Frank Riberi është fituesi i cmimit të futbollistit më të mirë në Europë të dhënë nga Uefa për sezonin 2012 – 2013 në ceremoninë e posacme që u zhvillua menjëherë pas hedhjes së shortit të fazës së Grupeve të Champions Ligë. Mesfushori i Bayernit të Mynihut, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldos, ishin përzgjedhur tre kandidatët potencialë për ta fituar këtë cmim individual në fazën finale, por pas votimit live ku morën pjesë gazëtarët përfaqësues të 53 anëtarëve të UEFA-s, trofeu i lojtarit më të mirë në Europë shkoi për futbollistin kampionëve të Bundesligës.
Në momentin e marrjes së trofeut nga presidenti I Uefas, Mishel Platini, Riberi nuk I përmbajti lotët dhe emocionet, ndërsa kërkoi ta ndante këtë sukses individual me shokët e tij të skuadrës.
"ثshtë një moment I vecantë të jem I pranishëm në këtë mbrëmje. Dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës te Bajerni I Mynihut, familjen time dhe fëmijët e mi.”
Në dy edicionet e mëparshme të këtij trofeu triumfuan Lionel Mesi në 2011 dhe Andres Iniesta një vit më pas, por dominimi I futbollistëve të Barcelonës u cënua pikërisht nga fracezi Riberi, që në fund të sezonit të kaluar fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Champions Ligën, arritje për të cilat mori votat e mjaftueshme për lënë pas sulmuesin argjentinas dhe Kristiano Ronaldon.
/S.Sport