Rama në Durrës: Votoni Dakon, mos e çoni votën dëm me Grida Dumën.
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në Durrës, kandidatin e tij për Bashkinë e Durrësit, Vangjush Dakon. Gjatë prezantimit, Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos votojnë kandidaten e Partisë Demokratike sepse opozita e do votën për t’iu kundërvënë qeverisë dhe ju për t;iu shërbyer qytetarëve. Vangjus Dako, sipas Kryeministrit është një kryepunëtor që ka bërë gjithçka për ndryshimin e qytetit të Durrësit.
“Kemi realizuar zotimin për sa i takon financimeve në Durrës, që do të thotë se mundësia për të bërë më shumë është përpara nesh. Tani që kemi vendosur drejtimin e duhur të qeverisjes, besojmë se do kemi mbështetje edhe më të madhe për Vangjushin nga ç’patëm përpara 4 viteve. U them votuesve se këto nuk janë zgjedhje politike se vota e tyre nuk ndryshon asgjë në Tiranë, por janë zgjedhje se çfarë do të ndodhë këto 4 vite në Bashkinë e re. Në këto zgjedhje qytetarët që do votojnë me 21 qershor, do të zgjedhin një kryepunëtor dhe nuk do të vendosin për ngjyrën politike që ka më shumë apo më pak vota.
Atyre demokratëve që dëgjojnë ju them se pse nuk duhet votuar kandidatja për Kryetare Bashkie. Edhe sikur të fitojnë kandidatët e PD- së, është sikur ta çosh votën kot, sepse ata janë të paralizuar nga partia e tyre. Ata i duan votat për t’iu kundërvënë qeverisë. Në këto 18 muaj, Dako ka treguar se është njeriu i duhur, për të vazhduar në drejtimin e duhur. Në kohën që qeveriste Partia Demokratike dhe që ai nuk merrte financime, Dako përgatiste projekte të cilat na i dorëzo dhe ne miratuam një pjesë të tyre” tha Kryeministri Rama.
g.shqip