Rama poston foton e ditës dhe ironizon PD nga çadra
Kreu i qeverisë Rama, vijon ironinë e tij me çadrën e opozitës në bulevardin përballë kryeministrisë.
Kreu i ekzekutivit në kulmin e debatit për dialog me opozitën ka publikuar këtë foto domethënëse në rrjetet sociale.
Fotoja tregon se pranë çadrës ndodhet edhe një person, i cili në mënyrë informale shet fara, ujë apo produkte të tjera ushqimore që i nevojiten personave të cilët protestojnë duke mbështetur Partinë Demokratike.
Më herët, Rama postoi një video në profilin e tij në Facebook, ku dy gra të huaja (dyshohet nga Kuba), i bënin një ftesë në mënyrë ironike kreut të opozitës Basha: “O Luli, dil nga çadra…!”.
(gazeta-Shqip.com)