Arfenilla
Themelues i Forumit
Arben Tollia, personazhi i shumëpërfolur në vitet 2005-2007, për raportet e tij seksuale, me ose pa dhunë, me mbi 180 femra, kërkon lirim me kusht nga burgu. Tollia, i cili i joshte “viktimat” e tij, duke u hequr si biznesmen, gjendet në qeli në zbatim të një dënimi me 12 vjet burg të dhënë ndaj tij. Në vitin 2007 ai u shpall i fajshëm nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzën e “marrëdhënies seksuale me dhunë me të rritura” në dy raste.
Kërkesa për liri me kusht e Tollisë është regjistruar në Gjykatën e Tiranës më 13 janar 2014 dhe mban numrin 303. Në rolin e paditësit aty është i dënuari Arben Tollia, ndërsa objekti i kërkesës është “lirimi me kusht”. Shqyrtimi i saj në gjykatë do të kryesohet nga gjyqtari Kreshnik Omari. Burime të gjykatës thanë se, ende nuk është përcaktuar data e seancës së parë të shqyrtimit të kësaj çështjeje. Të njëjtat burime u treguan të rezervuara në lidhje me argumentimin e kërkesës së Tollisë. B.sot