Erblinaa
Anëtar i ri
Së shpejti riatdhesohen eshtrat e Isa Boletinit
Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri deklaroi sot se eshtrat e heroit kombëtar të shqiptarëve, Isa Boletini, i vrarë pabesisht në vitin 1916 në Mal të Zi, do të riatdhesohen në vendlindjen e tij, më së largu deri në janar të vitit të ardhshëm.
Ministri Beqiri i bëri këto komente gjatë seancës së rregullt plenare të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se riatdhesimi i eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij të vrarë 93 vjet më përpara, do të ndodhë së shpejti, por që paraprakisht duhet të krijohen kushtet që ceremonia të jetë shtetërore. /rtk/