Reali i Madridit kalon në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve pas një paraqitjeje spektakolare të Kristiano Ronaldos. Ylli portugez shënoi la gjurmën e tij në përballjen me Volsburgun, duke shënuar një tripletë në triumfin 3-0.
Madrilenët kualifikohen për më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-2, pasi kishin humbur sfidën e parë në Gjermani me shifrat 2-0. Portugezi i nisi në mënyrën më të mirë takimin duke shënuar dy herë në harkun e një minute, 16-të dhe 17-të. “CR7” elektrizoi “Santiago Bernabeun” në minutën e 77-të kur shënoi golin që preu biletën e madrilenëve për në gjysmëfinale.
Pas kësaj triplete Ronaldo numëron 16 gola në 10 ndeshje, si dhe barazon rekordin e Mesit sa i takon tregolshave, me nga 5 secili. Luzitani është vetëm një gol larg rekordit të tij të vendosur gjatë sezonit 2013-2014, kur shënonte në Champions plot 17 gola.
Një vend në gjysmëfinale siguroi edhe Mançester Siti që mposhti me shifrat minimale 1-0 Paris Sënt Zhermenin.
Heroi i “Qytetarëve” ishte Kevin De Bryn që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 76-të të ndeshjes. Përballja e parë mes dy ekipeve kishte përfunduar në shifrat 2-2.
Vlen për t’u theksuar fakti që kjo është hera e parë që ekipi anglez arrin gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve në historinë e tij.
Shekulli online.