heilli, atashe kulturor në Francë,vëllai i Jozefinës, ambasador në Itali etj etj. Janë poste të cilat për asnjë lloj arsyeje nuk duhet të uzurpohen për qëllime të individëve të caktuar.Përkundrazi këtu duhet të këmbëngulet që ata të cilët janë diplomatë karriere të mbeten të tillë pa marrë parasysh se cila qeveri vjen në pushtet në Tiranë.