ymer
Antar Aktiv
PSE MESHKUJT NUK DثGJOJNث ASNJثHERث?
ا'THUA MOJ...?
Femrat, duhet të pranojnë se së paku në mosdëgjim, ne meshkujt jemi më të mirë se ato! Jemi të mrekullueshëm për t'i injoruar gjërat që nuk duam t'i dëgjojmë. Kur femra kërkon diçka nga një mashkull, ajo flet me shifra, flet në mënyrë indirekte, dhe mashkulli e ka vështirë të kuptoj nga e para se ç'farë qëllimi ka ajo. Këtë mënyrë të komunikimit ajo e përdorë ngase, është mënyra më e lehtë për ta matur synimin e një mashkulli. Ndërsa meshkujt, pavetëdije, duke e kuptuar gabimisht porosinë e saj, shpesh bëjnë gjëra të gabuara dhe më pas, atëherë kur femra shqetësohet, ata pyesin me një naivitet fëmijëror: - "Po çka bëra tash?".
Ajo, ku ne meshkujt me të vërtet gabojmë, është se asaj vetëm ia bëjmë rrafsh, dhe thjeshtë edhe kur e shikojmë në sy, nuk e dëgjojmë aspak kur na flet diçka! Pra fjalët e saj në njërin vesh hyjnë - në tjetrin dalin!
Në anën tjetër as femrat nuk e kanë lehtë që ta kuptojnë mashkullin. Për ty ajo është "kokë femre", e për të ti je "kokë mashkulli"! Femra nuk mund të kuptoj assesi se si ne meshkujt jemi në gjendje t'i mbajmë mend emrat e të gjithë sportistëve të ekipeve, t'i mbajmë mend statistikat për ndeshje sportive, të diskutojmë aq thellë dhe me emocione për politikë, madje ta analizojmë situatën gjer në detaje si një detektiv inteligjent, kur ajo e përmend rastësisht emrin e ndonjë mashkulli tjetër, ndërsa në anën tjetër nuk jemi në gjendje ta kuptojmë nga e para kur ajo kërkon diçka nga ne. Kjo ndodh se thjeshtë meshkujt nuk janë të programuar për ta dëgjuar femrën.
Po ashtu çka femra nuk mund të kuptoj, është se; si është e mundshme që p.sh të dielave mashkulli të qëndrojë gjashtë orë para televizionit duke dëgjuar lajme sportive madje edhe të reprizuara disaherë dhe të mos mbërzitet. Dhe kur ajo i thotë mashkullit se ndihet e injoruar, e fiton përshtypjen se flet në gjuhën latine, apo në ndonjë gjuhë të panjohur për burrin e saj. Madje edhe këngën: "Dashuria jonë është katastrofë..." të këngëtares Mimoza Mustafa, meshkujt vërtet nuk e kuptojnë!
Në anën tjetër shumë nga ne meshkujt shpesh habitemi se si është e mundur që ndonjë femër e mirë në plotëkuptimin e fjalës, ka për frajer ndonjë djalë që i përngjanë Bill Gejtsit (natyrisht pa parat e tij). Si duket e vetmja arsye mund të jetë se ata "meshkuj" janë dëgjues të mirë.
PثR اKA E KE FJALثN, FOL
Skenari i parë:
Ajo thotë: "Më trego vet çka ke bërë."
Ajo mendon: "Nga sytë të duket se je fajtor për diçka. Ti diçka po fsheh? Me siguri ke bërë diçka të gabueshme, ndërsa unë do ta zbuloj këtë prandaj dhe po të flas me shumë kuptime."
Ai përgjigjet: "S'di për çka e ke fjalën."
Ai mendon: "Kuku?! Paska marr vesh diçka. E di se pesë gjëra të gabuara i kam bërë sot, po për cilën po më flet ajo? Bëhu kinse s'po kupton për çka është fjala dhe asnjëherë mos prano asgjë, dhe mos harro m'i thënë disaherë -" Të dua e dashur."
Skenari i dytë:
Ajo thotë: "Jamë e sëmurë."
Ajo mendon: "Pas gjith kujdesit tim për ty, tash është koha që të dëshmosh se edhe ti vërtet më do dhe kujdesesh për mua. "
Ai përgjigjet: "Je ftohë, pije një çaj me limon dhe të kalon "
Ai në të vërtet përpiqet të thotë: "Oh jo, ja nisi prapë kjo. Ishalla nuk kërkon me shku sërish te mjeku dhe rrugës me i shiku reklamat në shitoret e mbyllura. Ani sot, të vetmen ditë të pushimit, unë kam planifikuar për ta parë lojën e basketbollit.
Skenari i tretë:
Ajo thotë: "Të urrej, largohu nga unë."
Ajo mendon me këtë: "Të dua shumë, dua që të vje pas meje, t'më ndjek, t'më lusësh, t'më merr me të mirë, më mbaj, më përqafo dhe të lutem më thuaj, të dua… të dua…"
Ai përgjigjet: "Në rregull, në rregull, të premtoj se më nuk e përsërisë, mos shko. Të lutem më fal. "
Ai në të vërtet mendon: "Të lutem mos shko, s'kam me kënd të flej sonte? S'ka kush të përgatisë gjellëra për mu? Nëse do që të dëgjon nga unë fjalë të bukura, nëse dëshiron të t'them, të dua...të dua…, prit deri në mbrëmje kur të shtrihemi të flejmë."
Skenari i katërt:
Ai thotë: "اka u bo tash?"
Ai mendon: "Qenka hidhëruar!"
Ajo thotë: "Asgjë su bo."
Ajo mendon: "اka po do me thën me këtë 'اka u bo?' A po e din bile se çka ke bërë, idiot. Po luan me ndjenjat e mia dhe po ke ftyrë me më pyet se çka u bo? Të urrej."
Ai përgjigjet: "Në rregull."
Ai mendon: "Super! Nuk më tha se çka po e mundon dhe unë nuk dua ta pyes më. Herën e fundit që insistova që të më tregoj se çka ka, u desht ta dëgoj për një orë."
Skenari i pestë:
Ajo thotë: "Duhet të bisedojmë."
Ajo mendon: "Kemi disa probleme dhe ma mirë kishte me qenë t'i pastrojmë ato duke biseduar sy më sy."
Ai përgjigjet: "Për çka duhet të bisedojmë?"
Ai mendon: "Të lutem mos ia fillo për ndjenjat tua dhe atë se pse unë dola me shokë kur të erdhën ty prindët, pa u paralajmëruar fare."
Skenari i gjashtë:
Ajo thotë: "A më paraqet të trashë ky fustan?"
Ajo mendon: "A po të pëlqej. Të lutem më thuaj se jam bërë si llokum, se kaherë nuk ma ke thënë këtë fjalë. Të lutem më thuaj se jamë e bukur."
Ai përgjigjet: "Jo edhe aq trashë!"
Ai mendon: "Je trash pak, a s'po e sheh vet se je trash a? Pse po më pyet mua? Natyrisht se pak e trash dukesh në atë fustan palidhje, dhe nëse sërish më pyet, kam me ta thënë troç se po dukesh e trashë."
Skenari i shtatë:
Ajo thotë: "Jam e etur."
Ajo mendon: "Të lutem ngritu dhe ma sjellë një gotë ujë që të kuptoj se kujdesesh për mua."
Ai përgjigjet: "Ani? Zgjohu pi për vete dhe ma sjellë edhe mua një gotë."
Ai mendon: "Ani? Zgjohu pi për vete dhe ma sjellë edhe mua një gotë."
Pra siç duket, femrat gati asnjëherë nuk janë direkte kur i shprehin ndjenjat e tyre, por gjat kësaj, kërkesa e tyre në komunikim, mes grumbullit të panevojshëm të fjalëve, dallohet ngase është e potencuar pak më shumë se fjalët tjera që janë kode sekrete! Sikur ne meshkujt të kuptonim se si të thehet ky kod i fshehur, me siguri përqindja e ndarjeve do zvogëlohej në mënyrë drastike. E kjo, po ashtu do të thotë se, për ne meshkujt, gjithnjë mbetet e mistershme, dhe gjithnjë na sillet nëpër kokë ajo të cilën edhe grupi muzikor "Minatori" e këndon në këngën e tyre të titulluar "Pse shkove ti…"