sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Floket! Eh sa problem...
A është i mundur parandalimi i këtij fenomeni? Si mund të trajtohet rënia e tyre?Flokët kanë një rëndësi shumë të madhe për estetikën e njeriut. Rënia e tyre është e dukshme tek femrat dhe tek meshkujt, por më e theksuar është tek meshkujt. Por përse bien flokët? A është i mundur parandalimi i këtij fenomeni? Si mund të trajtohet rënia e tyre?
Rënia e flokëve ashtu si ngjyra e syve, është një tipar i trashëgueshëm. Me kalimin e kohës, floku bëhet i hollë dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet që provokojnë rënien e flokut janë të transmetueshme nga të dy prindërit. ثshtë i kotë riti që ndiqet shpesh nga prindërit për të qethur fëmijët e vegjël, në mënyrë që të rritet dhe shtohet floku. Nëse njeri nga prindërit vuan rënien e flokut, ajo do transmetohet tek fëmija nëse ai ka marrë gjenet e tij.
Por nga ana tjetër nuk është e thënë që prindi vuan rënien e flokut dhe patjetër duhet ta ketë dhe fëmija. Kjo është në varësi se nga cili prind i janë transmetuar gjenet fëmijës. Pikërisht me këtë fakt shpjegohen dhe rastet e shumta që ndodhin brenda një familjeje, ku njëri vëlla është tullac, ndërsa tjetri ka një dendësi të madhe të flokëve. Rënia e flokëve fillon që 20 vjeç, por ajo vihet re vetëm kur personi arrin në të 30-t. Rënia e flokëve nga trashëgimia është tipike në pjesën ballore dhe anash ballit.
Stresi
Stresi është një faktor shumë rëndues në rënien e flokut. Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat një keqekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të flokëve dhe të bëjnë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi dhe për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë.
Stresi
Sëmundjet
Ndodh shpesh që shfaqet dukuria e humbjes së flokëve pas kalimit të ndonjë infeksioni, si ethe të forta, operacione, etj. Gjithashtu, dhe pas çrregullimeve të funksionimit të gjëndrave tiroide ndodh rënia e flokëve. Në këto raste është e nevojshme t’i jepet fund me trajtim për t’i normalizuar. Gjithashtu, shfaqet ky fenomen kur ka mosfunksionim të hormoneve mashkullore të njohura si androgjene, ose femërore të njohura si estrogjene. Në këto raste, korrigjimi i disekuilibrit eviton rënien e flokut. Gjithashtu, disa sëmundje shoqërohen nga rënia e flokëve, siç është rasti i diabetit dhe e kundërta. Rënia e flokëve është një paralajmërim se ndonjë sëmundje serioze po fillon të shfaqet. Medikamentet që përdorim për shërimin e sëmundjeve ndikojnë në rënien e flokut. Në këto raste lind si domosdoshmëri shtyrja e kurës së sëmundjes ose duhen marrë parasysh më parë pasojat e marrjes së këtyre medikamenteve. Rënia e flokëve nga marrja e medikamenteve zakonisht është e kthyeshme dhe përgjithësisht pa probleme.