Publikuar: 23:14 / 29.12.2013
(E plotësuar) Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher, ka pësuar një dëmtim serioz të kokës gjatë një aksidenti skijimi në Meribel të Francës.
CNN raporton se Schumi është në gjendje kritike pasi ka pësuar traumë të rëndë në kokë, sepse gjatë rrëzimit e ka përplasur kokën në një gur.
Ish-piloti gjerman është dërguar me helikopter në një spital në Moutiers dhe më pas është transferuar në Grenoble.
Ai ka qenë në koma kur kishte arritur në Qendrën Klinike Universitare në Grenoble dhe i është nënshtruar menjëherë operimit në tru, kanë njoftuar mjekët.
44-vjeçari është lënduar ditën e diel kur kishte dalë për të skijuar më djalin e tij 14-vjeçar. /Telegrafi/
Fotografia: AP