Behgjeti
Anëtar i Respektuar
Po jap arsyetimet e mia pse mendoj që kriza është e importuar nga Evropa.Ligjet ekzistojne por nuk ka shtet qe ti zbatoje ato. Ja psh ka ligj qe te semuret psiqike duhet te jene te mbyllur ne institucione perkatese jo te jetojne te lire mes njerezve normale. Ku eshte shteti?!
Injoranca prodhon kriza te cdo lloj forme, por ajo qe me ben pershtypje mua eshte indiferenca e familjeve shqiptare dhe populli dele qe duron ende keta ndyresira qe na qeverisin.
RIP femijes pa fat! Zoti e meshirofte!
1. Ligji i dënimit me vdekje nuk ekziston në Shqipëri, është hequr me kërkesë të Evropës.
2. Në shumë vende evropiane si Anglia, Franca, Italia etj. ndodhin shumë krime nga njerëz që kanë pasur probleme të rënda me drejtësinë, por janë dënuar pak dhe pasi kanë dalë nga burgu, kanë bërë krime edhe më të rënda, deri në vrasje masive. Duket se ligjet në Evropë për këta njerëz janë shumë të buta dhe nuk merret parasysh rrezikshmëria e tyre.
3. Për të sëmurët psikikë, po tregoj diçka nga përvoja ime. Këtu ku banoj unë, tek kjo lagja ime e qetë, papritur një ditë të bukur shohim dikë, një njeri të çuditshëm që rrinte në mes të rrugës dhe nuk bënte gjë, vetëm rrinte pa lëvizur dhe shikonte në sy ata që kalonin. Dukej që nuk ishte në rregull nga trutë. Pasi pyeta, mora vesh se ky ishte një i çmendur që kishte ardhur me banim aty dhe m'u duk çudi se si njerëz të tillë liheshin kështu.
Më vonë mora vesh se institucioni ku mbahen këta njerëz kishte falimentuar për mungesë fondesh dhe tani shteti u kishte dhënë secilit prej tyre shtëpi, e i kishte strehuar mes njerëzve normalë. Mirëpo kjo nuk kishte logjikë. Një spital/çmendinë që i mbledh të gjithë kushton më pak se t'i japësh secilit prej tyre shtëpi. Dukej një justifikim i kotë.
Që ta përmbledh, të gjitha këto tregojnë se siguria në Evropë është e ulët dhe Shqipëria thjesht po ndjek Evropën.
Për momentin, duket se sistemin dhe ligjet më të mira i ka Kina, e cila ka gjetur balancën e duhur. Krahas zhvillimit ekonomik që është në rritje, Kina është vendi më i sigurt në botë, me kriminalitetin më të ulët.
Kam parë disa video në YouTube. Shumë perëndimorë që jetojnë atje, thonë se mund të lëvizin pa frikë gjithë natën në çdo cep të qytetit dhe ndihen më të sigurt se në vendet e tyre. Një qytetare angleze që jetonte në Shenzhen thoshte se biçikletën elektrike e linte jashtë shtëpisë dhe nuk e lidhte, se nuk e vjedh njeri. As pakot postale që lihen jashtë dyerve dhe përmbajnë gjëra të shtrenjta, nuk vidhen.