اështja e Valbona Berishës, gruaja shqiptare e larguar në dhjetor 2014 nga Barzago për t’u bashkuar me ISIS bashkë me djalin e saj, Alvin, vetëm 6 vjeç, nuk është më kompetencë e gjykatës së Leccos, në Itali.
Gjyqtari Massimo Mercaldo ka vendosur transferimin e çështjes në Prokurorinë e Milanos, duke bashkuar dosjen e hetimeve lekeze me atë të hapur nga seksioni i anti-terrorizmit.
Kundër Berishës është në fuqi urdhri i arrestit me burg, për shkak të vënies së dalit 6-vjeçar në dispozicion të xhihadit, duke e marrë me vete në Siri dhe duke e detyruar të frekuentojë një kamp stërvitjeje për të mësuar luftën trup më trup dhe përdorimin e armëve.
Sipas karabienierëve, Valbona Berisha ishte shndërruar nga grua shtëpiake në ekstremiste islamike, duke braktisur burrin dhe dy vajzat, në atë kohë 10 e 11 vjeç.
Fillimisht gruaja u lokalizua në Al Bab, lokalitet 40 kilometra larg Aleppos, ndërsa në muajt e fundit nuk ka pasur më lajme për të, duke mos përjashtuar as mundësinë e vdekjes.
Përgatiti Syri.net