Fjalori A përmban fjalë të përdorimit të zakontë, ato që përdoren në bisedat e përditshme e që shërbejnë për të përshkruar veprime – shpreh? (vishem, eci, ha…). Të gjitha fjalët e Fjalorit A kanë një domethënie të vetme e lidhen me objekte konkrete apo veprime materiale; përdorimi i tyre në kontekste të tjera është i pamundur, pasi ato janë zhveshur nga ngjyresat semantike që mund t’i përfshinin edhe tjetërkund më gjerë, si fjala vjen në politikë apo në filozofi.
Fjalori B përmban fjalët të krijuara enkas dhe me vetëm për qëllime politike. Këto fjalë kanë jo vetëm kuptim politik, por kanë gjithashtu edhe funksionin politik të drejtojnë veprimtarinë mendore të atij që merr e i fut në bisedat e tij. Sikur të ishin një kod stenografie, me fjalët e fjalorit B mund të përmblidhet në ca rrokje një sistem i tërë mendimesh. Në sa më pak fjalë të përmblidhen, aq më të qarta e të padiskutueshme janë parimet ideologjike.
Veçoria kryesore e fjalëve të fjalorit B është këmbyeshmëria me sho-shoqen: çdo fjalë mund të zerë çfarëdolloj vendi në fjali, pra, mund të përdoret edhe si folje, edhe si emër, edhe si mbiemër. Nuk respektohet kurrfarë parimi morfologjik: në disa raste fjala as që eptohet, cilado qoftë natyra e saj, në disa të tjera merret rrënja e ndyshojnë vetëm sufiksat që i mballosen me radhë e sipas nevojave. Citojmë veprën:
“Thus, for example, speedful meant “rapid” and speedwise meant “quickly” (…) any adjectival meaning could be arrived at by adding -ful to a noun-verb. ”. اdo lloj kuptimësie mbiemërore, pra, mund të arrihej fare thjeshtë, mjaft t’i shtohej – shëm emrit foljor.
Po kështu veproi NEOGJUHA edhe me çiftet antonimike, ku mjaftonte t’i shtoje njërës gjymtyrë të çiftit parashtesën mohore, ta zemë “pa-” ose “mos-” (në origjinal “un-”), ndërsa shkallët e mbiemrave, sipërore dhe krahasore, u vendos të formoheshin me parashtesat “bisplus-” dhe “plus-” (në origjinal “doubleplus-“ dhe “plus-“ ). Zinxhiri zgjatet tej e më tej edhe me foljet, me shumësat e emrave e kështu me radhë.
Fakti që ndalemi në përshkrimin e imtësishëm të këtyre hollësive leksiko-gramatikore të NEOGJUHثS, nuk do marrë si akt hermetik pedantizmi nga ana jonë, por është i rëndësishëm për të kuptuar strukturën e shoqërisë në diktaturë. Nga ky përshkrim po ashtu vetëkuptohet edhe gjithë ai përthjeshtim i skajshëm që i bën gjuhës NEOGJUHA. Përthjeshtimi në fjalë nuk ka për qëllim t’u lehtësojë banorëve nën regjim përdorimin e gjuhës së re; roli i tij është veçse politik: racionalizmi i strukturave gjuhësore duhet t’i tregojë gjithkujt racionalizmin e strukturave ekonomike e politike të ngritura nga Partia. Në veçanti fjalët e fjalorit B formohen nga stisja e dy a më shumë termave, që në përgjithësi janë një emër dhe një folje. Shprehja “mirëmendon” (goodthink) do të thotë “ortodoksi”, ndërsa tjetra, “barkndjej” (bellyfeel) shpreh miratimin e gëzueshëm të ideologjisë. Shprehje të tilla, në fakt nuk shprehin aspak domethënie, por i shkatërrojnë, e bashkë me to shembin edhe vlerat e shoqërisë pararendëse. Kështu fjala “psikokrim”, të cilën e përmendëm qysh në krye të këtij shkrimi, përmbledh e flak fjalë si lir?, baraz?, drejtës?, moral, demokrac? , e bashkë me këto fjalë flak edhe konceptet që ato shenjojnë. Të gjithë “ftohen” të miratojnë parimet e Partisë; ata që hezitojnë, janë kontingjent psikokrimi, ndaj dhe, për t’i shpëtuar dënimit me vdekje, duhet t’i nënshtrohen një procesi riedukues që zë fill pikërisht nga gjuha e tyre.
Shumë fjalë të NEOGJUHثS janë eufemizma, po shpesh aq të tepruara sa kthehen në të kundërt të termit që zëvendësojnë, siç ndodh, ta zemë, kur Ministria e Luftës” emërtohet “Ministria e Paqes”, Ministria e Punëve të Brendshme si “Ministria e Dashurisë”, apo Kampi i Punës së Detyruar si “Kamp Dëfrimi” (në origjinal “joycamp ”).
Të gjitha emërtimet e institucioneve, organizatave, zyrave, ndërmarrjeve, shkurtohen dhe përdoren me iniciale. Orwell-i vëren:
“Prirja për të përdorur shkurtime me iniciale njihej kryesisht në Vendet me regjim totalitar, apo në organizatat totalitariste (Nazi, Gestapo, Komintern)”.
Shkurtimi i termit sjell me vete një tjetërsim gati të pakapshëm të kuptimit të tij, pasi ajo fjalë kthehet në simbol të një koncepti e vetëm të atij, duke iu shmangur kryekëput çdo interpretimi të mëtejshëm. Duke analizuar në këtë këndvështrim fjalën Komintern dhe duke e krahasuar me shprehjen e plotë “Internacionalja Komuniste”, vihet re menjëherë se e para i referohet diçkaje të cilën e përqasim menjëherë, sikur të kishim përpara një ikonë (një organizatë e dhënë, që ka një doktrinë të përcaktuar në themel të saj); shprehja e dytë ka një kuptimësi jo kaq të thjeshtëzuar, “e cila – thotë Orwell-i – të detyron të vonohesh paksa, qoftë edhe për pak çaste”. Fjalët e NEOGJUHثS ngjajnë me njëra – tjetrën si në zanim edhe në morfologji. Ato janë të ndërtuara në mënyrë mekanike, duke montuar pak rrokje, ndërsa tingujt e tyre janë monotonë, përsëritës e të ashpër. Veçori të tilla, aspak të rastësishme, përkojnë me një logjikë të ditur: ligjërata, sidomos ajo olitike, duhet të lindë në mënyrë automatike, pa ndihmën e një mejtimi paraprak“ si ndonjë breshëri plumbash mitralozi”; meqenëse gjuha shkrihet me frymën e ideologjisë, çdo arsyetim e mejtim mbi mundësitë fjalëpërzgjedhëse i bie të jetë krejt i kotë. Nëse fjala që duhet të shprehë një koncept ekziston, ai koncept është doemos i vlefshëm, pra në përputhje me ideologjinë; në të kundërt, kot sa kërkohet të gjendet shprehja më e përshtatshme për një koncept që s’ka si të ekzistojë, pasi është heretik e i bie ndesh kësaj ideologjie. NEOGJUHA përmban, pra, një numër fort të kufizuar fjalësh dhe filologët e Partisë përpiqen të heqin çdo fjalë që nuk u duket e domosdoshme: sa më të pakta mundësitë e zgjedhjes, aq më e mpakur edhe ngasja për t’i çelur shteg mendimit.
Fjalori C është shtojcë e dy të parëve dhe përmban terminologjinë tekniko-shkencore. اdo punëtor i specializuar “mund t’i gjente aty të gjitha fjalët që i duheshin profilit të tij, por rrallë u hidhte edhe nga një vështrim rrëmbimthi listave me fjalë për profilet e tjera”. Specializimi, si rrjedhojë e zhvillimit të vrullshëm të teknologjisë, ndesh për së pari te gjuha. Gjuha e shkencës dhe e teknikës nuk ka si të përbëhet nga një fjalor i njëjtë e i përbashkët për të gjithë shkencëtarët dhe teknikët, dhe ky është një kusht i domosdoshëm për debatin dhe ecurinë shkencore. Në themel të pamundësisë së shkëmbim-bashkëpunimit intelektual qëndron po i njëjti parim që gjejmë edhe në pamundësinë e pluralizmit ideologjik e të tregut ekonomik: e vetmja shkencë, i vetmi organizim ekonomik, e vetmja ideologji është IDEOLOGJIA E Partisë.
Kështu pra, fshi të djeshmen e shpik të sotmen! Që te Platoni, në fakt, vëmë re këtë nevojë të ankthshme për të shkatërruar veprat e së kaluarës e për të ndërtuar Qytetin e Përkryer. Tek “Republika” filozofi shpall se telajo që paraqet karakterin dhe botën e brendshme të qytetarëve “do pastruar sa s’ka më”. Partia do që e kaluara të jenë vetëm fazat e ecurisë së saj. Vetëm kaq. Sloganet e Partisë janë fjali të rëndomta e kundërshtake, por janë dogma, ndaj është e ndaluar të ndalesh e të shquash në to mospërputhjen e dukshme mes kryefjalës e kallëzuesorit :
“LUFTA ثSHTث PAQE”
“LIRIA ثSHTث SKLLAVثRI”
“PADIJA ثSHTث FORCث”
Jo rastësisht, pra, në realitetin tonë shqiptar tingëlloi pa zor slogani:
“DIKTATURA E PROLETARIATIT – DEMOKRACI E VثRTETث”
Idetë e konceptet e njerëzve atrofizoheshin nëpërmjet këtij aksioni gjuhësor. Dhe sikur dikush të merrte zemër e të donte t’i hidhte poshtë, nuk do të gjente dot fjalët që i duheshin: fjalori i ri nuk i përmban më fjalë si demokraci, liri, njohje. NEOGJUHA është e fuqishme, ajo e sulmon mendimin dhe e shkatërron që sapo lind.
“Winston-i ndjente sikur i qe formuar një boshllëk, sikur i kishin hequr një pjesë truri (…). Ditën që ARKEGJUHA do të zëvendësohej njëherë e mirë nga NEOGJUHA, do të merrte fund edhe e fundmja lidhje me të kaluarën”.
Gjuha është baza e mendimit, ne mendojmë duke folur dhe të menduarit intim është një bashkëbisedim i vërtetë që në bëjmë me veten. Stuhia e totalitarizmit copëton strukturat e gjuhës ende para se t’ia nisë të veprojë mbi shoqërinë, pasi vetëm duke fshirë ç’mban mendja, duke bërë, pra, “tabula rasa”, e ka mëse të mundur mandej të regjistrojë një mënyrë të re mendimi, atë që dikton Vëllai i Madh.
E gjithë kjo analizë u krye jo dhe aq për të nxjerrë në pah vlerat e padiskutueshme të “1984” së Orwell-it, por me dashjen për të qartësuar disi (me anë krahasimesh) këtë situatë ngërçi në të cilën ndodhet shqipja (sidomos niveli i mesëm i regjistrave të saj). Harresa gjuhësore, dikur e diktuar (sikurse tek “84”) e sot pllakosëse gati si një refleks biologjik i kushtëzuar, është ajo që tani lodh e mundon mendimin e shqipfolësve, duke krijuar, sipas rastit herë vërshime huazimesh të panevojshme, herë anoreksi të mendim-shprehjes së tyre. Shqipja Standarde ka nevojë të marrë frymë lirshëm, ka nevojë të ndjejë e të përgjojë çdo formë ekonomike që ofrohet nga idiolektet e çlirëta që i gëlojnë përreth. Carpe diem -i i saj është tani, pikërisht në këtë Babel shtresash demografike e sociale, bashkë me kulturat gjuhësore që gjithsecila shtresë bart e pranëvë. Vullneti njerëzor, qoftë edhe prej gjuhëtar-gjeniu, është fort i vogël e i pamjaftë për t’iu ushtruar vullnetit të gjuhës – nuk do harruar se ajo është produkt social, ndaj dhe do të ndjekë rrjedhën më të thjeshtë e më të mirë që do të zgjedhë përdoruesja e saj, shoqëria. Mund të vendosen ex cathedra gjithfarësoj normash gjuhësore, po sa për mbarë do t’i vijnë ato përdorimit të përditshëm social? “Usus magister est optimus ” thoshte Ciceroni, dhe, pa dashur të rrëshqas në një sërenditje citimesh dhe emrash të shquar, po e mbyll më një vëzhgim mjaft të dobishëm të Noam Chomsky-t:
“Arritja më e madhe gjuhësore e shek. XX qe krijimi i bindjes, së paku ndër gjuhëtarë, se gjuhësia duhet të jetë përshkruese e jo normuese”.
* * *
“Dhe u rrek të përfytyronte si na ish flaka e një qiriu të shuar, por s’po i kujtohej ta kish parë ndonjëherë…” – (marrë nga “Liza në Botën e اudirave” ).
(Marrë nga tirana-lingua)
Kur shterret gjuha | Gjuha Shqipe - Letersia Shqipe
#