Cristiano Ronaldo sot mund të arrij edhe dy rekorde të tjera
Ylli i Real Madridit sot në ndeshjen kundër Islandës mund të arrij edhe dy rekorde tjera të mëdha në karrierë.
Ai me paraqitjen e sotme kundër Islandës, do të barazoj rekordin e Luis Figos për më së shumti paraqitje për Portugalinë, gjithsej 127.
Rekord tjetër që mund të thyej Ronaldo është edhe për shënimin në Kampionate Evropiane.
Në rast se ai shënon sonte kundër Islandës, atëherë do të bëhej lojtari i parë në histori që shënon në katër kampionate Evropiane radhazi.
Këtë mundësi mbrëmë e kishte edhe Ibrahimovic, por nuk e shfrytëzoi, ndërsa tashmë e ka portugezi. /Express/