fcbesia
Anëtar i Respektuar
Ketu ju lutem te postoni gjithcka qe ka te beje me perfaqesimin e Shqiperise dhe olimpisteve shqiptare ne lojrat olimpike verore "PEKINI 2008".
Ju urojme fat olimpisteve tane dhe kthim ne atdhe me sa me shume medalje!
Shqipëria numëron 6 pjesëmarrje në Lojërat Olimpike, përkatësisht: 1972 (1 sportist), “Barcelona 1992” (1 sportistë: notari Frank Leskaj) , “Atlanta 1996” (2 sportistë) 2000 (4 sportistë), “Athinë 2004” (7 sportistë) dhe tani në “Pekin 2008” (11 sportistë).
“Munih 1972”
Edhe pse Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)është krijuar në vitin 1958 dhe është njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në vitin 1959, Shqipëria ka marrë pjesë për herë të parë në Olimpiadën e Munihut, të zhvilluar në vitin 1972, të cilat ishin edhe Lojërat e 20-ta Olimpike Verore. Ato u zhvilluan nga 26 gushti deri në 11 shtator 1972.
Rekordmeni Pampuri
Në Lojërat Olimpike të Munihut, Shqipëria pati edhe të parin e të vetmin rekordmen dhe kampion olimpik. Më 29 gusht 1972, peshëngritësi i “17 Nëntorit”, Ymer Pampuri, (atëherë në moshën 27 vjeç) theu në Gjermani rekordin olimpik të Yoshinobu Miyake të Japonisë në stilin e forcës. Gara u zhvillua më 29 gusht 1972 dhe Ymer Pampuri arriti të ngrinte 127,5 kilogramë.
20 vjet izolim
Shqipëria pas pjesëmarrjes në Munih 1972 u zhduk nga katër olimpiadat pasardhëse: 1976, 1980, 1984, 1988, për t’u rikthyer në vitin 1992 e për të qenë gjithmonë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike. Njëmbëdhjetë sportistë do të marrin pjesë në “Pekin 2008”.
Suli, i pesti
Peshëngritësi i talentuar Ilirjan Suli ka arritur edhe rezultatin e dytë më të mirë të Shqipërisë në Lojërat Olimpike. Në “Sidnej 2000”, Suli, i cili garoi në peshën 77 kg (sot në këtë peshë garon Erkand Qerimaj) zuri vendin e pestë, duke ngritur 355 kg në total.
____________________________________________
11 sportistët shqiptarë në “Pekin 2008”
Shqipëria, e cila ka marrë më parë edhe në Olimpiadat e viteve 1972, 1992, 1996, 2000, 2004 përfaqësohet në “Pekin 2008” me delegacionin më të madh sportiv të parë ndonjëherë: 11 sportistë, 7 prej tyre me normë të kualifikuar dhe 4 me ftesa të veçanta, për shkak të rezultateve të larta. Një numër i lartë, po ta krahasojmë me pjesëmarrjen e sportistëve me “Athinë 2004”, ku morrën pjesë shtatë sportistë të cilët garuan në katër disiplina. Në “Athinë 2004”, Shqipëria u përfaqësua me hedhësin e çekiçit Dorian اollaku, atleten Klodiana Shala, mundësin Sait Prizreni notarët Kreshinik Gjata e Rovena Marku, peshëngritësit Gerti Trasha e Theodhori Trasha.
Me normë
1. Lindita Kodra (46 vjeç), qitje-pistoletë
2. Said Prizreni (25 vjeç), mundje e lirë – pesha 60 kg
3. Elis Guri (25 vjeç), mundje klasike – pesha 96 kg
4. Dorian اollaku (31 vjeç), atletikë- hedhje çekiçi
5. Erkand Qerimaj (21 vjeç, peshëngritje- pesha 77 kg
6. Gerti Trasha (22 vjeç), peshëngritje- pesha 69 kg
7. Romela Begaj (21 vjeç), peshëngritje- pesha 58 kg
Me ftesë
1.Klodiana Shala (28 vjeçe), atletikë -400 m
2.Rovena Marku (21 vjeç), not-stil i lirë
3.Sidni Hoxha (16 vjeç), not-stil i lirë
4.Edmond Topalli (28 vjeç), xhudo

Albania-sport