Arfenilla
Themelues i Forumit
![studentja-620x330.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.tetovasot.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2014%2F07%2Fstudentja-620x330.jpg&hash=23c1c85c4e3db4aa4f082a19da092910)
Një studente në Tajvan e cila mbajti lentet në sy për 6 muaj pa i hequr fare, mbeti e verbër pasi një virus hyri në bebëzat e syrit.
Ameba njëqelizore shkatërroi shikimin e students e cila nuk i hoqi lentet për t’i pastruar përgjatë gjithë kësaj periudhe.
Lentet e syrit përveçse duhet të pastrohen rregullisht, gjithashtu duhet të hiqen kur noton ose bën dush dhe nuk këshillohet mbajtja e tyre më shumë se tetë orë në ditë, këshillë të cilën duket se studentja nuk e ka ndjekur.
Mjekët janë tmerruar kur kanë hequr lentet nga sytë e 23-vjeçares dhe kanë zbuluar se sipërfaqja e syrit ishte ngrënë nga ameba, e cila kishte pasur kushtet perfekte për t’u rritur.B..Koha..