Titulli: Rama: Hyjme ne Parlament per hapjen e kutive
Kjo më poshtë është tabela përmbledhëse e firmosur dhe vulosur e rezultateve të votimit të 26 majit në rrethin e Dibrës, me të dhëna të plota për secilën nga qendrat e votimit, komunat e rrethin.
Tabela është zyrtare, punuar mbi procesverbalet e qendrave të votimit nga ish - këshilli i rrethit Dibër i caktuar për të menaxhuar zgjedhjet.
Duke ditur mirëfilli se aktorë dhe faktorë të 26 majit 1996 janë po ata të 28 qershorit 2009, të cilët "dobiçin" e kanë mbyllur në kuti, po sjellim për lexuesin disa rezultate që janë ekstreme në një proces votimi dhe për të thënë atë që lehtësisht kuptohet nga të gjithë sot: që 28 qershori 2009 ishte një RPT e 26 majit 1996 në një formë më "diplomatike". Ja si kanë shkuar punët atë kohë:
TABELA PثRMBLEDHثSE E REZULTATEVE Tث VOTIMIT Tث 26 MAJIT 1996 Nث RRETHIN E DIBRثS
- Nga 59392 votues në lista dhe me certifikata në rrethin e Dibrës morën pjesë në votim 53155 votues ose 89.5% . Nga 53155 vota u klasifikuan të vlefshme për kandidatët 47.900 vota dhe të pavlefshme 4.657 vota, Për subjektet 45.668 vota të vlefshme dhe 6.887 të pavlefshme.
- Nga 47.900 vota të vlefshme për kandidatët 32.625 vota ishin për PD- në, 10.259 vota për PS -në dhe 5.016 vota për partitë e tjera. Nga 45.668 vota të vlefshme për subjektet politike 31.300 vota ishin për PD- në , 9.478 vota për PS - në dhe 4.890 vota për partitë e tjera.
- Morën pjesë në votime sipas të regjistruarve në lista dhe me certifikata në njësitë vendore : Në komunën Zall Reç 98 %, në komunën Fushë اidhën 97.7%, në komunën Lurë 94.3%, në komunën Selishtë 91.9%, në bashkinë Peshkopi 91.8%, në komunën Tomin 91.3%, në komunën Kala e Dodës 91%, në komunën Maqellarë 88.9% etj.
- Komuna ku pjesëmarrja ka qenë më e vogël është ajo e Melanit me 79.5% , të tjerat të gjitha më lart.
- Në qendrën e votimit të fshatit Vasie, komuna Kala e Dodës, nga 250 votues në lista, kanë votuar 250, kanë rezultuar të vlefshme 250 vota, nga të cilat PD 244 vota, PS 06 vota, partitë e tjera zero vota.
- Në qendrën e votimit Teis, komuna Kala e Dodës, nga 280 votues në lista, kanë votuar 280, të gjitha kanë rezultuar të vlefshme, për PD - në kanë votuar 269 votues, për PS - në 05 vota dhe për parti të tjera 06 vota. Rezultati është i njëjtë si për kandidatët për deputetë, ashtu dhe për subjektet.
- Në qendrën e votimit të fshatit Zall Reç, komuna Zall Reç, nga 428 votues në lista, kanë votuar 428, kanë rezultuar të vlefshme 428 vota nga të cilat PD 408 vota, PS - zero vota dhe partitë e tjera 20 vota. Rezultati është i njëjtë si për kandidatët për deputet, ashtu dhe për subjektet politike.
- Në gjashtë nga nëntë qendra e votimit të komunës Zall Reç votuesit kanë marrë pjesë 100% në votime. Vetëm në tre qendra votimi nuk janë paraqitur gjithsej 36 votues. Numri i votuesve në lista në gjithë komunën ishte 1874 votues, votuan 1838.
- Në qendrën e votimit të fshatit Deshat, komuna Kastriot, nga 246 votues në lista, kanë votuar 241, kanë rezultuar të vlefshme 205 vota nga të cilat PD - 183, PS - 09 dhe partitë e tjera 13 vota.
- Në qendrën e votimit të fshatit Vajmëdhej, komuna Muhurr, nga 336 votues, kanë votuar 336, por 68 vota kanë dalë të pavlefshme.
- Në qendrën e votimit të fshatit Erebarë, komuna Maqellarë, nga 493 votues në lista, kanë votuar 493, kanë rezultuar të vlefshme 493 vota nga të cilat PD 448 vota, PS 05 vota, partitë e tjera 40. Rezultati është i njëjtë si për kandidatët për deputetë, ashtu dhe për subjektet politike.
- Në qendrën e votimit të fshatit Mustafe, komuna Arras nga 275 votues, kanë marrë pjesë në votim 275, të gjitha votat kanë rezultuar të vlefshme, kurse në fshatin Sinë e Poshtme, të po kësaj komune, nga 348 votues, kanë marrë pjesë në votim 348 dhe të gjitha votat kanë rezultuar të vlefshme.
- Në pesë qendra votimi në komunën Lurë pjesëmarrja në votim ka qenë 100 %.
- Në qendrat e votimit të fshatrave Zdojan e Dohoshisht, komuna Tomin, të dyja me 1019 votues, pjesëmarrja në votime rezulton 100%, kanë votuar 1019 votues për secilën qendër.
- Në fshatin Zall Dardhë, Komuna Zall Dardhë, nga 390 votues në lista, kanë votuar 390 dhe të gjitha fletët e votimit kanë rezultuar të vlefshme, ndërsa në fshatin Menesh të kësaj komune nga 122 votues në lista, kanë votuar 122.
Ja pra se çfarë kanë gatuar "ustallarët" në vitin 1996. Ustallarët janë po ata, por "arma e krimit" gjendet brenda kutive. Kutitë duhen hapur. 28 qershori i vitit 2009 është vëllai binjak i 26 majit 1996, por tanimë i përkundur në djepin e butë të NATOS.